A i duhet Kosovës modeli politik i zgjedhjeve të Shqipërisë ?

0
773

Veshtrim

Nga Skënder MULLIQI

Fushata zgjedhore ka filluar per zgjedhjet e 11 qershorit. Ka nisur një fushatë më shumë për pushtet, së sa për shtetndërtim dhe mirëqenje. Po ndëgjomë akuza dhe kunder akuza të partive garuese, dhe pak po ndëgjojmë së si do të kapërcëhen dobësit e dertitashme, pak po ndëgjojmë së do të ndalën vjedhjet, uzurpimet, krimi i organizuar dhe korrupcioni. Edhe nese do të ndëgjojmë këto sllogane në vazhdim të fushatës, pas zgjedhjeve do të na dalin së ishin premtime për të fituar vota, së ishin premtime boshe nga strukturat të cilat e rrënuan shtetin e ri të Kosovës për 17 vite më radhë.

Nuk punuan mirë, nuk punuan ndërshemrisht, nuk i përfillën ligjet edhe ashtu jo funksionale, u anashkalu kushtetuta e vendit në disa raste. Ne vendet kyqe të pushtetit do të vendosën fytyrat e njejta, fytyrat primitive dhe bajate, fytyrat të cilat i kemi pa, dhe të cilat për shumë vite në pushtet te cilat e ropën Kosovën për së gjalli. Do të kemi në pushtet më shumë njerëz të paditur, hajna dhe shume sorte të tjera të degraduara gjatë këtyre viteve. Këta njerëz të cilat janë bër të gjithëfuqishem kan futur nën kontroll gjithqka, kan futur në kontroll mediet.

Futjen nën kontroll të medieve mundohen të na paraqesin si një alternativë të re, që nuk do do të jetë gjë tjeter veq një mashtrim I madh. Sikurisht së gjithqka do të veshtirësohet edhe më shumë duke u thirrë në votat e sovranit, e dihet së zgjedhjet e jashtakonshme iu hyn në funksion vetëm njerëzve me biografi kriminale dhe me biografi korruptive. Do të bëhët gjithqka më e vështirë. Ata të cilët e patën pushtetin e kaluar ishte dashur të pensionohen por ia që nuk ndodhi ashtu. Ata gjetën forma të koalicioneve dhe gjetën forma të mashtrimit më disa prurje te reja në mesin e tyre që në fakt nuk do të thotë ndryshim të kursit të vjeter politik ne vend. Punët e pista do të vazhdojnë më intenzitet edhe më të madh.

Një mik i imi më profesion- mjek me më thotë “Nuk ka mbetur gjë tjetër veq më tesh e kotesh të largohemi nga Kosova’. Dëshprimi në popull veq tash pa u kryer zgjedhjet ka filluar në një menyrë apo tjetër. Pasi që nuk janë hequr nga listat njerëzit të cilët dyshohen për vepra kriminale mirë do të ishte të shkojmë më një qeveri kalimtare teknike, të ngjashme me variantin e Shqiperisë. Vëtem në këtë mënyrë do të rikuperoheshin deri diku problemet e grumbulluara për shumë vite. Askush nuk din më mirë së kjo kastë politike shumëvjeqare në pushtet së si të manipulohet më masën, së si të mos mbahen premtimet e dhëna gjatë fushates e shumë marifete te tjera të pista. Ata të cilët e zhvaten parën publike, ata që iu qasën ekonomise informale, ata të cilët nuk zgjodhën mjete për tu pasuruar nuk e kan vendin në pushtet.

Klanet dhe tarafet do të veprojnë me metoda të reja, do të veprojnë edhe më zi se deri më tash.Këta do të bëhën kordinator të gjithqkaje duke filluar nga drejtorët më të vegjël deri në hallkat më të larta të pushtetit. Do ta forcojnë sistemin e krijuar enkas për vete, pushtetin i cili bie ndesh më deshirat dhe nevojat e qytetarëve. Nuk do të kemi reforma në arsim, shendëtësi, në organet e drejtësisë si hallka më e dobët… Këta do ti ruajnë mirë fotelët e veta dhe prapanicat e tyre të mbushura plotë mëkate, të cilat ne vend të pushtetit, më shumë vendin e kan prapa grilave. Shumë kam deshirë të demantohem së dikush do të thotë sigurisht “ more shumë koka ky njeri pesimist”. Kur të djegë kungulli i fryen njeriu kosit. Ec e beso në këta njerëz së do të punojnë mirë, kur për 17 vite punuan vetëm për të mirën e vet, të familjeve te tyre, ilakave dhe grupeve te caktuara te interesit…