Shkruan: Lekë Mrijaj, Klinë: 7.1.2017.
E tërë historia e komunizmit në Kosovë ishte e sojit të së perandorisë otomane mesjetare e cila pikon gjak, historitë e tilla janë vetem krim, demagogji, dhunë e varfëri, mjerim e lot për të tëra familjet shqiptare në pergjithësi. Çdo tentativë për ta kujtuar atë siç ka ndodhur deri tani, s’është gjë tjetër veçse një sjellje primitive, mesjetare, çmendurie, abstrakte e kriminale ndaj së vërtetës që do të thotë: idealit dhe së drejtës për liri e bashkim kombëtar. Menjiherë pas rënies së perandorisë famkeqe otomane, shpalljës së Pavarsisë së Shqipërisë e mbarimit të luftës së II botërore, Ballkani u shndërrua në njërën nga pikat më të nxehta të Evropës. Për faktin se aty u shfaqen apetitet e Fuqive të Mëdha nga ana e Rusisë, Francës, Austro-Hungarisë, Anglisë, Gjermanisë, Italisë, por gjithësesi edhe të shteteve sllave e çetnike. Pikërisht ishin pjesët shqiptare, që nxitën diplomacinë e këtyre shteteve për të punuar në rrugë të ndryshme rreth ndryshimit të kufijve (duke i coptuar trojet tona etnike) në dobi të shteteve sllavo Greke, Serbo çetnike, Malazeze e Maqedone.
Me hyrjën e brigadave të kuqe Jugosllave në Kosovë, u bë dhunshëm ndarja e coptimi i trojëve shqiptare nga ana e serbo çetnikëve kuptohët nën mbeshtetjën edhe të disa servilëve karieristë të cilët edhe historia i ka të shënuar dhe i njeh shumë mirë që do të thotë se ishin edhe disa të të ashtuquajtur shqiptar të “ndershëm” të cilët nuk e kundërshtuan, mbeshtetën dhe i pranuan copëtimët e pjesëve të Shqipërisë Etnike duke e ulur edhe Flamurin Shqiptar të Gjergj Kastriotit nga të gjitha qytetet e saja të coptuara e kishat katolike, flamur i ngritur e mbajtur fuqishëm edhe nga rilindasit tanë kombëtar, klerikët dhe njesitët e “Ballit Kombëtar”.
Perbindëshat komunistë kryen pushkatime e atentate në masë mbi shqiptarët e pafajshëm të Kosovës pa dallim besimi, për të gjithë ata që ishin ta pabindur ndaj regjimit totalitar të PKJ-së i dorëzuan atij me qindra e mijëra të tradhëtuar e vetdorëzuar “vëllezërve” serbofil për t’i kaluar në torturime e likuidime nëpër kazamatet famkeqe të regjimit Jugosllavë.
Biografia, historia dhe atdhetarizmi i familjës Jakaj dhe i birit të tyre Tomës
Duke dashur me vetëdije të plotë t’i shmangem një përvoje të gjertanishme, të cilën e aplikojnë pjesa dërmuese e disa bashkolegëve të mi të cilët përmendin e shkruajn për veprat e idealet e personaliteteve atdhetare të atyre të cilët ikin në amshim, unë kësaj radhe natyrisht se kam shtuar edhe një cikël tjetër pakëz më ndryshe, jo vetëm se do do e veçoj heroizmit e të dy heronjëve të “ Ballit Kombëtar” Pjetër e Ndue Jakut nga Ranoci i Lugut të Drinit por kësaj do ia shtoj edhe veprimtarinë atdhetare, patriotike të pinjollit të Jakajve, nacionalistin e dalluar të “ Ballit Kombëtar” Tom Jakaj i cili fatbardhësisht që është mirë më shëndet e gjëndet në mesin tonë, në realitet jeton e vepron me më të dashurit e tij në Westchester NY të Amerikës.
