A do ta dëbojmë Kadarenë në 80 vjetorin e ditëlindjes?

0
1015

– Nga ROLAND GJOZA

voal.ch | 9 janar 2016

Kadare mbush 80 vjeç. Kadare s’mbush 80 vjeç. Kjo vlen me teper per burokracine shqiptare qe ende shkruan ne deftere bakalli dhe kompjuterin e perdor per te pare video porno. Kadare eshte atje. Ketu. S’ka rendesi se ku eshte, se pothuajse te gjithe po ndjekin telenovelat turke dhe telebingon e Gjebrese. Po ai s’eshte. S’ka si te jete i pranishem ne nje vend qe s’e do te tille. Ditelindjet e Kadarese jane si permbytjet ne kohe me mot te lig, patriotet e mi s’kane me kostume kombetare, plis dhe flamur, po me kohe kane veshur pelerinen e stuhise dhe ç’jane te asaj kohe, ç’kane pire uje Selite dhe kane ngrene buke te bardhe, ç’kane marre dekorata per merita nga Blloku famekeq, jane te shenjuar si pemet qe druvaret iu kane vene damken e vdekjes.

Ububujshem i presin e i shembin edhe si nje sfide per perendimin qe njelloj si komunistet staliniste, madje me bujare e mirenjohes se ata, i mbushin duart e gjoksin Kadarese me dekorata, aq sa s’ka marre edhe nje burre shteti sindozot nje (ç’po i hap vetes ca kokecçarje e telashe me shume ) Napoleon apo .. Keshtu qe e shkruar, qe ne kete pervjetor te Kadarese se madh, te shkonte vete gjuha aty ku dhemb dhembi, te hiperbola. Se, per fatin tone te mbrapshte, Kadarejte e rinj, nje armate e ushtrise armike, as litoden nuk perfillin kur bie fjala per gjirokastritin qe s’ua mbush syrin kurrsesi, se ç’u kuptua, hem i famshem ne ate kohe, hem i famshem ne kete kohe! Ja, kjo s’durohet! Po Kadarejte e rinj? C’do te behet me ta? Ende flitet per Ismail Kadarene? Po ne, thone ata dhe ketu nis beteja jashteletrare kunder Kadarese.

Gjithçka eshte jashteletrare. Patriotet qe nuk lexojne jane me kohe atdheu. Jane me kohe fama e tij. Po ki antipatrot gjirokastrit qe hiqet gjoja nacionalist dhe nga ana tjeter i bie pianos se perendimit, po ki qe thote se shqiptaret jane katolike, qe sulmon Turqine dhe Serbine? Po ki?!.. Nacionalistet dhe letraret e lodhur nga suksesi qe iu iken per duarsh, iu rreshqet si ngjala dhe kridhet ne ujerat e fames se gjeniut tone, a do ta thone nje fjale per 80 vjetorin e Kadarese? Kurre me.

Si te Korbi i Poe-se, never more! Pse? Jane lodhur e rraskapitur me Kadarene se, sa here ylli i tyre behej gati te shkelqente, dilte ai i Kadarese dhe i eklipsonte. Mjaft me Kadare, erdhi koha dhe, jo per fajin tone, po per lakmine dhe grykesine tende letrare, qe e paske te perbindshme, te te japim munxat. Prandaj kandidati yne i vetem i nobelit, ky fillikat i lavdishem boteror, ditelindjet i ben jashte. Po kesaj here? Eshte 80 vjetori i tij, jo me i gjirokastritit ( fqinj me diktatorin.. ) jo me i Molit, emrit te tij te shnderruar ne zhargon edhe prej zilise, po edhe prej barabarise per ta ulur albatrosin e qiejve ne toke ku ai te duket i vogel dhe qesharak si te Bodleri.

Pse o Kadare zgjove tek keta letrare gjeni ne poetence, po te shtypur prej teje, te tilla komplekse morbide? Ti qofsh qe ishe dhe je ky qe te njohim, egoist i titujve me te spikatur boterore, qe s’le kurrfare titulli per ne, o babezi dhe e Nobelit. A do ta ngrene nje gote vere, a do te permendin, a do te kujtohen per nje ceremoni te veçante, se fundja ti s’je nje aparatcik qe je ngjitur duke u kapur pas se çares se xhaketes se ndonje gjenerali. Vetem ne art s’ka alibi. Je ose s’je! Per ne, thone keta tanet, nje shumice e frikshme, s’je, sepse keta s’te kane lexuar, fali zot se s’dine ç’bejne, ndersa ata, ne anen tjeter, te nderojne, te ngrene aq lart sa jane bere te pabesueshem. Ka diçka ne kete zullumnaje, ka diçka, kush paguan? Ja, kjo ka mbetur! Dje pagoi partia qe t’ia botonin romanet, po sot? Mafia, sigurisht.

