Mr.sc. Nue Oroshi
Emri i kryetarit të AAK Ramush Haradinaj sot është emri më i përfolur i botës shqiptare. Paraburgimi i tij me një fletarrest, që është lëshuar dhe i punuar kohë më parë nga ana e regjimit kriminal të Millosheviqit, është një shenjë ogurzezë për drejtësinë franceze. Po kësaj radhe nuk dua të mirrem me arrestimin por me shkaqet, të cilat e sollën arrestimin e kryetarit të AAK Ramush Haradinaj. Shkaku i parë ishte kundërshtimi i AAK dhë liderit të saj Ramush Haradinaj për çështjen e demerkacionit me Malin e Zi. Ky lëshim fatzi i Qeverisë së Kosovës dhe Organeve tjera shtetërore u ndalua në mënyrë mjaft të fortë nga ana e opozitës.
Shkaku i dytë ishte Zajednica. Edhe këtu Ramush Haradinaj nuk lëshoj pe, por me këmbëngulje e kundërshtoi këtë veprim të padrejtë krijimin e shteteteve të vogla në Republikën e Kosovës. Por shkaku kryesor ishte ftesa, që i bëri Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Me këtë Trump iu dha me kuptu qarqeve politike, se Ramush Haradinajn e sheh si një lider të së ardhmës në Kosovë dhe do të bashkpunojë ngushtë me të. Trump e di shumë mirë se Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ishte i vetmi lider politik në Kosovë, pas vdekjes së Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, i cili nuk bëri marrëveshje me forcat terroriste islamike dhe ekstremistët islamikë, ku fatkeqsishtë shumica e partive politike në Kosovë, kush më shumë e kush me pak, bashkpunuan me “flliqanat me mjekrra“, siç i quante Kryetari i AAK Ramush Haradinaj.
Një pyetje që duhet të shtrohet qartë është fakti se mos vallë në këtë lojë të Serbisë dhe Francës është futur edhe ndonjë udhëheqës shteteror i Kosovës, kjo mbetët të shihet në të ardhmen. Por këmbanat po bien, populli shqiptar po i ndëgjon ato, se ka filluar të vetdijësohet dhe po vjen koha, që shumë shpejt me u nda shapi nga sheqeri. Përkrahja masovike që po i bëhet Ramush Haradinajt, tregon qartë se Ramush Haradinaj, nuk është vetëm por simpatizohet nga të gjitha viset shqiptare. Ai me thjeshtësinë e tij, ka bërë që të fitojë simpatinë edhe të shumë të rinjëve dhe të rejave shqiptare, që në të ardhmen do të jenë në krye të Institucioneve të Kosovës. Ramush Haradinaj duhet të lëshohet sa ma shpejtë nga Paraburgimi.
Franca duhet t’i kërkojë falje Kosovës, dhe Ramush Haradinajt për këtë ndalesë të padrejtë dhe të hetojë strukturatë e veta, se a e kanë bërë këtë veprim krye në vete, apo kanë qenë të ndikuara nga elemente të ndryshme të shërbimeve sekrete. Rruga e nisur nuk do të ndalet. Kosova ka nevojë për ndryshime politike. Kosova ka nevojë për një Qeverisje ndryshe, e cila nuk do t’iu lenë hapësirë veprimi qarqeve të ndryshme ekstremiste islamike, që dëshirojnë aziatizmin e Kosovës. Kosova është tokë Shqiptare.
Ramush Haradinaj i nevojitet Kosovës, ku së bashku me Administratën e re Amerikane, dhe me përkrahjen e Gjermanisë dhe shtetetve tjera mike të shqiptarëve, do të bëhen ndryshime rrenjësore, në politikën e Kosovës. Ndalimi që i bëhet Ramush Haradinajt që mos të marrë pjesë në Inaugurimin e Presidentit të ri të Amerikës, Donald Trump, është një veprim amatoresk politik i atyre qarqeve, që e kanë planifikuar këtë ndalesë. Të gjithë shqiptarët kudo që gjinden, duhet të përkrahin fuqishëm Ramush Haradinaj, Komandantin e vërtet të UÇK-së dhe Kryetarin e AAK-së.