Toma rrjedh nga një familje e cila në Ranoc të Lug Drinit njihej për trimëri, fisnikëri e bujari andaj edhe kurdo që thirrej kushtrim dera e shtëpisë së familjës së tyre apo e Jakalive edhe siq njihej në këtë trevë ishin të gatshëm të i kapin armet dhe të i pergjigjen armikut serbofil me plotë sakrifica të shumta. Si fëmijë Toma ishte shumë i zgjuar i shkathët, i mënqur, e fisnik, u rritë në familjë patriarkale, patriote dhe luftëtare për atdhe e fe. Pikërisht ashtu edhe siq e pershkruante xhaxhai i babait tim Nikolla ( ish-kryetar i Zllakuqanit ) i cili në mes tjerash na thoshte gjithëherë se kulla e familjës së Jakajve ka qenë e perfshirë në çdo kohë prej shumë anëtarësh në aktivitetet nacionaliste e çlirimtare. Ishte një familje shumë mikpritëse që kishte rregull e discipline, vertetë një familje bujare tipike shqiptare qe dikur gjatë shekujve e rrjedhave të historisë nder shekuj familjët e tilla janë vlerësuar apo quajtur familje patriarkale. Tom Jaku është i lindur me 1942 në Ranoc të Klinës ka të kryer mesimët katër klasëshe në shkollën shqipe të Zllakuqanit.
Shkollë e hapur me shugurimin e Kishës së Zllakuqanit nga tetori i vitit 1897 nga bibliografi i shquar i kohës At Shtjefën Gjeçovi, prelat e mësues i formuar me një kulturë poliedrike, shkrimtar e studiues erudit, dinjitoz dhe kompetent në ndjekje të shembullit të Buzukut, Matrenges, Bogdanit. Mësuesi i parë i Tomës ishte Ali Boja nga Kerrnica e Klinës. Ai gjithmonë para nxënësve të mësonjtorës së “At Shtjefen Gjeçovit” të Zllakuqanit ua mësonte dhe shtjellonte nxënësve të tij formulat edukative e arsimore të shëndosha të rilindasve kombëtar. Pushteti Jugosllav në atë kohë ashtu sikurse paraadhësit të tyre të mbretërisë serbo kroate sllovene e otomane ishin gjithnjë në gjah ndaj atyre që percjellnin dijën tek nxënësit-brezat e njomë, duke i përcjellë ata në çdo hap dhe në çdo kohë duke ju hapur ndoshta edhe dosje dhe duke i shpallur armiq të shtetit.
Andaj mësuesi Ali Boja edhe përkunder trysnive të tilla kurr nuk u gjunjëzua, ishte ndër mësuesit e ngritur të kësaj treve dhe gëzonte një respekt të veçant tek shokët e tij të punës, tek nxënësit dhe tek popullata e Lugut të Drinit. Mësuesi Ali ndiqte idealin e bashkë familjarit të tij Feriz Bojës ish-komandantit të batalionit të Shaban Polluzhes dhe antar i Shtabit Suprem i cili shquhej fuqishëm për trimëri në perleshje kundrejt ushtrisë Jugosllave-çetnike.
Kulla e Jakajve edhe pas vrasjës së Pjetrit axhës së Tomës vazhdoj të mbetet një kullë kuvendimi, pajtimi e kushtrimi për njerëzit e trevës e çelulat e “Ballit Kombëtar”
Ishte Pjetër Jaku (1898-1945) axha i Tomës që në atë kohë drejtonte me nder kullën e tij, ai ishte edhe pjesë e njesitëve të “ Ballit Kombëtar” i cili në forma të ndryshme i kundervihej hordhive çetnike, të cilin soldateska famkeqe e arrestojnë e torturojnë në mënyrë barbare, e pushkatojnë pa gjyq, sikurse shumë shqiptar të tjerë të Kosovës si: Rrustë e Ukë Rugova, Llesh Gjon Lleshaj, Col Bajraktarin nga Uça, Najram Gashi, Ramë Alinë, Sadri Hotin, Kol Gojani, Nrecë Nikollën , Shaban Demën, Feriz Bojën e shumë të tjerë nder të vrarë kishte edhe të burgosur e të denuar të tjerë si: Pjetër Gjini, Gjon Grabanica, Zef dhe Simon Kola, Tom Culaj, Ndue Shala, Hil Perlleshi ( vlla i Ndue Perlleshit), Dedë Ndrecaj, Ibish Sokoli etj. Pushkatimi e burgosja e tyre bë me urdhër të njësive të kuqe të PKJ-së që udhëheqeshin nga krimineli çetnik Radosh Toshiqi nga fshati Kosh komuna e Istogut.
