TAKIM I PA PRITUR

0
966
Pëllumb Ahmeti

Pëllumb Ahmeti

TREGIM

Një hap i lehtë prishi qetësinë e natës. Dola në dritare thjeshtë për të parë rrugicën ku ndiheshin hapat e një ritmike të padëgjuar tjetër herë. Rrugica ndriçohej zbehtë nga llambat e vjetra, të varura në shtyllat e drurit vendosur këtu e dyzet vjet më parë, kush e di se sa kohë kishin pa u ndërruar…

Syri më kapi siluetën e një femre lazonjë me një trup të drejtë e gjatë e dobët me flokë të lëshuara shpatullave ku era e lehtë ia përkundt’te mbi supet e brishta. Gjysëm koke ulur vështronte kalldrëmin sikur kërkonte te zgjidhte vendin ku do vendoste këmbën pas hapit të radhës.

E shikoja nga dritarja e dhomës me kërshëri dhe mijra mendime fluturonin në të qindat e sekondës. Pyetjet nisnin e rrugëtonin hemisferave pa fund të trurit.
Kush mund të jetë vallë në këtë orë të vonë?? Ku shkon vetëm e pa shoqëruar? S’besoj të jetë e huaj, më ecën rrugicës me një vetë-siguri të paparë, sikur të jetë rritur në këto kalldrëme…

U ndjenë të lehurat e një qeni diku nga mesi rrugicës,Ajo ndali hapat dhe shikoi përreth, si duket për ndo një mjet mbrojtës. Aty vetëm gurë mund të gjente,,dhe ata të vegjël fare mbetur hatallave të çara të mureve anësorë të ndërtuar kush e di se sa mote të shkuara.
E lehura e qenit sa vjen e egërsohet… ajo sbëri më hap më tutje. Rrinte dhe shikonte me një ndjenjë pasigurie. Çfarë mendonte ato çaste, thash me vete…

Ula perden dhe ndeza dritën e dhomës, vesha një triko dhe hapa derën e zbrita shkallët dhe i rashë sallonit mespërmes dhe dola jashtë. Në mes të oborrit rritur një man kokërbardhë dhe mjaft i ëmbël, mbjellë nga gjyshi në kohën e prishjes me rusët. Varur në një degë kisha një kërrabë te dhuruar nga një mik bari tërë jetën, e rrëmbeva dhe hapa ngadalë pa zhurmë porten e jashtme të oborrit, vështroj me kujdes nga rrugica ku kish qëndruar vasha, qëndronte pa lëvizur dhe shikonte tej nga fundi rrugicës ku qeni spushonte së lehuri…

Mirëmbrëma – i thash së largu duke u afruar qetë, mos ki frikë, – fola përsëri,

Ajo më vështroi me një ndjenjë mosbesimi dhe hodhi hapat e parë. Sytë s’i mbajta dot pa e parë nga koka te këmbët. Veshur nën trikon e hedhur krahëve me një fustan dekolde të stinës së verës, ku ndrinin llërët e saj të bardha dhe flokët her pas here mundoheshin t’ja mbulonin.

Nga afër m’u duk pak më e gjatë se ç’kisha menduar. Ndoshta nga shikimi im edhe u skuq, por drita e zbehte më pengonta ta shikoja me imtësi.

Më pa gjatë në sy dhe pëshpëriti.
Kaq shpejt më kë harruar?
Unë shtanga nga ai zë, që më vinte nga kohë shumë të largëta…

Të jetë vallë Emirjeta e Çelojve? – pyeta vetëtimthi veten. Nuk më besohej. Sa ishte rritur, kish hedhur trup si një lastar mështekne, themi ne nga krahina.
Mora guximin dhe e pyeta me zërin e ulët sikur s’doja të zgjoja njeri që mund të flinte aty rrotull.

Emirjeta? Ju jeni në mos gabohem? – dhe e vështrova drejt e në sy,
Po unë jam, më tha me zërin e saj karakteristik me theksin e të folmes së zonës.

Sa vite u bënë që s’ju kemi parë, – i thashë ngadalë, dhe i zgjata dorën e mirëseardhjes.
Si jeni ? e pyeta.
Dhe mendova ta ftoja brenda, se shtëpia e saj ishte pak më tej rrugicës së kalldrëmtë.
Eja, urdhëroni shkojmë brenda, i thashë nxitimthi. Ajo mgurronte, ishte në mëdyshje. Ju e dini mirë se sonte e keni të veshtirë të rrini vetëm te shtëpia… – fola përsëri.

