A janë shëndrruar Kosova dhe Shqipëria në “Republika Banane”?

1
947
Skënder Mulliqi

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

“Republika Banane“ interpretohet në mënyra të ndryshme. Secili variant për këtë është ndoshta më i keq së tjetri. Termini për “Republikën Banane” gjenezën e kan nga Hondurasi në fillim të shekullit të kaluar, kur disa kompani amerikane kan kontrolluar ekoniminë e këti shteti. Kur në një qast regjimi i Hondurrasit ka vendosur ta kundërshtoj ligjin e vendit, duke bërë kështu që të ndrrohet edhe regjimi. Ky aksion ka marr konotacion edhe gjeopoliotik të “Republika Bananës”. Kjo shprehje është e lidhur më shtetet e e Amerikës Jugore si shenjë për shtetet të cilat nuk respektojnë parimet e së drejtës dhe ligjet e shtetit. Dihet së konotacioni i Repubikës Banane nuk e dëshiron populli veq qarqet e cakuara politike.

Kjo i shkon për shtati më së shumti shteteve më regjime fragjile dhe të predisponuar kah diktatura.Kjo vlen për shumë shtete të rajonit por edhe për dy shtetet shqiptare. Për këtë gjë sigurisht së përgjegjës janë funksionarët e lartë të dy shteteve tona. Shqipëria e Edi Ramës duke kultuvuar në menyrë institucionale kanabisin dhe drogat është shendrruar në shtet të Banana Republikës. Nuk është frazë e zbrazët së regjimi në Tiranë dhe regjimi në Prishtinë i kan kthyer shtetet e tyre në shtete ku po lulëzojnë krimi i të gjitha formave dhe korrupcioni i nivelit të lartë. Ne atë vend ku shumë fusha dhe në male kultivohet kanibisi dhe kur mbarë aparati shtetëror në një formë apo në formë tjetër është të implikuar, janë tregues i mjaftueshem së Shqipëria ka zgjedhur rrugën e gabuar.

Protesat masovike të Opozitës në qender të Tiranës dhe protesta e formës së qadrave janë product te mos qeverisjës së mirë më vendin të qeverisë të Edi Ramës, edhe vet i implikuar në afera të ndryshme kriminale. Këto protesta rezultuan më katër dorëheqje në qeverinë e Ramës, por jo edhe më zëvendësimin e tyre adekuat. Madje në një post të lartë u vu pa sardhësi tipik i Enver Hoxhës. Zatën më të gjithë format Edi Rama po bën përpjekje të kthimit të Shqipërisë në kohën e diktaturës. Për shumicën e qytetarëve zgjedhjet në Kosovë dhe një qeveri teknike siq po e kërkon Lulëzim Basha i PD-së kan mbetur solucione të vetme apo mundësi e daljës nga kriza e katandisur e Kosovës dhe Shqipërisë.

Zgjedhjet e parakohshme dhe qeveria teknike në Shqipëri do të ishin zgjedhje për jetën. Kjo vlen edhe për zgjedhjet në të gjitha nivelet. Të largohen më votë të lirë njerëzit spekulativ dhe njerëzit të cilët në mënyrë permanete janë duke iu sjellur dëme te medha dy shteteve shqiptare. Nuk është frazë boshe sot për shumë njerëz gjetja e nje vendi të punës, ajo është barazi më jetën. Në grupimin e parë të qytetarëve hynë ata të cilët të ciklet e zgjdhjeve i konsiderojne si shpresë për ndryshime pozitive. Për grupin e dytë te qytëtarëve vet brenga e kësaj bote është një kore bukë, të cilët po jetojnë më ndihma sociale.

Grupimi i tretë është më numer më të vogël dhe ka fuqi vendimarrëse ne shoqëri. Grupimi i tretë është i predisponuar për prosece demokratike në Kosovë, por që ky grupim e ka hambur shumë durimin nga gjendja e pa shpresë që është krijuar qëllimisht në Kosovë. Ata gjithnjë e më shumë po largohen nga vendi. Po largohen nga shteti, ku pa mëshirshem po i plaqkitët prona shoqërore. Po largohen nga shteti i cili secilin ditë e më shumë po u sjellë trauma, sepse nuk ka drejtësi, nuk ka siguri sociale. Humbja e shpresës ka një ciklus sikurse që janë vetë zgjedhjet. Po shtohet numri i politikanëve të cilët si mjet dhe metodë i kan manipulimet dhe rrenat. Sot, është shumë vështirë të bëjmë dallimin se cila është rrena dhe së cila është e vërteta.

Qytetarët shumë pak kan qka të mbajnë në mend nga të mirat materjale, së na kan vershuar nga të katër anët të keqijat të cilat nuk po kan të ndalur.Nuk ka se si të bëhët mirë kur shteti plaqkitët dhe vjedhët pa mëshirshëm nga kastat politike në pushtet. Plaqkitët dhe sërish fillohet nga e para. Kjo është turpi që nuk lahët kurrë. Këto kasta në pushtetin e Shqipërisë dhe në pushtetin e Kosovës po na sjellin situata dramatike. Regjimet në rajonin e Ballkanit shumica janë më biografi të dyshimt dhe më biografi kriminale, dhe për ata edhe e kan gjetur kooperimin e mirë më njeri–tjetrin.

Nuk ka gjë më keq së kur fatin e një kombi e kan në dorë Rama, Thaqi dhe Mustafa. Treshe përfekte kjo e përfshirë në afera të krimit të organizuar dhe të korrupcionit. Po mos të ishte kështu nuk do t’i kishim punët kaq llugë në pikëpamje politike dhe të ecurive ekonomike. Kjo treshe më logjikë komuniste të te menduarit dhe të vepruarit, janë bërë të rrezikshem për proceset demokratike në Shqipëri dhe në Kosovë…

1 KOMENT

  1. O Skender Bananja,

    Nese po fol per ekonomi te Kosoves …te garantoj se kurrrrrrrë nuk ka pase ekonomi më te mire se SOT. Poashtu edhe ekonomia e Shqiperise kurrë nuk ka qene me e mire se sot. Kosoves i mungon vetem ashpersia me e madhe ne zbatimin e ligjeve. Ndersa krahasimi i juaj qe ia beni Kosoves me Hondurasin eshte nje krahasim i poshter dhe tendencioz …dhe anti-SHQIPTAR. Nuk di per Honduras por per Kosove po te informoj se AMERIKA e ka çliruar, e mderton dhe po ia siguron LIRINE KOSOVES… qe 18 vite… qe jane vitet me te mira ne histroine e Kosoves. Ndersa mmandrillet apo pavijanet sikur ti nuk e pranojne Kosoven e pasur dhe te lire, sepse jane mesuar te jene te nenshtruar ndaj otomaneve apo shkavelleve… dhe lirine nuk e dojne. Ti nuk jeton ne Kosove dhe perhap perralla per Kosoven…

    Kosova absolutisht kurrrrrrrë nuk ka qene me e pasur dhe me e mire. 1200 fabrika te reja private, 103 Bazene, 425 Hotele, 124 shopping qendra, nje VALI RANCH, 43 spitale private, 150 mije banesa te reja, 160 mije shtepi te reja, edhe 42 mije biznise te reja dhe shumica punojne mire… jane tregues i zhvillimit ekonomik… por asnjeri prej ketyre nuk jane te SKENDER MULLIQIT , dhe Skender Mulliqave tjere, qe xhelozojne dhe perhapin defetizem dhe nihilizem…

Komentet janë mbyllur.