Vëllim poetik i një thesari letrar me vlerë të çmuar për kulturën tonë letrare…

0
1007
Gjuha Shqipe

Shkruan Hasan Hasanramaj

Në vëllimin me titullin “Gjuha e truallit tonë” të poetëve tonë lexuesi gjen veçantinë, veti dalluese e poetizuar e autorëve të një shkallmimi të lartë dhe arrtës të artit të sotëm bashkëkohor të cilët me një gjuhë të thjeshtë, si pikësynim kanë objektivin deri te depërtimi në botën shpirtërore të lexuesve, nëpërmjet ndjenjës shpirtërore të shprehur në poezitë e librit të botuar.

Në sallën e Institutit Albanologjik në Prishtinë – në pranin e dashamireve të fjalës së shkruar dhe të mysafireve nga Kosova, Shqipëri dhe Maqedoni u bë promovimi i veprës me titullin “Gjuha e truallit tone” – ku me poezitë e tyre u përshi poetet nga të gjitha trojet stërgjyshore, e përgatitur nga autoret e librit Fasil Currit dhe prof. Zymer Mehani.

Në pjesën e dytë të këtij promovimi u mbajte ora e madhe letrare, ku para të pranishmeve me poezitë e tyre defiluan poetet e të gjitha moshave nga anetë e ndryshme të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë. Këngëtari i muzikës folklorike nga Shkupi – Tahir Seferi me shokun e tij të jetës- çiftelinë për publikun pranishmit ekzekutoi tri këngë folklorike për të cilat u përshëndet me duartrokitje të gjata. Recensenti Milazim Kadriu duke u bë fjalë për këtë libër në mes tjerash theksoi së kjo vepër e këtyre dy letrareve është një vepër e krijuar e përkushtuar nga krijuesi, por mos të harrojmë, mike e miq të penës se: “vepra në fjalë është një zgjedhje kohë për të dalë në dritë, ndoshta e vonon ndonjë faktor jashtë letrar dhe pse jo edhe letrar, por megjithatë kjo vepër e gjen shtegun për të dalë në dritë”.

Në vëllimin me titullin “Gjuha e truallit tonë” të poetëve Fadil Currit dhe prof. Zymer Mehani lexuesi gjen veçantinë, veti kjo dalluese e poetizuar e autorëve të një shkallmimi të lartë dhe arrtës të artit të sotëm bashkëkohor. Bashkautorët, me një gjuhë të thjeshtë, si pikësynim kanë objektivin deri te depërtimi në botën shpirtërore të lexuesve, nëpërmjet ndjenjës shpirtërore të shprehur në poezitë e librit të botuar.

Efektet e entuziazmit e kanë bërë librin me më shumë larmishëm, pasi krahas përsiatjeve dhe paraqitjes së poezive, është realizuar edhe sinkronizimi me përçim të mesazheve shumë bindëse për lexuesin.

Këtë vëllim poetik e ngritë edhe skalitja e mirë e vargut, por edhe liria e të shprehurit, andaj vargjet në këtë vepër rrjedhin natyrshëm, duke prekur edhe ndjenjat e shoqërisë së sotme në kahe e pozitive, duke u nisur gjithmonë nga preferencat e larta të edukimit, që edhe do të sjellin energji të reja pozitive te lexuesit. Këto shprehësi emocionuese në poezitë e krijuesve Curri dhe Mehani janë gjithëpërfshirëse për drejtimet e tilla të veçuara si: arsimim, edukim e kulturën si qëllim prioritare për lexuesit.

Vëllim poetik të cilin e ngritë skalitja e mirë e vargut, por edhe liria e të shprehurit … Libri si i tillë argumentohet edhe me arritjen e lartë të pikësynimit të bashkautorëve për bashkim mes lexuesve nga të gjitha trevat e atdheut tonë.‘’Vargjet së bashku me referencat e tyre poetologjike nga fillimi e deri në fund ngulmojnë për t’i bartur mesazhet edhe në ndjeshmërinë e botës së artit, si konstrukt i bashkautorëve, që me shumë largpamësi ndjekin gjurmët e konventës së traditës letrare’’.Vargjet e bashkautorëve, pra, janë të lehta për lexuesit, të ngrohta me filozofi e shumë të sinqerta.