Sonte eja dhe gdhihu në shtëpinë time, – i thashë. Nesër me ditë ju shoqëroj dhe unë dhe ju ndihmoj për të hapur shtëpinë, ngava bisedën më tej.
Sikur filloi të bindej dhe unë e kapa për dore ku ndjeva ngrohtësinë e pëllëmbës së saj të butë. Ajo filloi të dridhej nga emocioni. Unë mendova ndoshta nga freskia e nates dhe i thashe: Eja se ndjen që filloi edhe fresk, po veson…

Mes nesh kish një ndryshim moshe diku te tetë a dhjet vjet me e vogël se unë. Familja e saj përbëhej prej katër vetash, prindërit dhe Emirjeta me të motrën, Zanën, që ishte me e vogël.
Vite u bënë që s’ju kam parë, – fola mbas pak.
Po vërtet, tha Emirjeta.

Mbas pak u gjendëm në sallon. I ofrova të rehatohej në një nga poltronët e veshur me lëkurë te zezë.
Ajo u ul me kujdes duke mbledhur cepat e fustanit e duke i vënë nën gjunjë. Shkova te bufeja ku mbaja pijet dhe mbasi hapa kanatin e vogël të punuar me dru arre, i ofrova për të pirë.
Çdëshironi të pini? – i fola duke i treguar pijet ne vitrinë.

Mos dëshironi një kafe? e pyeta përsëri.
Ajo aprovoi duke bërë shenjë me kokë. Mora xhezven dhe ,kafen dhe sheqerin dhe shkova te soba.
Mos doni tju a ziej në prushin e oxhakut, i thashe duke e veshtruar në sy.
Po mirë, më tha me zërin e embël e te butë.
Ku keni jetuar kaq kohë, e pyeta.
Jashtë në emigrim. Në fillim në Greqi, disa vjet, pastaj u shpërngulëm për në Itali, na ndihmoi një i afërm i mamit, foli ngadalë si e zënë në faj…

Mirë që jeni kthyer, i thashë, po në këtë orë të vonë pse? e pyeta prap.
Hodha kafen në dy filxhanë dhe u ngrita që ta marr e t’ja ofroja. Ajo nuk priti por u çua dhe e kapi pa e vënë re unë,
Eja, më tha, se e mora unë kafenë… foli dhe sytë ndritën lirshëm pa atë ndrojtjen e parë,
Vendosi me kujdes filxhanët me kafen që mos t’i derdheshin dhe u ul përballë meje e shkujdesur, ndryshe kur hyri dhe tregoi nje mëdyshje.

Mirë se na erdhët mike, e urova.
Ju bëftë mirë, dëgjova zërin e saj…
I hodha një vështrim fshehtas tinëzar duke parë format e trupit të saj ku binin në pah flokët e dendur e të gjatë, syri i zi sa një kokërr ulli i madh, buzët e saj paksa të fryra mishatake ku dallohej buza e poshte me formën e saj të mbushur dhe kur bashkohej me buzën e sipërme krijon një hark të hollë me tepër ngacmues, joshës, vetullat e harkuara mu dukën si dy hënëza të ngrëna natës së beharit, i shtonin hijeshin fytyrës së saj të plotë e të pastër.

Qafa e saj e gjatë e hollë plot butësi ngrihej mbi supet e zbuluara dhe nën to ngriheshin gjysëm zbuluar gjiret e mbushur e të ngritur tepër ngacmues.

Nuk e di se si u ndjeva në ato momente, mendova mos më kishte parë, poor jo.
Ajo rrufiste ngeshëm kafenë duke humbur në botën e saj të brendëshme.
Sekondat fluturonin dhe koha nuk ndjehej. Kishte ndalur apo edhe ajo ecte maramendshëm sonte. Ajo ngriti sytë dhe më veshtroi ngultas.

Nuk paskeni ndryshuar, – më tha qetë, e duke mos mi hequr sytë.
Nëpër trup më kaloi një ndjenjë vale e ngrohtë, nuk e di sepse.
Ju jeni rritur goxha, – i thashë. Kur keni ikur ishe një gocë adoleshente çamarroke.
S’paska ndryshuar fare salloni, – foli përsëri. Të njëjtat mobilje keni, i mbaj mend, sa mirë, foli përsëri,
Kush e di se si do jetë katandisur, shtëpia jonë, ka vite e vite pa frymë njeriu brenda, dhe psherëtiu mbasi mbaroi së foluri.
Unë s’fola por e shikoja ngultas, mendimet trazoheshin si një vorbull me kujtimet e vjetra.

