A është Çamëria Turqi 1449-2019!?

0
1005

(Welcome Mr. Erdogan – Çamëria!)

Klajd Kapinova

Nuk dua të ndalem tek historia, idetë dhe mendimet e studiuesve, historianëve shqiptarë apo albanologë të huaj, publicist, opionistë apo edhe të njerëzve të thjeshtë mbi Çamërinë, por theksoj se shqetësimi im si shqiptar është pikërisht fotoja e turpit, që qarkullon këto ditë në rrjetet sociale, ku shqiptarët muslimanë çame shprehen hapur: Welcome Mr. Erdogan – Çameria!.

Kjo foto me ngjyra, ka një fjali në anglisht me sfond ngjyrë të kuqe dhe shkronja kapitale të bardha dhe mbahet me krenari nga shumë muslimanë.

Paramdimi i hershëm i njërëzve për ta bërë këtë fotografi kolektive propaganduese otomane, është serioze dhe vërtetë shokuese, mbasi fyen të gjithe shqiptare e tokës së Arbërit, pa dallim feje, rajoni dhe ideje.

Në media shqiptare në vendlindje dhe diasporë, me aq sa kam mundur të lexoj, nuk kam venë re se trajtohet ndonjëherë tema shumë shqetësuese dhe serioze e fatkeqsisë së kombit dhe trojeve etnike shqiptare, që ende po vijon si pasojë e investimeve të mëdha fetare se sa ekonomike me plan të dejatuar afatgjatë të ish Perandorisë Kalifatiste Islame Otomane (P.K.I.O.) dhe sot nga neo-otomanët dhe idhulli i tyre i preferuar presidenti turk Erdogan.

Për hir të së vërtetës historike, duhet thënë se asnjë Qeveria e ish P.K.I.O. (ku 39 vezira apo kryeministra ishin shiptarë apo me origjinë shqiptare) deri në vitin 1912 dhe vijon në ditët tona, Republika e Turqisë, nuk i ka kërkuar asnjëherë FALJE apo shpreh publikisht PENDESE, me keqardhje popullsisë viktimë etnike shqiptare (dhe më së shumti asaj vendas të krishterë), për atë se çfarë kanë bërë otomanët sistematikisht me shpatë, hekur dhe kur’an për shumë shekuj me radhë në trojet e Arbërisë.

Përballë kësaj situate lind natyrshëm pyetja: Pse ne shqiptarët përdorim dy standarte një për serbët që na mbajtën të pushtuar Kosovën mbi 100 vjet, ndërsa për kolonizatorët apo otomanët dhe neo-otomanët e ekstremistit politik islamik Erdoganit, që na mbajtën në robëri dhe mjerim shumë planesh për 700 vjet deri më sot ne vazhdojmë të heshtim duke mbajtur në shpirt për inerci të të kaluarës shtypëse ndjenjën e skllavit!?

Për fat të keq, askush nuk thotë asnjë fjalë për fodullekun dhe kapërdisjet sin ë shtëpinë e vet të baba dovletin shpirtëror të ditëve tona Erdoganin dhe investimet e tij (në Tiranë dhe Prishtinë) marramendëse në fushën pa bereqet fetare të xhamive më të mëdha në Europë, në qendër të kryeqytetin e shtetit më të varfër në botë.

Ai është i vetmi president në historinë botërore që hapur bën propagandë fetare imponuese, duke mbajtur në dorë flamurin e gjelbërt të islamit politik…

Jo vetëm kaq, por për të promovuar islamin politik atij i vihen në dispozicion edhe zvarranikët kuislingë qeveritarë “shqiptarë” dhe deri ish presidentët Sali Berisha, Bujar Nishani dhe kryeministri Edvin Rama.

