Arben Çokaj
Shikoni sqarimin më poshtë, dhe zgjeroni paksa edhe dijen tuaj mbi këto fenomene fetare, historike e sociale… – si përgjigje për njërin në FB, që e bënte turkun më të mirë se Enverin…
Enveri hoqi xhamiat, dhe kishim ndejtë mirë pa to, por neurozat fetare të katolikëve ishin edhe ato të mëdha, dhe ata habiteshin, se një fe që nuk ua ka heqë turku, si don me ua heqë shqiptari? E kështu filluan t’a sfidonin Enverin, e ky pastaj që të fuste në burg me thënë “buka është e keqe”, të fuste në burg edhe për gjëra të tjera. Por priftërinjtë katolikë, duke qenë të zgjuar, ose duke pretenduar se janë, nuk e kuptonin as kaq, dhe e hëngrën më keq se të gjithë… Tani ec e hiqi më këto xhamia, që na u krijuan sepse nuk mund të rrinë disa njerëz pa neuroza fetare… E dëgjoj edhe Sytarin duke folë për “dritën islame” e “errësirën komuniste”, se hapi shkolla shqipe e kultivoi kulturën shqiptare dhe e emancipoi shoqërinë tonë, duke hequr havalet e marrinat turke…
Sa i përket asaj që bëri turku e Enveri, shiko këtu këtë imazhin e Tursun Beut se çfarë thotë. Vetëm në një rast, pushtuesi turk vrau e preu më shumë shqiptarë se Enveri kundërshtarët e tij për 45 vjet. Enveri vrau rreth 6000 vetë gjithsejt, më shumë janë vrarë shqiptarë në këto 26-27 vjet, dhe turku në një betejë të vetme në rrethinat e Elbasanit i bëri pirg kokat e shqiptarëve – mbi 7000 koka si ISIS.
Pastaj Enveri krijoi universitetin e parë shqiptar në histori, dhe një rrjet të tërë shkollash shqipe – ndërsa turku, që donte të na shuante si komb e etni, na e mohoi etninë, na ndau në 4 vilajete, na e mohoi edhe gjuhën shqipe dhe na ndau gradualisht edhe sipas fesë. Për 523 vjet pushtim, turku shtroi vetëm 5 km. rrugë gjithsejt, prandaj edhe disa nga katolikët shqiptarë e marrin për më të mirë turkun se Enverin, sepse ai gjoja u la fenë 10% të popullsisë katolike. Është mendjelehtësi ta mendosh se Enveri bëri më keq se turku, se ne racën shqiptare na e ka rrënuar turku e islami. Dhe vazhdon të na e rrënojë ky orientim fetar e sidomos turqeli.
Por ju që doni fenë më shumë se kombin, mendoni edhe ashtu, se nuk keni tjetër gjë më të rëndësishme në hjetë, se rrenat hebraike-arabe… Ndonëse feja krijon ndjenjë të brendëshme dhe meqë kjo ndjenjë në kombin shqiptar është anarkike, se dominon islami dhe kemi katër besime të ndryshme si popull, e kjo anarki fetare, krijon më pas edhe anarki sociale – prandaj shqiptarët nuk dinë të merren vesh. Tani a e dinte këtë sqarim të Le Bonit, Enveri, apo jo, nuk e di, por ai e hoqi fenë, sepse për të bërë shtet të rregullt siç edhe e bëri, feja i dilte pengesë. Se ti edhe sot ke ndër shqiptarë ndarje fetare të asaj natyre, sa edhe për të gjetur punë në Shkodër të shikojnë nëse je katolik apo musliman? Dhe shumë njerëz e mbajnë fenë, edhe për të gjetur punë në shtet… Po ku e sheh këtë fenomen në shtetet e zhvilluara si Gjermania apo Danimarka? Kush pjerdh për besim fetar atje? A e bën apo jo punën, a je apo jo i kualifikuar? Por shoqëritë primitive, të prapambetura e në zhvillim merren me fe më shumë, se ende nuk kanë avancuar sa duhet, që të merren me shkencë, me shkollim racional, punë e prodhim…
Ndonëse kultura e lashtë greko-shqiptare është më e avancuar se fetë metodike hebraike, pasi filli i mendimit intelektual shoqëror filloi me Greqnë e lashtë, ku kanë produkt edhe shqiptarët e gjuha shqipe, gjithçka u bllokua me fetë hebraike e arabeqë pushtuan Evropën dhe më pas deri me Rilindjen Evropiane. Roma u rrëzua si perandori nga pranimi i krishtërimit. Zi e ke pasë edhe Evropën prej feve metodike hebraike gjatë disa shekujve. Ra mortaja e zezë në Evropë e feja akuzonte shtrigat e gratë e përdala… Kur në fakt virusi kishte ardhur nga minjtë, që kishin mundur të hynin në anijet Evropiane në Lindjen e Mesme. Dhe shpërndahej nga minjtë përmes kanaleve të ujërave të zeza nëpër qytetet Evropiane. Po ku di dhia se çfarë është tagjia, ku di feja se kush e krijon një problem. Ajo ka idenë se Zoti i di të gjitha, e se Zoti i shkakton edhe fatkeqësirë si ndëshkim për popullin e pamoralshjëm… Ndërsa priftërinjtë e hoxhallarët vetë shpërndajnë mashtrimin më të madh në histori, që ende besohet, fenë iluzionare.
