BEN BLUSHI: TË JETOSH NË ISHULL (roman)…

0
3309

Nga Isak Ahmeti

Romani: Të jetosh në ishull, i autorit Ben Blushi, është një roman sa “tundues” aq edhe “provokues”, është roman që ka bërë jehonë në rrafshin kulturor shqiptar.

Është ky një roman i cili dëshmon për autoritetin krijues, për nga gjuha dhe stili, të Ben Blushit. Në këtë roman autori ka trajtuar, siç dihet, temën nga Historia e Shqipërisë e shek. XV-XVVIII, por duke e trajtuar artistikisht si rrallëkush, e duke sjellë një informacion me frymë analitike nga një pikëvështrim i ri, që është i tij personal.

Romani në fjalë ka linja dhe personazhe të shumta, që gërshetohen mjaft bukur në libër, po tema themelore e romanit mbetet procesi i gjatë shoqëror i islamizimit të shqiptarëve nga i krishterë në myslimanë, debatet për të cilin vazhdojnë studiuesit të jenë në qendër të polemikave një kohë të gjatë dhe i kanë ndarë studiuesit, historianët, analistët etj., në kampe me pikëpamje të ndryshme.

Ka edhe mendime dhe vlerësime se me këtë roman, Ben Blushi ka “përbuzur shumucën shqiptare muslimane si shpirt mercenari”(N.Spahiu). Pavarësisht nga mendimet dhe vlerësimet pro et contra, romani në fjalë ka vlera shumështresore dhe ia vlen të lexohet, madje jo vetëm njëherë. Të jetosh në ishull (Ortodoks), të detit musliman…

Sipas N.Spahiut, shqiptarët nuk i ka afruar me Lindjen dashuria për islamin e as nuk i afron me Perëndimin dashuria për krishterimin, por ata, edhe sipas mendimit tim, kanë anuar në njërën anë, apo anën tjetër, të prirur për të qenë krahë me t’fortin, pa dyshim…