Menjiherë me vrasjën e Pjetrit me 7. 1. 1945, timoni i kullës së familjës Jakaj bie mbi supet e vëllait Ndout apo babait të Tomës të të cilin me të vertetë e prisnin angazhime dhe punë të veshtira si në aspektin qeverisës të kullës e familjës ashtu edhe në pergjegjeje të kauzës, në mbeshtetje të njesitëve të “Ballit Kombëtar” që do të thotë nga çasti i vrasjës së Pjetërit, kulla edhe më tepër ishte cak i represionit nga ana e UDB-së Jugosllave. Kulla e Jakajve edhe pas vrasjës së Pjetrit nën udhëheqjën e Ndout vazhdoj të mbetet një kullë kuvendimi, pajtimi e kushtrimi për njerëzit e trevës e çelulat e “Ballit Kombëtar” që do të thotë se ajo kullë në realitet perveç se ishte kullë familjare ajo ishte shëndërruar edhe në një depo armatimi, veshmbathje, ushqime e gjera të tjera të nevojshme për rrethin e luftetarët e kauzës së asaj kohe.
Në kullën e Ndue Jakajt gjetën strehimi edhe shumë luftëtarë të lirisë të denjë të kohës, si komandanti i njohur apo lideri kryesor i “Ballit Kombëtar” për Lug të Drinit, Ndue Përlleshi, Marie Shllaku, profesor Ymer Berisha, Shaban Dema e shumë të tjerë. Kështu që kontributi i tij dhe i kësaj familjeje ishte i pakompromisë e i jashtëzakonshëm i frytshëm në sferat e pergjithshme kombëtare, fetare e njerëzore. Kjo ndikoj që të zgjerohët urrejtja për pushtuesit Jugosllavë dhe me tërë qeniën e tij Ndou në bashkpunim me rrethin e tij u angazhua për shkatërrimin e ketij regjimi mesjetar duke i ndihmuar grupet e rezistencës shqiptare që vepronin kundër UDB-së apo pushtuesit Jugosllavë.
I dha mbeshtetje të fuqishme mikut të tij të familjës, e idealit komandanitit Ndue Përlleshit, i cili me çetat e tij vepronte kunder diktaturës në tërë trevën e Dukagjinit për bashkimin kombëtar duke sulmuar hordhite mesjetare çetniko komuniste të cilët edhe në pafajsi persekutonin e vrisnin me torturë popullatën e pambrojtur të trevës. Ndue Jaku bashkpunoi e ndihmoi edhe çetat të tjera të kryengritesve nga Dukagjini, Drenica, Llapusha, si Shaban Polluzhen, Marie Shllakun, Zef Gjidoden etj.
Rivarrimi i eshtrave të Ndout, babait të Tomës u bë pas 39 vjetësh me 18.tetor. 1987 në varrezat e fshatit Ranoc të Klinës nga ana e Don Mark Sopit ish-famullitar i Kishës së Zllakuqanit
Mbeshtetur edhe në të dhëna faktike të asaj kohe me ndikimin e Ndue Jakut në shënjë hakmarrje për vrasjën e vëllait Pjetrit dhe shqiptarëve të tjerë të asaj treve, likuiduan kriminelin çetnik Radosh Toshiqi nga Koshi i Istogut.
Në ç’rast soldateska Jugosllave menjiherë e arrestojnë dhe e torturojnë barbarisht nacionalistin e “Ballit Kombëtar” Ndue Jakaj i cili më vonë edhe nga torturat e rrahjet e marra ndërron jetë më 6. 2. 1948 duke u lenë pasardhësve të tij “Dekalogun” kryesor të “Ballit Kombëar” ( të hartuar në vitin 1942), në ndjekje të ideologjisë e filozofisë së Mit’hat Frashërit dhe të Djathtës Shqiptare për Bashkimin e Shqipërisë Etnike. Rivarrimi i eshtrave të tij u bë pas 39 vjetësh, pikërisht me 18.tetor. 1987 nën pjesmarrjen e familjës e miqëve të Jakajve në varrezat e fshatit Ranoc të Klinës, percjellë me rite fetare nga ana e Don Mark Sopit famullitar i Kishës së Zllakuqanit e më vonë ish-Ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës i cili e bëri dhe bekimin e varrit e të eshtrave të Ndue Jakut andaj edhe tha se Nou ishte dhe mbetet në kujtesën e perjetëshme si testament i pashuar për lugdrinasit. Pas atij momenti të bekimit të varrit dhe eshtrave, të gjithë pjesmarrësit me nga një grusht dhe e mbuluan arkivolin me eshtrat e Ndue Jakut, duke ia besuar Zojës së Bekuar, njeriun e pavdeshkëm për fe e atdhe!
