A është duke u rrënuar edhe madhështia jonë historike?

0
744
Skënder Mulliqi

Skënder MULLIQI

Gjatë këtyre vitëve patëm punë më shumë demagogë dhe askusha të politikës, parapolitikës dhe të biznesit. Kemi pasur punë më njerëz që për mbrapashtira zor që ju kalon kush. Shumë lehtë manipuluan më qytetarë, manipuluan më ata që i kanë votuar për gjithë këto vite. Jo që i manipuluan dhe mashtruan keq, por askush nuk ju ka më borgj edhe sjellët dhe luftën e ashper politike, kundër shumicës që nuk po mendojnë si ata.

Të fuqishem në politikë u bënë shumë matrapazë e delengji, të cilët do ti shohim edhe pas këtyre zgjedhjeve më gjasë në pushtet.Kampanja do ta quaja ashtu që po bëhët edhe në këtë fushatë zgjedhore, është shumë e tejdukshme, për njerëzit të cilët dinë çka është politika. Po na servohet retorikë populiste, retorikë për të marrë sa më shumë vota, së në pyetje është vazhdimi i karrierës së tyre, së punët e shtetit dhe qytetarëve shumë pak i kan dert. Kjo çfarë po na servohet është e tmershme.

Njerëz të pangopshem kështu për pushtet dhe para, zor së e gjenë në ndonjë vend tjetër. Debate të gerditshme dhe grushtime jemi duke pa e ndëgjuar, ku nuk po shpaloset asgjë nga programi i partive garuese politike, e as qka po u ofrohet qytetarëve. Republikës i duhen kategori të njerëzve tjerë të dijshem, më karakter dhe politikisht të përgatitur… Ata që na paraqiten në këto debate janë do njerëz të konsumuar, janë do fytyra bajate për publikun.

Nuk u lëshojnë hapësirë forcave të reja dhe kreative politike, thua së janë të pazëvëdësueshem. Si duket sërish qytetarët do të mashtrohen edhe për fajin e tyre, të cilët reagimin e deritashem karshi padrejtësive të bëra e kishin barazi më zero. Jo që është rrezikuar demokracia, por gjithnjë e më shumë po rrezikohemi edhe si çënje njerëzore. Po rrezikohet edhe ekzitenca e shumicës. Po rrezikohet Republika, më institucione të dobëta që i ka. Nuk po funksionon si duhet shteti ligjor.

Çfare ndryshime priten nga këta njerëz, të cilët interesat përsonale moti i kan vu mbi të gjitha. Po bëhet politikë krejt tjetër nga ajo që jemi përcaktuar, politikë e cila po bie ndesh më ligjet e mira, ose të keqija, po biem ndesh edhe me Kushtetutën. Po bëhemi vend i konfliktit të ndërsjellë, i konfliktit të përfaqësuesve të jetës politike. Këto konflikte janë duke na rrënuar. Janë duke rrënuar edhe madhështinë tonë historike.

Nga përvojat e deritshme, zor që do të kthehet përgjegjësia dhe morali politik, për të cilat tipare njerëzore, as pesë para nuk po i jep kush. Veç nëse përgjegjësi dhe ndjekje ligjore kërkohet të bëhën për ndonjë penzionist ose dikend tjetër që nuk janë më në jetë…?!