Në dhomë mbretëroi qetësia. U dëgjua kërcitja e druve të buta në oxhak ku theu heshtjen momentale. Rrufita ngadalë për herë të fundit kafen e ftohur qëkur, dhe vendosa ne pjatancën e tij filxhanin,u ngrita dhe i mora të dy dhe i vendosa në guzhinë në lavapjat. Kur u ktheva shkova pranë bufesë dhe ndala para saj, në xham të saj shihja siluetën e saj paksa si turbull sikur e kish mbuluar një tis mjegulle e hollë transparente.

T’ju ofroj një pije, i thashë dhe hapa kanatin nga ku mora një shishe uiski “XHONI UOKER”, dhe kapa lehtë e me kujdes dy gota kistali për pijet e shtrenjta. Ajo më shikoi dhe vuri buzën në gaz duke nënqeshur puliti paksa sytë dhe anoi pak përunjësisht kokën sikur aprovonte atë çka thashë unë.

Të faleminderit, dëgjova të thoshte mbas disa çastesh.
Hapa shishen me kujdes dhe hodha uiskin në të dyja gotat dhe u afrova pranë saj, ku ndjeva ritmin e frymëmarrjes disi të shpeshtuar,
Mirë se më urdhruat në folezën e një beqari të vonuar… i thashë dhe cika buzën e gotës me të gotës së saj.
Mirë se ju gjeta dhe faleminderit, foli qetë duke më pare thellë e ngultas në sy.

Gëzuar, i thashë përsëri.
Gjaku filloi të vërshojë kapilarëve dhe trupi ndjeu një valë ngrohtësie, mos vallë nga pija, thashë me vetveten,
Në sallon u dëgjua tingulli i vecantë i kërcitjes së gotave të kristalta, i cili rrotullohej duke përshkuar muret tej e tej. Sa mirë do të ishte ta shoqëronim pijen me pak muzikë… m’u drejtua dhe më ftoi ta takonim përsëri gotën me njëri tjetrin…

Posi jo ,,i thashë unë dhe mbasi lashë gotën time në dorë të saj intiktvisht si pa e kuptuar,,shkova te rafti i bibliotekës dhe nxora prej andej me shumë kujdes një magnetofon të vjetër dhe hapa sirtarin ku nxora një dyzinë kasetash me këngë dhe muzikë të ndryshme,,
Vura spinën në prizë dhe e pyeta se çfar i pëlqente popullore apo muzikë e lehtë…

Vendos muzikë, ndonjë vals po pati mundësi, më tha duke kthyer gotën me xhoni.
Fytyra po i skuqej ngadalë, zjarri në oxhak kërciste her pas here ku shfaqej ndonjë gjuhëz flake/ Ambjenti sallonit ishte ngrohur dhe filloi të bënte vapë. Hiqe trikon e hedhur krahëve, i thashe duke zgjatur dorën për tja marrë e vendosur në kremastarin në port manto. Sakaq u ndjenë tingujt e një muzike të një valsi klasik.

Kam nderin tju ofroj një valizim, i thashë disi i drojtur, ajo buzëqeshi dhe nuk e lëshoi gotën e xhonit por e mbajti në dore mu afrua qetësisht dhe më hodhi dorën e majtë në sup në sup.

Pi, më tha dhe më vendosi gotën në buzë ku ktheva një gllënkë të vogël, E la gotën mbi tavoline dhe filluam të kërcenim Gjatë një rrotullimi u cekën gjunjët me njëri tjetrin,,duke u munduar ti shmangja sado pak pooor këmba ime hyri si pa dashje mes këmbëve të saj,,fytyrat na ishin skuqur e digjnin flakë si nga pija e xhonit si edhe nga afshi që çlironte zjarri i oxhakut.