Chameria

Nishani pa nishan, për habit ë mediave botërore dhe amerikanë u pa zyrtarisht në video të organizoj së bashku me më vëllain turk e tij Erdoganin (populli vëlla turk sikurse thonë turqit për ne e anasjelltas), inagurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e xhamisë më të madhe në Europë, në kryeqytetin e mjerimit mendor shqiptarë me emrin Tiranë (sikurse thuhet nga otomalogët shqipfolës të Akademisë së Shkencave” qysh në kohë të Dullë së Gjirokastrës), e cila pa pikë turpi si zakonisht sërisht do t’i kushtohet një otomani pushtues të huaj dhe jo një hoxhe shqiptar… Ai që jep paratë, diktorn edhe emrin e objektit që sponsorizon. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me aeroportin e Kukësit që sërisht iu kushtua një sulltani arab…

Unë, nuk kam parë deri më sot këtu në SHBA asnjë president të SHBA-së që të shoqëroj Erdoganin në New York, Ëashington D.C., apo gjetkë për të inaguruar fillimin e punimeve për të ndërtuar xhami të mëdha në SHBA.

Shteti këtu në SHBA në mënyrë të natyrshme respekton çdo besim fetar, por nuk merret me çështje private të tyre. Ata janë të privuar nga taksat dhe me ligj dhe Kushtetutë feja dhe shteti janë të ndarë nga njera tjetra.

Por e kundërta dhe për faqe të zezë ndodh në trojet etnike të Arbërisë. Atje shohim se çdo ditë Shqipëria dhe Kosova, duke i dhënë shumë hapësirë mediatike, publike dhe zyrtare islamit politik të Erdoganit në trojet tona të varfëra ekonomiksht i kanë kthyer ato në territore të pavetëdijshme si vasale të Turqisë.

Nëse doni të ecni sikurse kampioni i demokracisë botërore SHBA pse vazhdoni të tërhiqemi prej hunde si skllevër nga Erdogani dhe qeveria e tij de-shqiptarizuese!?

Si ka mundësi që president (Berisha, Nishani, apo k/Ministri Rama-zani) i një shteti laik me Kushtetutë të marrin pjesë në rrugë zyrtare në fillimin e punimeve për ndërtimin e objekteve të kultitit nga investitorët privatë të huaj arab e neo-otoman, kur dihet se feja dhe shteti janë të ndara nga njera-tjetra me ligj!?

Media, akademitë e “shkencave” komuniste të Kosovës dhe Shqipërisë, qeveritarët kuislinge pro neo-otomanizmit erdoganist në Prishtinë dhe Tiranë janë bërë palë me planin e shkatërrimit gradual dhe sistematik për de-shqiptarizmin total të asaj çfarë ka mbetur nga kombit ynë.

Shalëgjati rozë, me papërgjeshmërinë mendore, arrin deri aty sa të quaj trathtarë, të gjithë ata që kritikojnë vëllain e tij diktatorin dhe sulltanin e islamit politik Erdoganin, të cilin për fat të mirë nuk e do as media dhe populli i vet i plandosur në burgje… Mos të harrojmë se me qindra dhe mijëra shqiptarë të diasporës në Turqi Erdogani i ka future në burg, ndërsa si kaubojs dergoi sherbimin secret të tij që në bashkëpunim me atë të kuislingëve të Kosovës rrëmbyen 6 mësues turq dhe ia derguan të pakëtuar në zyrë diktatorit neo-otoman.

Pse media dhe intelektualët shqiptarë musliman heshtin për burgosjen në Turqi të vëllezërve të tyre!?

Shumë kohë më parë, vëtë Turqia ka qenë një shtet laik, e cila u pushtua mizorisht me krime nga barbarët otomanë ardhacëkë, të cilët masakruan për shumë kohë vendasit etnik turq…

Dhe turqit etnik nuk e harrojnë asnjëherë këtë gjë. Ata sot janë të pafuqishëm për të risjellë në vend identitetin e mëparshëm të popullit të tyre…

Por, gjithsesi Dardania martire, ka burra trima dhe stoic, që nuk mposhtën dhe mohojnë gjakun e Heroit Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotit.