Njohuritë për Tomën e familjën Jakaj i njoha edhe më shumë edhe nga studjuesi Tom Mrijaj
Duke mos pasur mundësi realizimi të plotë të projektit të Vasa Çubrilloviqit dhe të projekteve të tjera, pas Luftës së Dytë Botërore, edhe perkundër kolonizimeve, trysnive e dhunës ndaj shqiptarëve pushteti i asaj kohe, vijoi zbatimin e fazave të mëtejshme të dhunës e të terrorit ndaj shqiptarëve duke u bërë ndaj tyre represion në ndjekje pikërisht ishin edhe keto motive të sipërprermendura që shtyen edhe nacionalistin Tom Jaku me familje të e braktisin atdheun e tyre. Largimi i tij është bërë në vitin 1969 nën mbeshtetjën e mikut të tij të familjës malësorit të devotshëm Pjetër Vatës, për të vazhduar mbijetesën e aktivitetin e tij nacionalist të “Ballit Kombëtar” tej Atlantikut.
Njohuritë e mia për Tomën e familjën Jakaj pak a shumë i kisha të njohura edhe nga studjuesi e hulumutesi i permasave të mëdha kombëtare Tomë Mrijaj që jeton e vepron në Yankers të New Yorkut, publicist e autor i parë i shkrimit për Pjetër e Ndue Jakun ( në librin “NDUE PERLESHI TRIMI I DUKAGJINIT” i Jetish Kadishanit, pjesa e II, faqe 320-326 ) e të shumë veprave e jetëshkrimeve i cili nga Yankersi i New Yorkut ia ka kushtuar edhe personaliteteve të tjera atdhetare e kombëtare Ndue Perlleshit, Marije Shllakut, Shaban Demës, Kapidanit të Mirditës Ndue Gjon Marku, Dr. Mons Zef Oroshi, Kolonel Xhemal Laçi, Dom Anton Kçirës, Akademik Rexhep Krasniqit, Dr. Ibrahim Rugovës, Mons. Mark Sopit,prof. Zef Nekes e dhjetëra e dhjetëra figurave të tjera të shkruara e të pabotuara të rendësishme për atdhetarët shqiptar.
Njohja me thellë me nacionalistin e “Ballit Kombëtar” Tomë Jakun për mua ishte në rrethana paksa të çuditshme. Kështu që për herë të pare, njohja më afër nisi nga dhjetori i vitit 2016, kur ne-një grup intelektualësh të Lugut të Drinit, fillonim pergaditjet për mbajtjën e akademisë përkujtimore në shënim të 10 vjetorit të kalimit në amshim të ish-Ipeshkëvit të Ipeshkvisë së Kosovës Mons. Mark Sopit. Në organizim e bërje të ftesave për personalitetet e kauzës në Kosovë, Shqipëri dhe emigracion. Nacioanlisti i “Ballit Kombëtar” Tomë Jaku më është pergjegjur permes emailit duke me thënë: i dashur kumara Lekë! Falëmnderit për ftesën, imzoti ynë Mark Sopi e meriton këtë që po ia bëni, vertetë jam paksa edhe i shtyer në moshë dhe nuk më lejojnë rrethanat, është edhe kohë dimri, unë jetoj në Amerikë nga viti 1969, andaj ty dhe bashkpuntorëve tuaj ju deshiroj mbarësi. Më vije mirë thoshte Toma, që edhe ti si pasardhës i familjës patriarkale, fisnike e bujare e Mark e Ndue Jakut – Mrijaj nga Pataqani i Klinës jeni nismëtar e mbeshtetës i organizimit të akademisë perkujtimore, ju pergëzoj të gjithëve për iniciativën në fjalë.
Don Mark Sopin pasardhësin e martirëve të karadakut e kam njohur shumë mirë qysh në misionin e tij meshtarak në famullinë time të Zllakuqanit e aq më tepër në në fund viteve ’80 sa ishte për një vizitë në New York. Shtëpia ime në Armonk të New Yorkut ishte shtëpia e tij e dytë pikërisht edhe një Kishëz e vogël që ishte në shfrytëzim edhe për familjën time ndaj edhe mbeshtetja ime dhe e miqëve të mi për asnjëherë nuk i mungoj. Ne si mergimtarë e grigjë e tij ishim të lumtur për vizitën e don Markut në ato kohë, ai vertetë ishte një prelat i paparë e ithtar i kauzës kombëtare dhe i humanizmit njerëzor në përgjithësi, dinte ti çmonte e admironte njerëzit e humanizmit vullnetmirë dhe të vlerave universale pa dallim, pikërisht kishte miq të shumtë të këtyre vlerave që e rrethonin. Andaj Toma shtoj duke thenë se aktivitetin kombëtar, fetar e human të imzot Markut veçse e njohi bota e shqiptarët anekend Shqipërisë së Kastriotit e mergatës që do të thotë ai qysh në kohën kur ishte në Kongresin Amerikan i cili siq dihët haptasi e kundërshtoi tezën e lansuar për shqiptarët e besimit islam për radikalizëm dhe fundamentalizëm fetar.
Vlerat e prelatit imzot Sopit prej një faktori unifikues në aspektin kombëtar i shfaqi në senat i cili gjatë dëshmise së tij tha: Të dashur miq amerikanë shihni, lufta në Kosovë është e paparnueshme dhe në asnjë mënyrë nuk ishte dhe kurrë nuk duhët të cilësohët lufte fetare, kurrë nuk ka qenë as luftë nderetnike dhe as fetare, por ka qenë diq krejt ndryshe që do te thotë veq një politike. Politike, sepse edhe populli i Kosovës, si çdo popull tjetër, deshiron të ketë të drejtë e liri, si popujt e tjerë paqedashës, të jetojë dhe të veprojnë të bashkuar.
Këtë populli ynë paqedashës e ka deshiruar ketë edhe e ka arritur. Për një luftë fetare në asnjë mënyrë kurrë për asnjëherë nuk mund të flitet, pasi nuk ka patur diçka te tillë për asnjëherë për të cilën do të kishim aluduar se ka qenë lufte fetare. Saktësisht më një formulë stabiliteti të akorduar e mbeshtetur nga ana e juaj mund të zgjidhët nyja e Kosovës, Europa nuk është në gjëndje ta bejë ketë jeni ju Amerikë që mund ta bëni, është vetëm Pavaresia e Kosovës ilaqi që ndihmon e stimulon vetëm paqe e siguri, jo vetëm për Kosovën, por për mbarë rajonin, ballkanin e europën. Me 31. 5. 2016 në aeroportin nderkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës pas pak vjetësh nga Amerika arriti në Kosovë nacionalisti “Balli Kombëtar” Tom Jaku.
Ai është mirëpritur nga intelektual dhe miq të tij të dashur Prof. dr. Muhamet Shatri historian e studjues i çështjes kombëtare shqiptare e lider i shoqatës “Trojet e Arbërit”, Prof. dr. Riza Sadiku anëtar i Shoqatës “Trojet e Arbërit”, Mr. sci. Besim Morina nenkryetar i Shoqatës “Trojet e Arbërit” ish i burgosuri politik e shkrimtari Ismet Sopi, publicisti Lekë Mrijaj e bashkë familjarët i tij Dr. Marjan Jaku e miq të tjerë të dashur. Më të arrirë në Kosovë permes Frankfurtit të Gjermanisë nacionalisti Tomë Jaku me zonjën e tij Pashkën në shënjë respekti ftoj intelektualët, miqtë e familjarët e tij që e rrethonin për një darkë miqësore në Restoranin “Aviano” të Sllatinës, në çrast aty u shkëmbyen shumë ide e mendime të ndryshme atdhetare. Ishte prof. dr. Muhamet Shatri e prof. dr. Riza Sadiku që nacionalistit Tomë Jakajt i deshiruan mirësardhje ndaj e çmuan aktivitetin e tij gjithperfshirës i cili dhe pse i tretur larg atdheut në Amerikë, ai për asnjëherë nuk kurseu asgjë në reflektim të kauzës kombëtare për liri dhe pavarsi të Kosovës.
