ELEKTRA E ÇAMËRISË

0
756
Rrustem Atdhe Geci

ELEKTRA E ÇAMËRISËpoezi nga libri “Çamëri, jam Atdheu”

Njeri i sotëm; a je i përgatitur gjithandej ti ndryshojmë kufijtë, dhe të bashkohemi ndiq udhën që njeh, asgjëkundi mos u ndal, të mblidhemi bashkë si shkronjat.

Një trëndëfil në pushkë e do çasti ynë
udhë së gjuhës së nënës, është udha jonë
kjo lule e fisme në armë të gjithsecilit
i vë zemër këngës, dhe krahun flamurit
Njeri i sotëm, i kaluar, dhe i ardhshëm
përpiqu ta shtosh fuqinë kundërshtuese
merrnja pushtetin atyre që na pengojnë
ndiq udhën e përbashkimit, mos u ndal
Të gjithë në këtë botë jemi lindur për të
jetuar. Fati i Çamërisë s´është i mbyllur
sa herë fryma vrapon dhe qesh korijeve
një trokitje atdheu çamen tuaj e thërret
Nga Çamëria në Kosovë, nga Kosova në
Çamëri, i themi Shkupit të përgatitet
Shqipërinë ta bëjmë një, dhe të bashkuar
në një shtet, nën një himn, nën një flamur!

Rrustem Geci – Dortmund, Janar, 2017