Shkruan Fahri Xharra
Nëse nuk kemi nacionalizëm shqiptar, e i cili po shihet me sy të keq nga vetë shqiptarët, atëherë do të na mundin – izmat tjerë. Mu atëherë fillon katrahura kombëtare.
Nacionalizmi shqiptar është kur “nderimi dhe respektimi i përkasin veprës nacionaliste, si një ndihmesë me shumë vlerë në njohjen e qytetërimit shqiptar dhe rolin e faktorit shqiptar në periudhën e zhvillimeve globalizuese në mjedisin ballkanik, për mbijetesën e shqiptarizmit në mes të nacionalizmave agresivë e kriminalë serb dhe grek dhe nacionalizmit agresiv turk. (N. Loka)”.
Po, ne duhet të jemi nacionalistë, sepse jemi të rrethuar nga kombet nacionaliste me qëllime hitleriane, me qëllime pansllaviste dhe megalogreke. Europa nuk i frigohet nacionalizmit tonë, sepse ai nacionalizëm gjithëmonë ka qenë “duke e ngritur moralin dhe kujdesin ndaj identitetit te tyre” (Nations and Nationalism, Oxford: Blackwell.).
Thjeshtë e thënë, të mbijetojmë.