A DO TE NA FALI HISTORIA KETE ZHGENJIM 26 VJECAR?

0
1375

Gjin Musa, gazetar

Levizja studentore e vitit 90-te ishte shpresa dhe drita per nje Shqiperi eruropiane. Thirrja e rinise studentore “E duam Shqiperine si gjithe Europen” shpejt u venit, u shua nga nje klase politike uzurpatore qe vinte nga sistemi i diktatures. Rinia studentore u pre ne bese, u mashtrua me ardhjen e Sali Berishes ne krye te PD-es. Populli aso kohe i besonte kujtedo! Mjafton te ishte kunder diktatures komuniste e rendit te zi shoqeror qe kishte shtyp, vra, internuar e çuar ekonomine ne gremine.

Ishin dite kur vendi yne doli nga terri i temerrshem dhe drita e Demokracise iu premtoi aq shume sa populli u elektrizua dhe u solidarizua me te, por brenda kishte vetem mashtrim e te paverteta. Sali Berisha bertiste dhe çirreje dhe populli besoi dhe e shifte si nje shprese o me mire si nje shenjt qe kishte zbritur nga qielli dhe po u sillte lirine e deshiruar e te munguar per afro 50 vjete. Te medhenj e te vegjel iu turren anijeve e trageteve perfshire ketu separi ambasadat per tu çliruar nga prangat mizore e izoluese te diktatures, per ti ike mjerimit, urise e varferise shkatuar nga sistemi i eger komunist.

Ishin kohe shnderrimesh dhe ne drejtim dirigjonte akoma Ramiz Alia, ndersa Sali Berisha ne emer te “Demokracise” kerkonte rrezimin e Ramiz Alise nga pushteti dhe kesaj ia arriti. Ne vitin 92 ne krye te shtetit shqiptar vjen Sali Berisha (Presidenti i Republikes). Vizitat dhe takimet me nderkombtaret ishin te shumta. Berisha, por edhe kushdo te ishte ne vendin e tij, vleresohej nga populli, po edhe nga nderkombetaret si njeriu qe do ndryshonte Shqiperine.

Ne krye te ketij ndryshimi historik u ndodh i zgjedhuri i kastes komuniste, doktori me zemer prej krimineli qe nuk do te vononte e ta tregonte fytyren e vertete prej njeriut udheheqes me i keq se cilido te ishte ne ate vend; ai do t’i vinte flaken Shqiperise nga Vermoshi deri ne Konispol, do te varferonte xhepat e popullit nga skemat piramidale qe popullata do t’ia falte fajdexhinjeve qe ishin njerez te Berishes. Populli irritohet, situata del jashte kontrollit, thyhen depot e armatimit, populli tashma kishte kaluar ne nje personazh filmi, film qe Europa nuk kishte pare ne historine e vet.

Ngjarjet e 97-98 ishin tragjike: populli kerkonte parat e humbura ne firmat piramidale. Mendohej se fajtorte qe sodhen kete tragjedi do ndeshkoheshin, por deri me sot vetem komisione hetimore e pa asnje rezultat konkret. Ardhja e Ilir Metes si kryeminister solli edhe vjedhjen e thesarit te shtetit shqiptar. Hajduti dihet, ka emer dhe mbiemer. Ai quhet Ilir Meta.

Drejtesia heshti! floriri thane se u vodh me transport malor duke perdorur gomere dhe siç u tha me vone çelesat per te hapur tunelin i “prodhoi” fshatari dhe ne fund…asnji qeveritar i denuar per kete vjedhje marramendese. Berisha duke e pare qe populli tashma nuk eshte ne gjendje te dalloje te miren nga e keqja, kerkon rikthimin e tij ne pushtet. Nje fushate elektorale me premtime marramendese e do te quhej “qeverisje me duar te pastra”po mjerisht u lyen me mutin e turpit, e ndersa Berisha nuk donte te ia dinte as Amerikes dhe as BE. Genjeshtra te pa fund ne sy te nderkombetareve duke bere largimin e Shqiperise çdo dite nga BE.

