DARDANIA DHE SHQIPËRIA !

0
997
Rudi Berisha

As një lëvizje nuk kujdeset për gjërat elementare që duhet të ndodhin, ka disa lëvizje që i kanë cekur problemet por në platformat e tyre nuk e kanë zgjidhje se si do të ndodh, dhe cilën rrugë duhet ndjek për të Ribashkuar Dardaninë më Shqipërinë…

E shkruar nga Rudi Berisha

Prishtinë, 07 janar – E di jemi larg për t’u ribashkuar Dardania më Shqipëri, është rrugë e gjatë deri tek qëllimi ynë, por nuk është mision i pa arritur, kurrë mos thuaj kurrë.
Një ditë kjo do të ndodh, por jo nga këto lëvizje që janë shfaqur tani, por do jetë një forcë e bashkuar dhe do nisinë rrugën e vërtetë dhe të vështirë për të Ribashkuar Shqipërinë !

As një lëvizje nuk kujdeset për gjërat elementare që duhet të ndodhin, ka disa lëvizje që i kanë cekur problemet por në platformat e tyre nuk e kanë zgjidhje se si do të ndodh, dhe cilën rrugë duhet ndjek për të Ribashkuar Dardaninë më Shqipërinë.
Ca lëvizje të tjera janë shumë të humbura, janë të vogla në numra dhe janë më probleme karrieriste që në fillim, që në nisje, dhe janë në rrugën e përçarjes dhe të humbjes s’ moralit të tyre dhe ca të tjera dalin kinse për bashkim, ribashkim por kanë ideologji të gjykuar nga shoqëria…

Shqipërisë i duhen njerëz të kalibrit juridik, që të ndjekim rrugën juridiko-penale e civile dhe njerëz të dijes së librit që të botojmë, shtypim abetaren e përbashkët në të gjitha trojet shqiptare kudo që ka shqiptarë.
Po ashtu na duhen historian, gjeograf dhe orator e shkrimtar që dinë të dhurojnë mesazhin në formën më të mirë tek populli shqiptarë, dhe të bindim popullin shqiptar për mbështetje dhe për nevojën për Ribashkim!

Lëvizja duhet të ketë njerëz të drejtë, të qartë dhe të besueshëm. Lëvizja që do Ribashkoj Shqipërinë, duhet afër veti të ofroj njerëz kapitalist që të kontribuojnë në rrugën për atdhe të çliruar dhe duke qen vet klasa kapitaliste në pikat kyçe të këtij rrugëtimi.
Por duke pasur pas njerëz këshilltar, të ditur, kombëtar dhe të kalibrit të dëshmuar për sinqeritet, guxim dhe patriotizëm dhe, duke e çmuar të kaluarën tonë historike, duke e ruajtur vëllazërinë shqiptare dhe, duke shtrirë dorën, dhe duke lidh duart e bashkimit.
Çdo gjë do të duhej të filloje nga libri, nga historia, gjeografie deri tek lëvizja për t’u nisë në rrugëtim për të bërë Shqipërinë. Nuk mund vetëm Dardania të ribashkoj Shqipërinë, duhet edhe Shqipëria të jetë e gatshme të ribashkohet më Dardaninë.

Shumë trima shqiptarë të Dardanisë kanë kontribuar për të Bërë Shqipërinë, na duhet andej të takojmë njerëz të lapsit dhe trima të çështjes sonë kombëtare për të nisë rrugëtimin historik dhe për të rinisë ata ku është ndalur kjo rrugë për të bërë Shqipërinë !
Shqipëria bëhet, por jo më fjalë të Facebukut, jo kur dy vet të takohen njeri shikon të behet kryetar, udhëheqës, jo më njerëz të paditur dhe karrierist. Shqipëria behët më Lëvizje që kurrë nuk dihet kush është i pari, por të gjithë janë një dhe e para në Lëvizje është Ribashkimi i Shqipërisë !

Shqipëria behët kur të gjithë do flasim shqip, do kemi në zemër veç nënë Shqipërinë, kur digjemi si qiriu për atdhe, dhe shkrijmë pasurin tonë për gjuhë, komb dhe për Ribashkim, për ndryshe jemi të mbaruar, të përkëmbur dhe të shtypur gjithë jetën…
Nëse doni të Ribashkoni Shqipërinë na duhet ideologji e re, platformë që është e përqafuar nga shumica e popullit, dhe në platformë për Ribashkim të Shqipërisë të ketë përgjigjeje për rrugën që do ndjekim, jo vetëm pengesat që na pengojnë sot.

E kjo rrugë është të shkrihemi për të bërë Shqipërinë, e kemi amanet nga e kaluara jonë e përgjakur, nga e sotmja që po jetojmë, të punojmë që kjo e sotme të na ndriçoj rrugën e ardhme në Shqipëri !

Këtu janë disa fjalë, s’ kam akoma shumë për të thënë për rrugën që duhet ndjekur për Shqipëri !
U pafshim në Shqipëri të Bashkuar, u takofshim në ngritje të flamurit në Shkup, u takofshin në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë !
–––––––––––––––––––––––––––––––––––––––––––
Rudi BERISHA, kryetari i Klubit Letrar “Zahir Pajaziti”
Prishtinë, më 07 janar 2017
.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar