Nga Skënder MULLIQI
Po, duhet më në fund të pranojmë së jemi bër rob të pushteteve të pas luftës. Kemi qenë rob të pushteteve shtypëse të regjimeve te huaja serbosllave, por kurrë nuk jemi nënshtruar. Nuk jemi nënshtruar para dajakut, burgut dhe vrasjëve të xhelatëve serbë per 90 vite. Këto vlera dhe këto tipare duket së gjithnjë e më shumë po i humbim. Po e humbim ngadalë mundin dhe sakrificën tonë ndër shekuj e mote ! Po humb dashuria e ndërsjellë dhe po humb uniteti aq shumë i nevojshem. Ne, jemi bër rob edhe të vetëvetës, jemi bërë robë të historisë, jemi bërë robë të besimeve fetare, jemi bër rob të burokratëve të Evropës, dhe në fund jemi bër robë të regjimeve tona, të cilët nuk po e drejtojnë mirë shtetin.
Por, nuk duhet harruar atë se jemi bërë shumë edhe robë të budallakinave tona, të paragjykimeve dhe ksenofobisë tanë etj. Kur kjo klasë politike po grabitë nga duartë tona gjithë të mirat materjale, në po pajtohemi më një kore bukë që po na lën ata. Ne, jemi duke ëndrruar më sy qelë së “barbarët” gjithësesi do të kën mëshirë… Dhe, kjo mëshirë nuk po vjen as nuk do të vjen kurrë, kur ne nuk interesohemi për fatin tonë, nuk interesohemi për lumturinë e fëmijeve tanë. Kemi mbetur duke bërë sehirë. Po na godasin qdo ditë të keqijat, e ne po sillemi si budallenjë duke i duruar të rënat nën brez. Barbarët të cilët na kan rënë në qafë tash e shumë kohë nuk po kan meshirë karshi “viktimës” së tyre.
Nga barabarët politikë dhe ekonomik na erdhën krizat politike, krizat ekonomike, krizat sociale dhe varfëria e skajshme… Nga këta hileqarë dhe manipulator na erdhen krimi i organizuar dhe korrupcioni, dy fenomene të cilat po e gërryejnë nga mbrenda shtetin tonë. I prum në pushtet besa erdhen edhe vet, barabarët të cilët nuk po pranojnë të zbresin nga ky pushtet. Pas secilës palë të zgjedhjeve bëmë selektime negative të cilat selektime nuk i sollën të mira popullit dhe Kosovës. A ka më taksirat së për 18 vite të shohim më shumë surrate bajate të cilët po defilojnë në skenën tonë politike. A ke gjë më rrezik për një shtet të ri dhe për një popull që të pa zotët për politikë të dalin në ballë të politikës ?
A ka gjë me keq së një popull ta udhëheqin ata të cilët po e zhvatin përditë pasurinë shoqërore ? Po na udhëheqin ata të cilët kan zgjedhur rrugën e gabuar për shumicën, e rrugën e mirë për vete. Barbarët nuk dinë dhe as nuk duan t’i dërgojnë proceset zhvillimore përpara, por janë duke na kthyer mbrapa. Ata po e sjellin mjerimin politik dhe po tentojnë ta eliminojnë edhe Zotin mbi tokë ! Ne, sikur po kërkojmë zgjidhje diku jashtë nesh dhe sikur gjithëqka qka na rrethon po e konsiderojmë së nuk ka të bëjë me ne. Ne, sikur jemi mësuar që punët tona t’i kryej dikush tjetër.
Po mendojmë së ndërkombëtarët duhet të bëjnë shtet dhe të bëjnë mirëqënje e zhvillim për ne, dhe “ të na bëjnë edhe njerëz ”. Kështu sikur jemi duke ia bërë hyzmetin punëve, as nuk do të kemi zhvillim, as nuk do të kemi shtet ligjor e demokratik, as nuk do të bëhemi pjesë e strukturave te BE-së, dhe as nuk do të hym në NATO. Si shtet dhe si popull po e luajmë mirë rolin e statistit. Kemi mbetur në margjina larg civilizimit, së nuk po dimë ta ruajmë, dhe ta zhvillojmë as qenjën tonë kombëtare. Deri kurë do të përballemi më antivlera në të gjitha sistemet, një Zot i madh e dinë…