Ja edhe disa shembuj nga disa poezi të këtij vëllimi të përbashkët të autorëve Curri-Mehani.
Në poezinë “Mendjendriturit” autori Fadil H. Curri u këndon aq bukur njerëzve të penës, shkrimtarëve dhe poetëve:

Çdoherë të përulur,
Por jo të nënshtruar
Çdo rresht e kanë
Si ari e margaritar,
Vetëm lexuesi i devotshëm
Mund t’i kuptojë!
Nektarin e diturisë
Ta thithë e ta mësojë
Nga mendjet e ndritura
Nga shkrimtarët tanë!
Apo në poezinë me titullin
’’ Duani librin’’: të autorit Curri
Koha ecën, s’kthen më prapa
Nuk ka kthim vërtet

Prandaj, shfletojeni dhe lexoni librin sot Sepse është mik dhe shok në këtë jetë!
Apo edhe në poezinë e autorit Zymer Mehani “Nëse doni ta dini”, ku aq bukur rrjedhin dhe thuhen në vargje mendimet:

Nëse doni ta dini
Për dashurinë time të shenjtë
Pyete gjuhën, nderin
E këtë atdhe të shtrenjtë.

Apo edhe në poezinë tjetër të autorit Mehani “Të thyhen…”, ku urtësia fton dhe fiton me virtytin dhe të bukurën:

Të gjitha ligësitë të thyhen gjithkund
Zënka dhe as grindje të mos ketë askund
Të thyhen të gjitha veset copë-copë
Veç virtyte njerëzit të kenë në këtë botë.

Është në interes të lexuesve të potencohet edhe një fakt shumë interesant dhe me rëndësi për librin “Gjuha e truallit tonë”, ku bashkautorëve me shumë urti u pëlqen kritika, sepse edhe ajo është art, por, ama, me një kusht, që të jetë një kritikë e ftohtë, e logjikshme, pa pasion e me analizë të mirë e të sinqertë, dukuri shumë e rrallë në artin e sotëm bashkëkohor.

Në disa vargje bashkautorët e ndajnë bashkë ndjesinë me dhimbjen, e kjo është edhe veçantia e artit

Tani më libri është i lexuesve. Librit i urojmë rrugëtim të mbarë deri te duart e lexuesve dhe tek të gjitha bibliotekat komunale e shtëpiake të lexuesve, duke u uruar lexuesve lexim të këndshëm, me shpresë dhe me bindje se ky libër me vlerë të lartë letrare do të hyjë në mendjet dhe zemrat e tyre, sikurse edhe qindra e mijëra tituj të tjerë të shumë kolegëve e kolegeve të penës anë e kënd rruzullit tokësor dhe në qarqet më të larta të letërsisë moderne letrare.

Bashkautorët kanë bërë një përmbyllje shumë të bukur me një thënie magjepsëse, në ballinat e pashme të librit, me vlerë në artin e sotëm letrar të popullit shqiptar dhe kështu e përmbyllin librin me një strofë mjaft të bukur e Thellë në kodrat e malet Të vendit e të parëve të mi Në trojet e Arbëri: Shqipëri Kosovë Lindore, Iliridë, e Çamëri Ulqin, Plavë e Guci Janë gurët e vendit të vëllezërve të mi!

Marrë në tërësi, ky vëllim poetik i bashkautorëve Curri-Mehani, është një thesar letrar me vlerë shumë të çmuar për kulturën tonë. Këtë vepër ne lirisht po e quajmë edhe univers letrar, sepse fillon me poezinë e ABC-së. Andajm shpresojmë që ky univers letrar i këtyre dy autorëve t’i pushtojë hapësirat mbarë shqiptare.

E dërgoi për publikim, Zymer Mehani