Kështu Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është i vetmi personalitet me dinjitet dardani prej shumë vitesh me radhë, që i është përgjigjur flakë për flakë tre kërcënimeve të presidentit të Turqisë diktatorit Recep Tayyip Erdoganit: “Të gjithë duhet ta dine, se askush nuk mund të përzihet në punët e brendshme të Kosovës. Kosova, nuk ka hyrë në asnjë punë të brendshme të Turqisë. Për ata që nga larg na gjykojnë dua t’iu them se nuk na njohin, ju mungon njohja për shqiptarët në trojet e tyre, në atdheun e tyre. Bëjnë mirë të na njohin, sepse kur na njohin e dinë mirë se nuk është në traditën tonë me hy në punët e shtëpisë së dikujt tjetër. Por, po ashtu punët tona të shtëpisë nuk do t’i bëjë kurrë askush në emër tonë në Kosovë, do t’i bëjmë vetëm ne, atëherë kur i bëjmë.”

Por edhe Shqipëria, ka intelektual të guximshëm, që i dalin zot vendit dhe popullit të vet, në momentet më të vështira të tij.
Ato ditë i vetmi reagim kurajoz e i hapur ishte ai i shkrimtarit Ismail Kadare, i cili, publikisht tha se deklarata e Erdoganit, se: “Kosova – Turqi, eshte turp i madh që poshtëron shqiptarët!”.

Nëse do t’a thoshte këtë fjali të guximshme një klerik i krishterë katolik, ortodoks, protestan etj., apo edhe ateist (me traditë muslimane), media zyrtare qeveritare servile erdoganiste në vendlindje dhe diasporë, duke shfrytëzuar edhe fanatizmin e tyre fetar do ta quante autorin dhe deklaratën e tij atdhedashëse si përcarëse, i cili, sipas atyre kërkon të prish unitetin FAKE fetarë mes shqiptarëve dhe të tjera përralla me blah blah blah…

Napolon Zervo ishte grek apo çam suliot?

Në lëndën dhe librin e Gjergrafisë dhe Historisë për shkolla të mesme në Shqipëri, nxënësit në klasë mësojnë se Çamëria, është një krahinë në Epir.

Dhe kështu me radhë i interesuari njihet me pozitën gjeografike, shtrirjen gjeografike, kufijte, relievin, klimën, demografinë, përbërjen e popullsisë dhe shtrirjen e saj, zonat urbane dhe rurale, historinë, ekonominë, ndarjen administrative, komunat etj..
Ky emërtim, pra mbi Çamërinë, se ndodhet në krahinën e Epirit, është i lidhur me çamët, popullsinë që përbën shumicën e popullsisë së Çamëri.

Kjo krahinë përbën një brez tokësor, i cili, shtrihet gjatë anëdetit lindor të detit Jon nga Butrinti e Bistrica deri në Gjirin e Prevezës.
Në periudhën moderne, Çamëria i referohet shpesh të gjithë zonës etnike shqiptare në Greqi, konkretisht rajonit të Epirit dhe një pjese të Maqedonisë Perëndimore.

Sipas disa studiuesve vendas dhe të huaj, emërtimi Çamëri vjen nga lumi që gjarpëron në këtë krahinë, lum i cili është shënuar shumë shekuj më parë në literaturën e grekëve të lashtë dhe të romakëve antikë.
Në vitin 1449, krahina në fjalë bie nën sundimin e osmanëve. Ajo asokohe kishte një popullsi të përzier (heterogjene), që i kishte humbur rrënjët dhe jetonte sipas traditës fetare islame otomane.

Nën sundimin osman formohet njësia administrative me qendër në Janinë, e njohur në histori si një ndër katër vilajetet shqiptare, ku drejtonte më dorë të hekurt shërbetori i Perandorisë Kalifatiste Islame Otomane turqeliu Ali pashë Tepelena, i cili, për të ruajtur sundimin e vet dhe sulltanit që i shërbente me besnikëri, në historinë botërore njihet për krimet që ka bërë ndaj popullsisë së krishterë aje, për të cilin ka shkruar edhe Alëksander Duma. (Doris Stockmann, Wilfried Fiedler, Erich Stockmann: Albanische Volksmusik, Band 1: Gesänge der Çamen.” Berlin: Akademie-Verlag, 1965. 302 Seiten.)