Por ju jepni fesë sa të mundeni, se u rrejnë bukur e keni nevojë për rrena, ndonëse sipas Hegelit fetë u krijuan nga skllevërit çifutë për të fituar lirinë e tyre, dhe ata, jo vetëm që lirinë nuk e fituan, por morën edhe një padron të ri, në emër të Zotit. Edhe Jezu Krishti e tha këtë: “Jepni Çezarit, atë që është e Çezarit, e Zotit atë që është e Zotit”. Pra, Zoti si padron. Prandaj edhe këndoni kur shkoni në kishë: “Ardhtë mbretëria jote Jezu Krisht…” Kurse muslimat nuk njohin tjetër veç All’ahut, e të dërguarit të tij të vetë-shpallur në tokë… Por edhe të dërguarin e tij, ashtu si Jezu Krishtin, Zoti i madh e la të helmohej nga dora e një skllaveje çifute… me mish deleje të helmuar. Pra, e la ta vrisnin… Përse All’ahu nuk e mbrojti Muhamedin, thua? Sepse donte të mbronte me siguri ndjekësit e tij, si edhe po i mbron përditë në Siri etj. po i merr afër vetes…
E Hegeli vazhdon, meqë skllevërit çifutë nuk e fituan lirinë në tokë, se nuk mundeshin, atyre u premtuan vetëm lirinë në qiell… Dhe ngaqë i mashtroi, çifutet mendohet ta kenë vrarë edhe Moisiun, që ua krijoi edhe fenë e tyre… Të gjithë besimtarët, ndër ta edhe katolikë, mendojnë për shpërblimin pas vdekjes, se atje lart në qiell, dikush po i pret e po merret me ta, e këto rrena hebraike i mbajnë gjallë, edhe pse të tre profetën që krijuan fetë monoteiste u vranë, pa u mbrojtur nga qielli. Prandaj Enveri ishte më i keq se turku, se turku kë nuk e ktheu në islam, e la edhe katolik e ortodoks, nuk ua hoqi rrenat… Por i quante latinë katolikët e jo shqiptarë, muslimanët i quante turq, e ortodoksët sllavo-grekë. E ne në marrinë tonë kolektive të përditshme, vazhdojmë të peshojmë rrenat hebraike-arabe më shumë se interesat e qenien tonë shqiptare. Prandaj edhe i kemi punët mo Zot më keq!
Publikuar edhe në: RevistaDrini.com
Ka dy gjëra këtu, Gjergj Jozef Kola, kë mbron ti, e kë mbroj unë? Dhe e dyta, sa di ti, e sa di unë? Këtë punën e neurozave unë nuk e flas me padije si ti, se kam një mjek në shtëpi, me të cilin rri gjithë kohës, e besoj se ai i di këto punë më mirë se priftat e hoxhallarët – Dhe sa i përket mbrojtjes, unë mbroj interesat e popullit shqiptar, e jo interesat e një feje hebraike apo arabike, e cila si ideologji mund të konsiderohet e huaj në vlerën e saj absolute, edhe pavarësisht pushtetit e ndikimit që ka ndër shqiptarë e më gjerë. Unë i shkruaj këto gjëra, se njerëzit jane të mashtruar nga feja, janë të mashtruar edhe nga rënia e komunizit, kujtojnë se komunizmi ra, se mohoi Zotin. Se ashtu u tha feja… Në perceptimin tim personal, unë pajtohem me Frojdin, i cili thotë se si kulturë, feja nuk i duhet kujt, por jam dakord edhe me Jungun, që thotë se nëse feja hiqet, duhet me e mbushë me diçka atë vend të zbrazët që rri.