Poliagjent ki gjirokastriti, ha ne shume sofra, mos i besoni, ai eshte bukeshkale, njehere u arratis, tani tradhton me Nobelin, se ata qe e marrin ate çmim te nemur, jane te lidhur me fije politikash e intresash te nendheshme, gjithmone ne dem te atdheut. Dhe e ka keq Kadareja me patriotet, nacionalistet, fetaret e thekur, politikanet e xhepit, ushtrine e pathyeshme te nxiresve te kartes, qe pjellin çdo dite nga nje gjeni province. E ka aq keq sa une fiksohem edhe me teper tek kjo pyetje: Jashte do ta beje Kadareja ditelindjen? Nuk e di pse jam bere monoman i kesaj ideje te shpifur. Ndoshta nga ajo pershtypje e marre qe me eshte krijuar, sikur populli shqiptar i çoroditur nuk e do Kadarene tradhtar! Mos qofte e vertete! Po ju thashe qe ne fillim se po perdor ne kete shkrim hiperbolen perkunder litodes qe trysin barbaret e shkrimit. C’beri Kadare? Shkroi poezi e romane. Siç e dime.

Kujt i beri dem? Te burgosurit e diktatures thone se librat e tij ishin si nje drite ne fund te tunelit, i lexonin duke i kaluar dore me dore, duke perpire midis rreshtave nentekstet e fuqishem dhe kesisoj gjenin ngushellim, snobet dhe letraret e modes, duan te mos flasin me per Kadarene si nje shkrimtar i tejkaluar, analistet qe kane veshur dhe rroben e shkrimtarit e lene ne heshtje kinse per t’i marre famen, pernate ne tv, ata endin pelhuren e Penelopes duke pritur tituj te medhenj per vete, pse jo, ndonjeri dhe Nobelin.. Çdo vit Kadare eshte ne toplisten e çmimit me te madh te botes, po shqipot e mi me fort i besojne dhe i kane ngritur kenge Sudes dhe Kamberit, De Biazit dhe Shaqirit, sa paradoksi eshte i kuptueshem vetem per 28 mije kilometra katrore.

Urra, Shqiperia do te luaje per here te pare ne kampionatin Europian. Une s’e kuptoj turmen e madhe entuziaste ne aeroportin Nene Tereza ne pritje te lojtareve qe kthehen nga Armenia! Ka marre tituj europiane e boterore Kadare, po ka ikur e eshte kthyer si nje nenshtetas gati i panjohur prej policeve dhe tarafit te nepotizmit zullumqar, qe mbushin sot dingas institucionet shteterore, vecmas aeroportin e Rinasit, ku shtatorja e Nene Terezes, emrin e se ciles ai mban, eshte shkulur dhe hedhur ne plehra. Ne shtator eshte shenjterimi i saj prej Papes, po ku ndodhet shtatorja e kesaj shqiptareje te madhe qe ka fituar çmimin Nobel? Ne mes te Tiranes? Jo! Ne mes te Shkodres? Jo! Te shohim ç’do te ndodhe!

Edhe disa dite na ndajne nga 80 vjetori i Kadarese dhe ne prag te tij, Franca, djepi i kultures boterore, e nderoi me çmimin me te madh Napoleonin tone te letrave. Po ne te provinces, ne gjenite e provinces qe, ç’jane me emer ne bote i beme te gjithe shqiptare; qe nga Napoleoni e deri te Nikolla Tesla? Vazhdojme te ushqejme krenarine kombetare me luge te zbrazur dhe ndihemi te ngopur! Ndoshta prej kesaj harrojme dhe Kadarene! Jami vendi i çudirave, ndonese vetem ketu nuk shkeli Liza.

Une po e ngre nje gote qe sot: Gezuar Kadare!

Nju Jork, 8 janar 2016