Qarku Çamërisë, është një njësi administrative që shtrihet në Veriperëndim të rajonit të Epirit në Republikën e Greqisë. Si kryeqendër administrative dhe urbane e qarkut në fjalë është Gumenica.

Për më shumë ky qark është i ndarë në tre komuna: Filat, Gumenicë dhe Suli.
Qarku i Çamërisë kufizohet në veri me Shqipërinë, me qarkun e Janinës në lindje dhe qarkun e Prevezës në jug. Atë e lagin ujërat e Detit Jon i cili shtrihet në perëndim të saj.

Pjesa më e madhe e kësaj njësie rajonale është malore dhe banorët njihen si malësorë ashtu sikurse në Shqipëri (75% e territorit) dhe Dardani. Shumica e tokës bujqësore gjendet në luginat qendrore dhe pjesët jugore dhe perëndimore.
Qarku i Çamërisë është pjesë e rajonit më të gjerë historik të njohur si Çamëria. Brenda këtij rajoni ka krahina më të vogla etnografike dhe gjeografike.

Rajoni i Çamërisë iu aneksua Mbretërisë së Greqisë gjatë Luftërave Ballkanike në vitin 1913, kur ushtria greke ia mori rajonin Perandorisë Osmane.

Në fillim, shumica e qarkut të Çamërisë ishte pjesë e qarkut të Janinës, dhe një pjesë e vogël e saj administrohej nga qarku i Prevezës.
Në vitin 1936, shteti grek krijoi pjesët perëndimore të qarkut Janinës dhe pjesët veriore të qarkut të Prevezës, për të ushtruar kontroll më të fortë mbi çamët muslimanë.

Heroi i popullit të lashtë helen dhe armiku i çamëve, ishte një çam i pastër Napoleon Zervas (1891–1957) lindi në Arta, Epir dhe ishte me origjinë nga famlja e hershme suliote.

Ai pas mbarimit të shkollës së mesme (1910), u bë vullnetar për Divizionin e Dytë të Këmbësorisë.
Gjatë Luftërave Ballkanike, u gradua si rreshter i parë. Më vonë mbaroi Shkollën NCO të Ushtrisë Helene e u diplomua si sergeant major (1914). (Alexandros L. Zaousws, Hetairia Meletēs Hellēnikēs Historias. Οι δύο όχθες, 1939-1945: μία προσπάθεια για εθνική συμφιλίωση. Ekdoseis Papazwsw, 1987, p. 110.)

N. Zervas, ishte një venizelist i bindur. Ai në vitin 1916 ishte i pari që u bashkua me Lëvizjen e Mbrojtjes Kombëtare të Venizelizmit në Selanik. (Meyer, Hermann Frank (2008). Blutiges Edelweiß: Die 1. Gebirgs-division im zëeiten Weltkrieg (in German). Ch. Links Verlag. p. 620.

Ai u dallua në shumë beteja të luftës kundër maqedonasve gjatë Luftës së Parë Botërore. Pas humbjes së Partisë Liberale të Venizelos në zgjedhjet e vitit 1920, ai u largua në Konstandinopojë dhe pas disa dy viteve u kthye në Athinë.

Tre vjet më vonë, pas themelimit të diktaturës së përgjithshme të Theodoros Pangalos (qershor 1925), ai u emërua komandant garnizon i qytetit të Athinës dhe në të njëjtën kohë mori komandën e Batalionit të Dytë të Gardës Republikane.
Figura e tij është kontraversale. N. Zervas, u përball me Kondylis një muaj më vonë, kur forcat e reja kërkonin të çarmatosnin dhe shpërndanin Gardën Republikane.