Në mbrëmjën e asaj nate pjesmarrës ishin edhe pjestarët e “Ballit Kombëtar”, dr. Ahmet Mulliqi kryetar e Cen Pushkolli anëtar të cilët e vlerësuan tejet lartë kontributin e anëtarit të tyre ne shënjë respekti për aktivitetin e tij kombëtar.Tom Jakajt i dhuruan në shënjë mirnjohje Flamuri me Stemën e “Ballit Kombëtar”. Të pranishmëve pjesmarrës edhe pse i sterlodhur nga rrugëtimi i largët e i emocionuar më plotë mallë për atdhe, me një fjalë pershëndetëse u paraqit nacionalisti Tomë Jaku i cili i falënderoj të pranishmit duke thënë se unë, si pasardhës i deshmorëve të atdheut i biri i Nduot e nipi i Pjetrit e dhashe kontributin tim personal për kauzën kombëtare në zbatim të idealit të Mit’hat Frashërit e rilindasve te tjerë, këtë e bëra nën mbeshtetjen e miqëve të mi atdhetar që i dua dhe më duan ndaj dua ta veçoj dhe të falenderoj posaqe kumbarën tim të familjës publicistin e anëtarin e Shoqatës “Trojet e Arbërit” Tomë Mrijaj me veprim në New York të Amerikës si dhe shumë miqve të tjerë. Andaj të dashur miq ju premtoj se akoma nuk do të kursehëm do të shkrijë tërë potecialin tim për idealin e shënjt të heronjeve e martirëve për Bashkimin e Trojeve Tona Etnike të Gjergj Kastriotit.
Do të qëndroj i pamposhtur deri në vdekje pro “Dekalogut “ të “ Ballit Kombëtar”
Gjatë tërë kohës sa ishte në pushim në vëndlindje kisha nderin të e shoqëroja dhe të njihja më mirë njeriun e kauzës kombëtare i cili më këshillonte e më udhëzonte se si dhe çfarë duhet bërë shqiptarët në mënyrë që t’i forcojmë edhe më shumë radhët tona të organizimit për detyrat që i kërkon edhe sot koha. Ai shtjellonte pikë për pikë historinë e martirizimit të bashkfamiljarëve, kalvarin e vuajtjeve dhe mundimeve të trevës së tij. Nga malli për familjarët disa herë qëndroi në varrezat e Ranocit aty ku prehën bashkfamiljarët e tij të martirizuar nga soldateska serbo çetnike në çrast edhe perkulej e lutej për shpirtërat e tyre që të ndermjetësojnë tek Hyu për mbarësi në familje, për të mirën e trevës e bashkimin e trojeve tona etnike, madje nuk kurseu vetën në rregullimin, riparimin, freskimin e varrezave të prindërve të tij.
Toma sa ishte në Kosovë fliste edhe për levizjet kombëtare e aktivitetin patriotik, kombëtar e humanitar gjithperfshirës në emigracion, duke thënë se për asnjëherë nuk kurseu asgjë për atdheun me participime të ndryshme humanitare e financiare për atdheun e kishat katolike shqiptare në tërë zonat e për rreth saj si në Malësi, Zllakuqan të Klinës etj. Ishte qëndrim i tij, për asnjëherë nuk deshironte të permendëte emra apo shifra se kujt dhe sa participoj për kauzën, kishat e ndaj njerëzve me nevoja, gjithmonë më thoshte: kumara Lekë! unë gjithmonë do të qëndroj besnik deri në vdekje pro “Dekalogut “ të “ Ballit Kombëtar” të trashëshuar nga familjarët e mi të martirizuar për atdhe në ndjekje të ideologjisë e filozofisë së Mit’hat Frashërit dhe të Djathtës Shqiptare për Bashkimin e Shqipërisë Etnike, i cili fliste me qendrime të prera duke e përmendur gjithnjë një fjalë të vjetër e të urtë:“Të mirën bëje e hidhe në det, po se diti kush, e di, Zoti,vet”.
Kjo ishte koha që unë e kisha mundësin të e kaloja me Tomë Jakaj dhe t’i analizonim në detaje të gjitha zhvillimet e historisë brenda hapësirës shqiptare dhe jashtë saj mëndoj se puna dhe përvoja e tij duhet të na shërbejë si shkollë e veçantë dhe e çmuar për të ecur ndershmërisht drejt realizimit e finalizimit të aspiratave të të gjitha gjeneratave para nesh- bashkimit kombëtar.