SALIU BANORI I BLLOKUT TE UDHHEQJES KOMUNISTE

Futja ne NATO dhe liberalizimi i vizave ishin dhurat e SHBA dhe BE, e jo politika çnjerzore e Sali Berishes dhe bandes qe ishte veshur me pushtet. Ne tete vite te qeverisjes ndodhen ngjarje qe shokuan vendin dhe nderkombetaret siç ishte “bomba e Hieroshimes” qe ra ne Gerdec. Miliona e miliona dame matriale, 26 te vdekur, po Saliu as qe tenton te japi dorheqien, perkundrazi mbledh militarte e tij besnike qe te bente zhdukjen e dokumentave dhe te gjithe atyre fakteve me qellim largimin e plote te pergjegjesise Keshtu veproi ish ministri i drejtesise Aldo Bumçi duke leshuar deglarata fallco dhe koha tregoi se asnje pushtetar nuk u vendos ne banken e te akuzuareve.

Si te vendosej, kur pergjegjesit kryesore ishin Shkelzen Berisha dhe Fatmir Mediu qe gatuan fabriken e vdekjes ne Gerdec. Vjedhja ne rrugen e kombit te 230 miljon dollareve nga Lulzim Basha u kalua pa ze, sepse urdherdhansi per vjedhjen ishte kryeministri i vendit Sali Berisha, 21 Janari! Dita tragjike per qeverine dhe Sali Berishen. Ky i fundit duhej arrestuar urgjentesisht s’bashku me ish ministrin e rendit Lulzim Basha. Bemat e Sali Berishes dhe te familjes tije jane gjema qe i bene Shqiperise dhe shqiptareve ne keto 26 vite. Diktatorit Berisha çdo dite po i rriten numrat e akuzave, prandaj shan dhe turfellon ne parlament me paturpesine ma te madhe duke drejtuar gishtin nga te tjeret dhe duke çliruar vetveten.

Nga foltorja e Kuvendit iu drejtohet shqiptarve me thirrjen: “Shqiptare dhe Shqiptare degjoni Sali Berishen, se une them te verteten”. Po kush?!. Ky Milosheviç i Ballkanit. Berisha!! Per ke bie kembana?. Janë marrë të gjitha dokumentet, të gjitha lëvizjet e Sali Berishës jashtë vendit, por dhe të familjarëve të tij. Madje dhe zbardhja e të gjitha telefonatave të bëra në momentet më kryqiale të qeverisjes së tij. Bëhet fjalë që në Gërdecin e largët tashmë, telefonatat e Shkelzen Berishës me ish-ministrin Fatmir Mediu, me ish-ministrin Aldo Bumçi, me ish-shefin e shtabit të përgjithshëm Hoxha dhe me Mihal Delijorgjin dhe Fahri Balliun.

Pas kësaj telefonate te Berishës me Bashën më 21 janar të vitit 2011, dhe mbi të gjitha për afertat e CEZ në momentin kur Berisha ka shkuar në Pragë dhe ka dorëzuar aplikimin për statusin e vendit kandidat. Zbulimin e hetimit të këtyre aferave e ka bërë të ditur padashje kreu i komisionit të hetimit të aferave të CEZ Taulant Balla. Askush nuk e pa dhe dëgjoi me vëmendje Ballën teksa tha se Komisioni do të kërkojë dokumentacion mbi transaksionet bankare të ish-kryeministrit dhe marrjen e tabulateve telefonike. Ai përmendi edhe emrin e djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Amerikanet dhe Europianet Saliun e duan prapa hekurave.

Historia do na ndeshkoje ne qe nuk ditem te ndeshkonim ty ma heret o Sali.Per punet tuaja te ndyra jemi sot jashte Bashkimit Europian dhe ti po lufton me Lulin, Aldon e kasten e turpit qe ke marre peng. Historia shkruan, drejtesia do beje drejtesi deshi apo nuk deshi Nishani i jot me gjyqtarte qe ti i korruptove per te mbrojtur poshtersit e pa fundta te bera ne token shqiptare. Tani nuk ke shpetim, me kot rrekesh me sharje e tone te larta zeri.

Nderkombetarte po levizin e do t’i thone popullit shqiptar se ja kush eshte Sali Berisha dhe pjella e tij; Partia Demokratike me nje pjese te drejtuesve te saj krejt te paafte e plotesisht te ikriminuar e korruptuar.