Betejat e përgjakshme u zhvilluan në Athinë midis batalionit të Zervas dhe forcave qeveritare.

Pas humbjes së tij, Zervas u dënua me burgim të përjetshëm. Dy vjet më vonë, qeveria e sapoformuar republikane e Eleftherios Venizelos i dha atij amnisti. Ai u emërua nënkolonel në pension. (M. Mazower (ed.), After The War Ëas Over: Reconstructing the Family, Nation and State in Greece, 1943-1960, p. 25-26)

Komuna e Artës në Epir

Arta (Greqisht: Άρτα) ose Komuna ka një sipërfaqe 457.2 km2 (176.5 sq mi) dhe kurse njësia komunale ka një sipërfaqe 47.973 km2, dhe është një qytet në Greqinë Veriperëndimore si pjesë e rajonit të Epirit.

Qyteti ishte i mirënjohur në kohët e lashta me emrin Ambracia. Arta është i njohur për urën mesjetare mbi lumin Arachthos.
Arta e Epirit është i mirënjohur edhe për vendet e saj të lashta nga epoka e Pirros e Epirit dhe kështjellën e saj të mrekullueshme të ruajtur qysh në shek. XIII.

Historia Bizantine e Artës, është reflektuar në kishat e shumta të saj byzantine. Më e njohur ndër ato është Panagia Paregoretissa, e ndërtuar rreth vitit 1290.

Sot qyteti i Artës, është selia e Institutit Teknologjik të Edukimit të Epirit.
Në periudhën e antikitetit, Vendosja e parë në zonën e qytetit modern daton në shekullin e XIX para Krishtit. Ambracia u themelua si koloni e Korintit në shek. VII para Krishtit.

Në vitin 294 para Krishtit, pas 43 viteve autonomisë nën sundimin maqedonas, Ambracia iu dha Pirros, mbretit të Molosëve dhe të Epirit.
Pirroja e bëri Artën kryeqytetin e tij, duke përdorur Ambracia si bazë për të sulmuar romakët.

Pirro arriti korri fitore të mëdha ndaj romakëve. Ai gjeti kohën dhe mjetet për të zbukuruar kryeqytetin e tij me një pallat, tempuj dhe teatro. Në 146 para Krishtit, Ambracia u bë pjesë e Republikës Romake. (Gregory, Timothy E.; Ševčenko, Nancy Patterson (1991). “Arta”. In Kazhdan, Alexander (ed.). The Oxford Dictionary of Byzantium. Oxford and New York: Oxford University Press. pp. 191–192.)

Në vitin 1318, pasardhësi i fundit i meshkujve të Michael I, Thomas I Komnenos Doukas, u vra nga nipi i tij, Pika e Cefalonia Nicholas Orsini dhe Epiri i kaloi familjes italiane Orsini. Nicholas u vra në vitin 1323 nga vëllai i tij Xhon II Orsini.

Në vitin 1331 Arta, si dhe Leucas dhe zona të tjera, u pushtua nga Walter VI i Brienne, dhe John Orsini u detyrua të pranojë sugjerimin e Angevinit…

Në fund të vitit 1340, u rivendos sundimi bizantin me në krye Xhon Angelos i cili, u bë guvernator perandorak në Arta. (Fine, John Van Antëerp Jr. (1994) [1987]. The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest. Ann Arbor, Michigan: University of Michigan Press.)

Në vjeshtën 1347 Arta me pjesën tjetër të Epirit ra nën sundimin e mbretit serb Stefan Dushan. Gjysmë vëllai i Dushan Simeon Urosh, i cili u martua me vajzën e Gjon II Orsinit, Thomais Orsini, u emërua guvernator i Epirit dhe kështu qyteti i Artës mbeti pjesë e Perandorisë së re serbe deri me vdekjen e Dushanit (v. 1355).

Nikephoros II Orsini rimori Epirin në 1356-1357. Vdekja e tij në Betejën e Akeolo kundër fiseve shqiptare që kishin pushtuar rajonin, nënkuptonte se Arta iu kthye Simeon Uroš. Ai nuk dëshironte të banonte në Thesali dhe jo në Epir.

