A është ai i lig, apo i çmendur?

0
438
Aurel Dasareti - ngre shqipen

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Njeri i çmendur në kohën e duhur. Madje ka diçka të gabuar edhe me gabimet e tij.

Shpresojmë që kur insektet antike të këtyre 20-30 viteve të pushtojnë sërish botën shqiptare, ato do të kujtojnë me mirënjohje, se si pikërisht ne i sollëm në të gjitha zonat tona të piknikëve.

* * *

Kur ndjeshmëria për njerëzit e tjerë zhduket nga frika dhe zemërimi, është çmenduria që e ka marrë përsipër njeriun. Jo e keqja.

Mënyra se si i kuptojmë veprimet nga ky bosht mund të ndihmojë në pastrimin e kaosit të emocioneve, frikës, argumenteve dhe mendimeve që kanë filluar të shfaqen në hapësirat publike dhe gjysmë publike.

Në fjalimin e përditshëm, ne shpesh përdorim fjalën “i lig” ose “ligësi” për të përshkruar se si veprojnë njerëzit. Është një mënyrë për të kategorizuar dhe kuptuar botën tonë të jashtme, rrethinën ku banojmë. Në vend që të imagjinojmë tërësinë e veprimeve të shpërdoruesit (në rastin konkret, të detyrës si kryeministër i shtetit amë), ne përdorim një term që përfshin të gjitha emocionet tona, rezistencën tonë dhe njohjen e asaj që ka ndodhur: Ai është i keq (i lig). Është një ligësi e pastër.

Nuk duhet të argumentoj se nuk është e mundur ta quajmë atë të keqe (ligësi). Sigurisht që mundet. Por nuk ndihmon për të kuptuar shkakun. Unë do të argumentoja se maltretimet, terrorizimet, burgosjet e të pafajshmëve – ndërkohë që kriminelët e vërtetë gjenden edhe në Kuvend, dhe dëmtimet e qindra njerëzve të rëndomtë në këto shtatë vitet e kapjes plotësisht të shtetit, janë në një masë më të madhe një shprehje e diçkaje të sëmurë.

Jo për të hedhur poshtë përgjegjësinë e autorit të krimit (fajtorit), por për të tërhequr veprimet e tij poshtë në tokë dhe për t’i kuptuar ato. Për të mos lejuar që ai të shpëtojë në një aparat koncepti kuptueshmërie shumë më të pezulluar, të paqartë dhe të pavendosur sesa është e nevojshme. Burreci është i çmendur.

Ligësia ka një kuptim fetar, që i bashkëngjitet asaj në universin tonë gjuhësor kulturor kolektiv. Rëndësia e një akti kriminal është se personi është i mbushur me një dëshirë të vetëdijshme, racionale për t`u shkaktuar dëm të tjerëve, dhe ndoshta edhe përfiton nga ai. Ne e lidhim atë me djallëzoren. Është diçka që ne nuk mund ta kuptojmë fare.

Vështirësia e këtij shpjegimi është se e keqja (ligësia) nuk ekziston pa çmenduri. Me parakusht (supozim) se njerëzit në përgjithësi nuk duan të lëndojnë njëri-tjetrin, nuk ka njerëz që mund të ushtrojnë (shkaktojnë) dhunë dhe dhimbje ndaj të tjerëve me gëzim dhe racionalizim (me shpjegim të arsyeshëm). Nëse nuk janë të dëmtuar në tru. Në qoftë se nuk janë të sëmurë psikik. Nëse nuk janë të çmendur.

* * *

Kapësi i shtetit amë, që krimin e radhës e kreu me prishjen e Teatrit Kombëtar, sipas meje (dhe jo vetëm) mendon përafërsisht:

Nganjëherë jam i çmendur. Unë jam skizofren. Nuk është turp ta them. Por kjo nuk do të thotë se ndonjëherë jam thjesht i çmendur sepse dua të ju shkombëtarizoj, unë e bëjë atë për hir tuajin. Mendoj se si pasardhës i xhaxhit, jam sulltan i kësaj demokracisë – që popullata e meriton, dhe i nevojitet Shqipërisë. Gjithashtu, mendoj se duhet ta shpëtoj botën shqiptare-ilegale jo vetëm nga prona, kultura, gjuha, varfëria dhe tërmetet por edhe viruset. Kështu që, me ndihmën profesionale të leshit tim, i përdori jo vetëm shkopinjtë e gomës dhe kallashnikovët por edhe sulmet e gazit, dhe më keq.

Sulmi me gaz – Çmenduria ime i ka rrënjët në realitet. Unë i shoh gjërat, por i keqinterpretoj ato kur befas goditem nga një sulm psikotik, gjë që është mjaft e zakonshme për një psikopat. Si kjo me sulmin e gazit helmues, dhuratë nga sivëllezërit serb, kur i sulmoj studentët dhe protestuesit tjerë shqiptarë.

Po, unë jam skizofren dhe paranojak. Kjo është diagnoza ime, dhe unë patjetër të jetoj me të. Ndërkohë, ju duhet të më pranoni ashtu siç jam, ose ju prishet shtëpia dhe ju pret burgu.

* * *

Nuk është e keqja që e shkatërron botën, por mediokriteti. Krimi i Neronit nuk ishte se ai këndonte ndërsa Roma po digjej, por se këndonte keq.

* * *

PS: Përshëndetje bashkëkombës të nderuar!

Më e rëndësishme për mua, nuk është sasia e portaleve (gazetave), që i botojnë punimet e mia, por cilësia e tyre. Pra, mediumet e pavarura kombëtare-patriotike, që edhe pse janë në pakicën absolute, sjellin sa më shumë dritë që është e mundur – në errësirën informative të botës shqiptare.

Përndryshe, unë nuk kam asnjë konflikt interesi në trojet tona, jam krejtësisht i paanshëm dhe nuk jam politikisht korrekt, kështu që nuk mund t’i nderoj me shprehjen “zotëri” bandat kriminele, që e boshatisën Vendin nga rinia dhe janë duke e zhdukur atdheun e gjyshërve të mi.

Edhe një gjë: Disa më pyesin për ilustrimin e përkohshëm (njësoj si sot), që shumë herë e shfrytëzoj kur postoj letrat e mia. U them se është fotografi e imja nga një distancë e madhe…

Mirë u dëgjofshim. Shëndet të pashtershëm dhe gjithë të mirat në këto kohëra virusesh…