E prandaj duhet dije shkencore e racionale për me e mbushë atë boshllëk, që lë feja, nëse hiqet si kulturë. Neuroza sipas Frojdit, se ai e ka krijuar këtë term, është shtypje, në këtë rast psikike, dhe neurozat fetare janë obsesionale, pasi ato të ndjekin si obsesion gjithë kohës. Besimtari shkon gjithandej me Zotin e tij, Paramendo një njeri që nuk beson, e nuk e merr me vete Zotin, por nëse ka dije merr dijen, e nëse nuk ka dije, punë tjetër. Por kam dëgjuar një hoxhë tek thotë se kur shkon në WC bëj bismilah. Pra, edhe në WC, ai shkon me Zotin e tij, dhe ai mendon, se ka qenie të padukshme, që e shohin edhe kur bën jashtëqitjen, prandaj nëse ai thotë bismilah, kjo feja i fut atij neurozën, gjoja se largon qeniet e padukshme, që të shohin, është sikur fik dritën duke thënë bismilah – me sensor zëri…
Nëse e ke parë si veprojnë me kafshët e mësuara, kafshët nuk kanë ndërgjegje, kanë vetëm instinkte. Me anë të instinktit të ushqimit, u krijohet kafshëve një neurozë, një shtypje, “bëj këtë veprim, se ja ku e ke kafshatën”, dhe i hedhin ushqim pas çdo veprimi, që kafsha bën. Edhe njeriu fetar trajtohet si kafsha, i krijohen neuroza në sjelljen e tij, “bëj këtë se merr këtë”, “mos e bëj këtë se dënohesh”, etj. Prandaj Frojdi thoshte se feja manipulon pavetëdijen e njeriut, që është bashkim i instinkteve, ndjenjave e emocioneve të njeriut, jo i vetëdijes, që drejtohet nga arsyeja.
Pas shkrimeve të mia të shkurtra, ka një sasi të madhre të dijes, që nuk mund ta shprehi të gjithën këtu. E kuptoj se për ata që nuk i dinë punët mirë, shkrimet e mia mund të mos kuptohen si duhet. Një vajzë një herë më tha, “unë besoj pra”, se unë po tregoja interes për të. E me këtë ajo donte të më tregonte se don Muhon më shumë se mund të donte mua… Por, kjo nuk më trishton mua edhe aq, se unë e di që besimtari merr veglat/mjetet e fesë së tij, dhe zbavitet me to, me idenë se dikush atje lart po merret me të. Edhe kjo vajza donte të më tregonte, se preferon më shumë hallatet e Muhos…
Pa kaluar në ilaritet e humor, këto situata janë mjaft serioze dhe rrugëdaljen e popullit shqiptar drejt Evropës unë nuk e shoh si rrugëdalje fetare, por si rrugëdalje kombëtare, duke vlerësuar më shumë interesat tona kombëtare si popull, se ato fetare. Se turku na ndau sipas fesë, e feja edhe sot na ndan. Nuk na bashkon. Tani unë e di se sipas logjikës fetare, ti mendon se të gjithë duhet të jenë si ti, e këtë e sqaron Erich Fromm në ekstraktin e mëposhtëm… Por mua më intereson më shumë përparimi i kombit shqiptar, që mendoj se vjen vetëm duke e lënë fenë në plan të dytë, e duke promovuar vlerat kombëtare… Tani mund të thuash ti, se krishtërimi nuk na pengon… Edhe unë pajtohem, na pengon më pak ose aspak. Por duke lënë fenë dominante në shoqëri, prevalon islami tek ne, jo krishtërimi. Dhe është më e vështirë me paqe ta kthesh muslimin në fenë e krishterë, sesa ta ulësh ndikimin e fesë së ttyre. Prandaj edhe unë jam pikërisht për këtë, rol të moderuar të feve, jo dominant në shoqëri.