A jemi aq të pasur, sa ta ofrojmë falas Arsimin e Lartë?

0
470
Spartak Ngjela

STUDENTËT E MUNDËN RAMËN…
– kjo ka rëndësi për Ngjelën, etj. jo sistemi arsimor, etj.

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Tani duhet kuptuar e pranuar, në Shqipëri ka një krizë nga varfëria. Duhet pranuar gjithashtu, se në Arsim duhen investime më të mëdha. Duhet pranuar edhe se studentët në përgjithësi kanë të drejtë në kërkesat e tyre, por ka disa gjëra aty, që duhen parë me kujdes, brenda mundësive të vendit.

Por Ngjela gabon në disa plane, kur thotë se drejtuesit e studentëve janë të saktë e të kulturuar, e nga ana tjetër, thotë se nuk e di se kush i drejton. Ngjela gabon kur thotë se “ajo vajza i tha Ramës, nuk na blen dot“, kur “ajo vajza” ndërkohë është blerë nga Monika. Pra, lëre romantizmin. Merru me realitetin. Edhe Monika ka të drejtë të bëjë zhurmën e vet, por ne jemi këtu ku jemi, edhe nga zhurmat e Monikës, të shoqit të saj dhe shumë hajnave e pushtave të kësaj Shqipërie, në këto 28 vjet.

A duhet një ligj i ri për Arsimin e Lartë, dhe si? A duhet që universitetet shtetërore në Shqipëri të paguhen nga taksat dhe studentët të mos kenë tarifa fare? Nëse shqiptarët taksohen edhe për të paguar shpenzimet e arsimit të lartë, a është kjo investim në Arsim? Po. Por a e largon “krizën e varfërisë në Shqipëri”, nga e cila po vuan shoqëria jonë? Jo. E thellon. E ky është problemi. Se Shqipëria po vuan, jo vetëm studentët…

Dakord, patjetër dakord, 1000 herë dakord, “inverstimi në intelekt”, si e quan Ngjela, investimin në shkollim e dije. Por në të njëjtim takim, Beti Njuma e Ngjela folën edhe për fenë… E feja i bie pak ndesh, dijes e shkollimit… Apo jo? Feja është iluzion, jo dije. Feja mundet se e lë njeriun të përunjur e të nënshtruar, e kjo u intereson shteteve, por kjo nuk dmth. se feja është zgjidhje. Për shqiptarët sa më pak fe, aq më mirë, e sa më shumë shkollim e dije. Se feja tek ne futë konkurrencë fetare, e dominim islamik.

Pra, duhen disa gjëra të jenë të qarta, se nuk janë. Shqipëria ka halle të mëdha, nga padija, por më shumë nga korruptimi i këtij vendi, korruptimi i neriut nga mos-funksionimi i shtetit. E një shoqëri e korruptuar është një shoqëri e sëmurë, sick!

Normalisht se duhet një shtysë optimiste, duhet një ideal, e studentët po përdoren edhe sot, për të imponuar shpresë, me idenë se ata janë e ardhmja, se ata janë të shenjtë, se vetëm ata e “mundën” Ramën, etj. etj. e si të tillë, ata kanë të drejtë. Jo. Të mos ua bëjmë qejfin më shumë se duhet, më shumë se e meritojnë, e kjo është dije. Por duhet parë më mirë, ku kanë e ku nuk kanë të drejtë studentët, që problemet të zgjidhen më mirë se deri tani, në bazë të mundësive të vendit. E jo vetëm për studentët.

Arsimi i lartë në Shqipëri mund të jetë “falas” si shëndetësia “falas”. Të gjithë e shohim se shëndetësi nuk kemi. As arsim. Atëherë, si do ia bëjmë, që t’i kemi të suksesshëm e funksionalë këto sektotrë të rëndësishëm? Falas nuk po ecën, po si? Të bëhemi racionalë, punës t’i vëmë çmimin, e pasi t’ia vëmë çmimin, duhet të gjejmë edhe burimin e parave. Nga duhet të vijnë paratë, për të mbuluar shpenzimet e arsimit? Nga taksat e popullit, apo nga diku tjetër? Apo duhet të ndahen? Po për shëndetësinë, si do veprojmë? etj. etj.

Nëse mendohet arsyeshëm dhe racionalisht në një shoqëri, shoqëria konsiderohet e ditur. A është e ditur shoqëria jonë? Jo. Pse? Sepse nuk mendon pra arsyeshëm e racionalisht, merret më shumë me fe dhe me kultivimin e sindromave, që e pengojnë jetën. Merret më shumë me nekrofili, kënaqet me shkatërrim e destruktivitet, si rrjedhojë e edukatës dhe kulturës turqeliko-islamike, që ka. E si dilet nga kjo gjendje?

Duke mos shpikur gjë, se i kanë shpikur të tjerët para nesh, edhe për ne! Duhet gjetur modeli i zhvillimit. Merret një shtet evropian, i ngjashëm me ne (supozojmë Sllovenia, apo Kroacia), që kanë sukses më shumë se ne. Si i kanë bërë gjërat ata, që kanë sukses? Dhe si mund të zbatohet modeli i tyre tek ne, që edhe ne të kemi sukses?

Pasi sa i përket arsimit, konceptualisht ka dy sisteme, që funksionojnë.

1. Sistemi amerikan, ku tarifat paguhen nga studentët dhe janë rreth 50-100 herë më të larta se tarifat në universitetet tona. Në këto universitete nuk ka të varfër, a të pasur. Ata mbështesin vetëm intelektin, vetëm studentët që mësojnë mirë. Kush nuk ka para, nuk studion, punon. Nuk është patjetët, që të gjithë të kryenë universitetin… Është sistem i ashpër, por kush thotë se shkollimi e dija duhet të të ledhatojnë? Kjo është pikërisht shtysë, për t’i nxjerë të varfërit nga varfëria e tyre dhe nga kultura neutrorike që kanë…

2. Sistemi i disa shteteve të BE-së, ku marrin taksa të larta dhe e ofrojnë edhe arsimin e lartë falas. Me rritjen e taksave në Shqipëri, shoqëria jonë varfërohet edhe më shumë, e zgjidhja e ofruar, nuk është e suksesshmë. Si shoqëri, ne nuk jemi aq të pasur, sa për të ofruar një Arsim të Lartë falas. Por një mënyrë e arsyeshme duhet gjetur. Si?

Unë jam për ulje të taksave, për ulje të çmimit të naftës, për prodhim të naftës në vend, e përdorim më lirë të saj, për interesat e vendit, se ajo mund të sjellë zhvilim ekonomik dhe zbutje të varfërisë…

Prandaj, nuk duhet gjetur një zgjidhje e shpejtë, një zgjidhje nga halli. Se nëse arsimi i lartë u ofrohet sot “nga halli” falas studentëve shqiptarë, duhet menduar që kjo mënyrë të mund mbahet. E ngaqë me këto metoda “falas” jemi ngopur si shoqëri, dhe po na del më shtrenjtë se të tjerëve, duke menduar falas, atëherë, pra, duhet të gjejmë një zgjidhje të qëndruesheme, të mos e gënjejmë veten, por të marrim për referencë një sistem, që funksionon diku tjetër dhe ta bëjmë ashtu. Se ndryshe, po bëjmë eksperimente të paasuksesshme, dhe rrimë duke i ndërruar gjërat herë pas here, gjë që sjellë konfuzion…