Rahovica në përvjetorin e terrorit të Serbisë mbi fëmijë!

0
1007
Skënder Jashari - UÇK

Kaloi Millosheviqi, erdhi Neomillosheviqi, “shkoi regjimi” (thanë) por që realisht është i njëjti!

7 janar 2005, në fshatin kufitar Miratoc, të komunës së Preshevës, u vra një i ri Shqiptar, i lindur më 1989, nga fshati Rahovicë. Pasiqë kam patur rastin të isha për 5 vite më i moshuar sesa ai dhe ta kisha afër shtëpinë me të, mund të them që e njohë mjaftë mirë, sidomos ngaqë jopak kohë ishim shoqëruar (derisa nuk më ishte imponu ikja nga vendlindja)! Ka shumë mjegulli në lidhje me vrasjen.

Por ato që dihen publikisht nga ne fshatarët e tij janë: ”ai u mor disa qindra metra larg nga kufiri me Maqedoni, është dërgu pranë vijës kufitare, ku është ekzekutu nga afërsia” – ka edhe dëshmitarë okularë Shqiptarë! Vrasja e tij, ishte e qëllimshme plotësisht – për t’i dërgu mesazh politik neve Shqiptarve të Luginës, e që nuk kishte aspak të bënte me kalim ilegal të kufirit-siç pandehin Serbia dhe ca dorëzgjatur të saj!

Lugina e Preshevës, organizoi pak protesta në kërkim të drejtësisë për të!
Serbia deri më sot, është duke bë “drejtësi” duke akuzu një xhandarë të Nishit, për vrasje, e që qartazi dhe plotësisht është lojë idiotike e këtij okupatori!

Dashnim Hajrullahu, duke qenë jetim pa nënë, duket jetim edhe nga familjarët e tij dhe Shqiptarët e Luginës!
Derisa më 07 janar 2017, në një shkrim të ish-kryetarit të Lëvizjes së Lirisë (në medie i quajtur si Grup i Dobrosinit), shkruan në lidhje me përvjetorin e vrasjes së Dashnim

Hajrullahut-shih: http://www.ikvi.at/?p=20781 (e publikuar edhe në disa medie të tjera), pasojnë reagimet, si shkak i të cilave më shtyen të reagoj!

Një familjarë i Dashnim Hajrullahut, tregon që deri në Strasbourg, e ka dërgu lëndën, por që i është kthy mbrapsht! Drejtësi s’ka!
Pas shkrimit të sipërthënë, rasti i Dashnim Hajrullahut, nxjerret nga sirtarët e harresës, duke u mediatizu edhe njëherë në medien, opinionin dhe politikëbërjen lokale të Luginës!

Kujto përvjetoret tjera, si 2006 deri më 2016, asnjë reagim institucional lokal a edhe privat (të ndonjë politikani a intelektuali) nuk kishte!

Ndërsa në përvjetorin e 2017, pas shkrimit në fjalë, këndellet qeverisja lokale e komunës së Preshevës, duke marrë mundin që të bëjnë një vizitë në familjen e xhaxhait të Dashnim Hajrullahut- të cilën e dëshmon edhe kjo fotografi e lëshuar pastaj për medie!
Vizitë kjo e ngjarë më 12 janar (dmth 5 ditë më vonë) sesa dita e rënijes së tij (7 janari)!

Gjaku i Dashnim Hajrullahut, nuk falet nga Shqiptarët e Luginës, por të tregojnë më kujdes politikanët luginas, nuk mjafton vetëm vizita në përvjetor, anëmbanë botës, të kërkohet dhe luftohet për kauzën, shkaku i së cilës edhe ky djalë u vra, pra për Lirinë e Luginës!

Presheva s’mund të harroj gjakun e Dëshmorve të Kombit që u përdhos me rastin e heqjes së Lapidarit më 20 janar 2013, por as gjakun e fëmijve të saj, të vrarë e masakruar nga pushtuesi serbë!
Gjaku i çdo Shqiptari të Luginës, të bëhet Dritë për Lirinë e Luginës!

Më: 14.01.2017

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Mbaroi master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.