Kjo e la Epirin të hapur ndaj rritjes së emigracionit shqiptar, i cili shpejt u rrit shumë në krahinë.
Në vitin 1367 kur Arta u pushtua ajo u bë qendra e Despotatit të Arta, deri në vitin 1374 në kohën sundimit të Pjetër Loshajt dhe Gjon Bua Shpatës.

Sundimtarët shqiptarë arritën të përballonin sulmet e Angevinëve (1374-1384). (Soustal, Peter; Koder, Johannes (1981). Tabula Imperii Byzantini, Band 3: Nikopolis und Kephallwnia (in German). Vienna: Verlag der Österreichischen Akademie der Wissenschaften.)
Në media gjithnjë kanë qarkulluar shkrime në formë studimesh, publicistikë, kritika, fejton, memorandum, thirrje, fletërrufe, etj., nga camët e Turqisë që janë më shumicë, në Shqipëri të shpërndarë kudo qysh nga koha e diktatorit gjirokastrit Dullës, etj., se Napolon Zervo është grek!?

Po a është Zervo grek apo çam!? Studiuesit e rinj apo studentët e historisë dhe gjeografisë nuk mund ta mbulojnë diellin me shosh, duke ripohuar sikurse paraardhësit e tyre se Napolo Zervo është grek.

Ajo që më shqetëson sot është se këto gënjështra dhe përralla me foklorizma primitive po përhapen si rrufe edhe në ato pak media që drejtohen nga element komunistë të kohës së errët të Dullës, që kanë mbirë si kerpudha mbas shiut këtu në New York.
Gazeta Dielli para disa ditëve botoj një shkrim që mban për autore zj. Kozeta Zylo e cila qysh në hyrje të shkrimit mundohet të trajtoj historinë e Çamërisë më foklorizma komuniste të kohës së diktaturës.

Ajo gënjën veten dhe lexuesit online kur vetëdije kur thotë se Napolon Zervo është grek, duke ia faturuar krimet ndaj çamëve se i kanë berë greku kur në fakt ai është shqiptar i kulluar çam. Nuk është hera e parë që shqiptarët kanë bërë krime ndaj bashkëkombasve të vet. Në kohën e pushtimeve barbare otomane në trojet e Arbërisë, me qindar dhe mijëra shqiptarë për 700 vjet kanë bashkëpunuar më P.K.I.O., dhe me mburrje permendin vetën e tyre se kanë qenë kryeministra, ministra, governator, qeveritar local dhe qendror brenda territoreve otomane.

Ish mësuesja Kozeta (Keze) Zylo, shkruan: “Manhattani kuq e zi për Çamërinë Martire. Mijëra shqiptarë me simbolet kombëtare, flamujt kuq e zi, me veshjet tradicionale dhe elegante të grave dhe burrave morën pjesë në një manifestim madhështor në Manhattan. Çdo Paradë shqiptare i është kushtuar një kauze të rëndësishme kombëtare, sivjet i kushtohej Çamërisë martire, genocidit grek me në krye gjeneralin famëkeq Napoleon Zerva të cilët dëbuan me dhunë, vranë, masakruan, përdhunuan qindra gra, vajza dhe fëmijë nga tokat shqiptare çame. Sot Çamëria ndodhet nën Greqinë dhe është mohuar me dhunë historia martire came… ” (www.gazetadielli.com).

Për këtë fakt historik shiko në google.com. Si shpigohet se ansjëherë shqiparët që jetojnë në New York nuk ia kanë kushtuar paradën e tyre Ditës së Pavarësisë nga Perandoria Osmane ku ne qendruam dhe jemi edhe sot tesh 800 vjet!? Greket Paraden e tyre ia kushtojnë Ditës së Pavarësisë nga Perandoria Otomane dhe Genocidin që ka bërë ndaj tyre, kurse ne JO! Pse!?