Mira u mbështet e tëra në supin tim. Gjatë vallzimit në rrotullime gjoksi i saj prekte herë pas here llërën e krahut tim. Mbas disa çastesh ajo çoi kokën dhe më vështroi drejt e në sy, të cilët ishin skuqur e ndezur si prushi në vatër, frymëmarrjen e kishte të shpeshtuar, trupi filloi ti dridhej, një aromë dehëse clirohej prej gjoksit të saj, parfumi erë manushaqe më ngacmonte së tepërmi, ula syte e çtë shikoj, gjiret e saja ngriheshin e uleshin si ato dallget stërmëdha të detit që kërkonin të çliroheshin nga pengesa të padukshme.

Po gjinjtë e saj të mbushur, të mbajtur besoj në veshjet intime, si vallë durojnë e nuk çlirohen? Më vetëtiu kalimthi mendimi në kokë.

Mira ngriti kokën dhe si pa kuptuar ndjemë afër njëri tjetrit frymëmarrjet e trazuara,Ndjeva buzët e saj të mbushura mishatake që përvëlonin mbi buzët e mia, nuk u mendova gjatë por filllova ti puthja i etur si ajo toka e carë e verës që thithte pandalshëm ujin kur vaditej.

Ashtu edhe ne sndaleshim duke zjarrmuar mes buzëve tërë ndjenjën e shpirtit. Sa netë të tëra kisha ëndërruar për një moment ku vullkanet të ndizeshin flakë. Buzët e saj të purpurta nuk shqiteshin nga buzët e mia. Si venduuza ato thithnin e përthithnin mjaltin e shpirtit. Nuk durova dot më gjatë e rrëmbeva në duar dhe u ulëm në velenxën e shtruar pranë vatrës që prushëronte si prushëronim dhe ne të ndezur nga epshet e moshës.

Zbrita buzët përvëlim gushës së saj të butë ngjyrë çokollate te pjekur nga dielli i verës, ngadalë e paqesisht i zbertheva zinxhirin e fustanit mbas shpine,,dhe para syve më shfaq një trup ëngjëllor nxirë nga rrezet e diellit, mes kraharorit, mbuluar nga një palë reçipeta ngjyrë rozë të tejdukshme dallonin si dy maja malesh të mbuluara nga dëbora e bardhë, gjinjtë e saj të rrumbullaktë ku majat e thithkave binin tepër në sy, zbrita i etur si ai udhëtari i një shkretëtire për një pikë ujë, zoti më kish falë ato momente jo një pikë po dy himalaje plot të bekuara për etjen e shpirtit.

Zura ti puthja me afsh, ajo u lëshua e tëra në duart e mia, gishtat e mi loznin mbi kurmin e saj si mbi tastierat e një pianoje. U ngjita përsëri lart te buzët e prushëruara, ajo filloi të derdhte në mua tër puthjet e zjarrta me ofshamat e shpirtit… një cast rrëmbeva gotën e xhonit dhe i dhash të pinte, e rrëmbeu e etur dhe duke ma dhënë mua ju derdh pak mbi gjire.

Eh, dhe une me buzët e etura fillova ta pija pore me pore në trupin e saj, ajo u shkri dhe rënkonte ëmbël duke u ngjeshur pas trupit tim… I zbërtheva sytjenat dhe dolën në pah gjiret qumështor, ku ndihej pa rreshtur dallgëzimi i kraharorit si valë të ngrohta deti të shtyrë nga era e ngrohtë afrikane.
Duart plekseshin herëpas here me duart e saj…

Ajo me puthte plot zjarrmi, ngadalë në atë vullkan shpërthyes rëshkita dorën poshtë barkut rrëzë kofshëve që gjallonin si ato kolonat e mermerta antike, ajo rrufeshëm më hoqi triken dhe filloi të puthte pa pushim buzët e mia djegur e përcëlluar, rrëmbeva cepin e vëlënxës dhe e mbeshtolla rrufeshëm, bashkë me trupin tim, filloi të derdhej si trupi i një ngjale që së fundi nuk ka më çfarë të bëjë, në ato çaste magjike dashurie, ajo filloi dhe rënkonte nga kënaqësia herë pas here shpërthente në ato epshet femërore të papëmbajtëshme…

Buzët shprehnin ethshëm një dashuri të vjetër të fshehur zemrës ndër vite…
Sa e kisha ëndërruar këtë magji, më foli dhe u struk në gjoksin tim mbuluar të dy pranë vatrës ku zjarri po shuhej ngadalë. Na zuri gjumi, kur mëngjesit të vonë na zgjoi zhurma e një zetori bujqësie…

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar