Sulme të ulëta kundër një ambasadoreje shqiptare

1
1183
Alma Lama

Arben Çokaj, 5 janar 2017

Këto ditë ma tërhoqi vëmendjen një kronikë e turpshme në Interaktiv – KTV kundër ambasadores së Kosovës në Itali, znj. Alma Lama. Meqë kur ajo u emërua si ambasadore, unë reagova në mbrojtje të saj, pasi akuzat e shpifjet që bëheshin nga grupi mediatik Koha.net, e më gjerë, m’u patën dukur të pabazuara dhe dashakeqëse në shumë plane. Prandaj po reagoj edhe tani, pasi po më duket si tepër e ulët, që një media në Kosovë, të ulë veten kaq poshtë, të shkelë parimet gazetareske dhe të vazhdojë ta sulmojë pa asnjë princip, e duke shpifur e fyer ambasadoren në fjalë.

E kam të vështirë ta kuptoj urrejtjen që ushqejnë pronarët e kësaj medie Koha, ndaj znj. Lama, aq sa ndërsejnë gazetarët e tyre (si në këtë rast, gazetarin Xhemajl Rexha) në sulme të banale kundër ambasadores. Ku qëndron problemi këtu, pse ata po përpiqen ta sulmojnë znj. Lama, pa asnjë kriter gazetaresk, logjik e të arsyeshëm? Duket se problemi qëndron disi më thellë, dhe po përpiqem të zbardh disa prej tyre, me idenë psiko-analitike, se duke e nxjerrë në dritë shkaqet e një neuroze, shtypje, që një person ka, neuroza mund të shërohet, sidomos kur nuk është neurozë obsesionale.

Faktet nuk i mbështesin shpifjet e fyerjet e Interaktiv KTV

Sa për dijeni, ajo që konsiderohet si “Tregëtia e vitit” nuk qëndron – është shpifje e dënueshme. Znj. Lama ka hyrë në sallën e Kuvendit në ditën kur u zgjodh presidenti Thaçi, por jo për të krijuar kuorumin e nevojshëm, pasi kuorumi sigurohej edhe pa atë në sallë, se ishin 83 deputetë gjithsejt që morën pjesë, e kuorumi sigurohej me vetëm 80-të deputetë. Nga ana tjetër, ishte kryetari i LDK-së dhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, që e propozoi znj. Lama për ambasadore, e jo presidenti Thaçi. Pastaj Alma Lama është ambasadore e Kosovës në Itali, e jo e Thaçit. Thaçi nëse nuk e dini ende, është presidenti i Kosovës, titullari më i lartë i këtij shteti të ri, që disa po punojnë me të gjitha mënyrat, që të mos e njohin. Arsyet i dinë vetë.

Znj. Lama si ambasadore e Kosovës në Itali, nuk ka dyshim se përfaqëson popullin e Kosovës dhe presidentin e vendit! Kështu që gazetari i Interaktiv KTV tregon injorancën e tij dashakeqe, duke aluduar sikur gjoja Alma qenka ‘ambasadorja e Thaçit’. Po ambasadorët amerikanë, përfaqësues të kujt janë në botë? Të Presidentit Amerikan! Pra, para se të bëni majmunëri primitive e absurditete logjike, përpiquni t’i mësoni disa gjëra, ta kuptoni realitetin dhe mos bëni rolin e sherr-budallait, si tufë injorantësh. Znj. Lama nuk mund të kritikohet si e paaftë për postin që ka marrë, prandaj KTV gjen arsye ta sulmojë ambasadoren, si përpjekje për të sulmuar presidentin Thaçi.

Ambasadori i një vendi është një përfaqësues i nderuar i vendit të vet, që duhet respektuar. Të sulmosh një ambasadore në mënyrë të ulët, pa fakte, por vetëm me shpifje e fyerje, është edhe tregues i mungesës së respektit dhe integritetit, që një gazetar apo media ka për shtetin e vet.

Komplekset e pamjaftueshmërisë së vlerave

Pronarët e grupit mediatik Koha, Veton e Flaka Surroi, janë pinjollë të ish-ambasadorit jugosllav Rexhai Surroi, i cili i shërbeu Jugosllavisë së Titos me devotshmëri. Ashtu ishte koha atëherë, dhe aftësia e Rexhait për t’u bërë ambasador ishte padyshim edhe një arritje e madhe personale për të, e për familjen e tij. Nuk duhet injoruar fakti, se familja Surroi ishte e privilegjuar në atë kohë, dhe fëmijët e Rexhait u rritën të distancuar nga populli halleshumë i Kosovës, e cila ishte një krahinë autonome, dhe një ndër rajonet më të varfëra, e të prapambetura në ish-Jugosllavi.

Ky diferencim i fëmijëve të ambasadorit në atë kohë me bashkëkombësit e vet, kultivoi me të drejtë shenja narcistike në karakterin e tyre, dhe ata ndonëse janë të zgjuar e të lexuar, nuk arritën të dalin mbi vetveten, dhe të japin kontributin që duhej për Kosovën e zhuritur, aq sa të fitonin besimin e popullit të Kosovës. Ata ishin elita shëtitëse, dhe përfituan edhe nga lidhjet që kishin me administratën jugosllave, e serbët nuk u dukeshin edhe aq të këqinj. Kështu mbaj mend Veton Surroin në atë kohë, që sulmonte pareshtur presidentin Rugova, dhe përpiqej ta vinte atë në lojë, duke bërë si më i zgjuar, ndërsa Rugova bënte përpjekje titanike për një Kosovë të pavarur. Pra, edhe pse i zgjuar, urrejtja ia dominonte arsyen Veton Surroit, i cili nuk u treguan i dobishëm sa duhet, për ta ndihmuar Rugovën në rrugën e tij.

Surroi nuk besonte se Kosova mund të ketë ndonjë kokë më të mençur se ai, dhe kjo prirje narcistike e bënte atë që të mos pranonte askënd mbi veten. Kështu që në shumë raste, edhe me të drejtë, pasi aftësia nuk u mungon, si Vetonit ashtu edhe Flakës, ata injoronin çdo lider shqiptar, që kishte reputacion e mbështetej nga populli i Kosovës, pasi ata ndienin rrezikun e hijezimit prej tij. Por kjo nuk e ndihmon Kosovën, përkundrazi e dëmton. Atëherë kujt i shërbejnë këto shkopinj në rrota?

Prandaj si duket, kur doli UÇK në skenë, duke i njohur liderët e saj të papërvojë, Surroi u vu përkrah tyre, me idenë se do të përfitonte më shumë prej tyre, se prej Rugovës, që ishte edhe më i ditur. Duket pra, se pavarësisht aftësive e njohurive që kanë, familja Surroi nuk arriti të fitonte simpatinë e mjaftueshme të popullit të Kosovës, për shkak, kuptohet, se ata i kishin shërbyer dikur komunistëve jugosllavë. Populli nuk mbështet gjithmonë njerëzit e shkolluar e të aftë, mbështet ata që ai mendon se bëjnë më shumë për të. Kështu që familja Surroi ndihet e prekur nga kjo mos-qasje e popullit të Kosovës ndaj tyre, e kjo nuk ka kaluar pa shkaktuar komplekset e pamjaftueshmërisë së vlerave ndaj tyre. Ata mendojnë se meritojnë më shumë! Por nuk po dinë të qasen…

Sulmet ndaj Alma Lamës, një orkestrim i kësaj natyre dashakeqe

Duke qenë se znj. Alma Lama vjen nga Shqipëria, për shkak të asaj ndjenje të brendëshme konkurrence, që Veton e Flaka Surroi kanë ndaj Shqipërisë, ata nuk mund ta pranojnë në mendjen e tyre shërbyese ndaj ish-Jugosllavisë, se një shqiptare nga Shqipëria merr një post ambasadoreje në Kosovë. Edhe në librin e tij, Ambasadori i Melkizedekut, Surroi vë në lojë Rugovën dhe shtetin në krijim të Kosovës, pasi autoritet për Surroin ishte vetëm jugosllavi, jo shqiptari, dhe kështu në këtë kontekst, pa asnjë precedent, ata sulmojnë një ambasadore të nderuar, pa fakte e argumente të besueshme, por vetëm me përgojime e shpifje, dhe habiten më pas aq shumë në narcizmin e tyre, nga reagimi në mbrojtje i znj. Lama, sa Flaka Surroi ka pafytyrësinë dhe kërkon edhe shkarkimin e menjëhershëm të saj. Por Flaka duhet të kujdeset më mirë, që të mbajë brenda rregullave gazetareske TV-në e saj, Kot TV, para se ajo t’i kërkojë llogari të tjerëve.

Të gjithë e dimë se shteti i Kosovës është larg një shteti modern e të standardeve Evropiane, se po të ishte ashtu, grupi mediatik Koha do të dënohej për shpifjet e fyerjet, që bëjnë kundër ambasadores Lama, por po del fatkeqësisht më shtetar Hashim Thaçi, se i shumë-dituri Veton Surroi, që për arsye që nuk dihen, synon të tregohet cinik e të tallet me shtetin dhe popullit të vet, shtetin e Kosovës. Këto ligësi si duket i ka nuhatur mirë populli i Kosovës, prandaj edhe nuk e kanë mbështetur Surroin në përpjekjet e tij politike. Prandaj ai nuk po mund të përmbahet tani, dhe bën si në shumë raste, rolin e një ngatërrestari. Duke sulmuar znj. Lama, grupi mediatik Koha synon të ndikojë presidentin Thaçi, pasi e marrin për budalla, dhe me këtë duan të fusin pykat e tyre të përçarjes e anarkisë.

Duke i parë këto fenomene negative në shoqërinë kosovare, ambasadorja gjermane Angelika Viets deklaroi këto ditë se në Kosovë “Krahas një vullneti të paktë të mirë, aty shohim shumë jokompetencë, mungesë të dijes rreth aspekteve të ndërlidhura dhe detyrimeve, shumë egoizëm, shumë dogmatizëm e kryeneçësi, indiferencë dhe komoditet, por herë-herë edhe qëllime jo të mira dhe destruktive.” Këto fjalë të rënda, duket se vlejnë edhe për mediat në Kosovë, si pjesë e një shoqërie që po vuan nga egoizmi, dogmatizmi e kryeneçësia dhe mungesa e respektit për ligjin e rregullat e përbashkëta. Prandaj, edhe kronika e Interaktiv KTV duhet konsideruar si një përpjekje destruktive, për ta dëmtuar Kosovën, diplomacinë e re të saj dhe presidentin Thaçi.

Publikuar në:

1. Gazeta Dita
2. Revista Drini


Gazeta serbe Borba, ku Surroi shkruante si në livadhet e veta 1993:
komentonte deklaratën e presidentit Ibrahim Rugova, i cili kishte thënë se shqiptarët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë, sepse i kanë pasur zgjedhjet e veta dhe me referendum e kanë deklaruar vullnetin e tyre për pavarësi.”
Tashmë gjatë kohë shqiptarët e Kosovës e kanë humbur iniciativën politike. Në vend të invencionit dhe kreacionit në sjelljen politike i kanë përqafuar vajtimet dhe të shikuarit në qiellin politik”, shkruante Surroi në këtë artikull. “Zgjedhjet do të mund të ishin mbase një ngjallje e frymës së sfidës dhe e demonstrimit të forcës”, thoshte Surroi në 1993, për mospjesëmarrjen e shqiptarëve në zgjedhjet e Serbisë, transmeton Republika.info.
Shikuar nga qielli – çfarëdo qëndrimi që të marrin shqiptarët në zgjedhjet serbe të dhjetorit – do të gabojnë. Dalja në zgjedhje do t’u krijonte një mosbesim më të madh se pavarësia e Kosovës është aty dikund, pas kthinës së parë të një konference. Do ta humbnin shpresën (e ndoshta edhe mundësinë), që, në atë kthinë historike, t’u çelë fati. Mosdalja i lë aty ku janë – në pozitën e vetëkënaqësisë së të folurit me vetveten, me gjithë vetëpranimin konsensual se kanë të drejtë”, shkruante Surroi për shqiptarët nga një pozicion i çuditshëm edhe në trajtën e tij të të shkruarit – shkruante nder te tjera Veton Surroisi ne gazetën e shkive, BORBA, Beligrad, Serbia !

1 KOMENT

  1. Arben,

    Te pergezoj per kete shkrim shumë te mire, lidhur me xhelozine shizofrenike te Flaka surrojogllut.
    Unë e kisha shtuar ne kete shkrim te juaj nje fakt lidhur me prindin e flakes Rexhai Surroi, i cili ne kontekstin kohor dhe te sistemit te atehershem, megjithate ka qene nje patriot i madh Shqiptar… ndersa ambasador e kane derguar ne Bolivi dhe Meksiko, me qellim ta eliminojne si faktor pozitiv. Sepse ne Bolivi dhe Meksiko, Rexhai Surroi nuk mund te i ndihmonte Kosoves.

    Ndersa sa i perket islamo-komunistit Veton Al Surrojogllu, ky person eshte nje person me xerro karakter, e sidomos me xero karakter kombetar. Ky themeloi degen e UJDI, per Kosove… qe ishte organizate per shpetimin e RSFJ! Ky ne vitin 2008 dhe 2009 loboi 9 muaj, qe Kosova te futet apo rrrraset aty ku nuk e ka vendin (Konferenca e vendeve islamike)!!!

    Pastaj ky se bashku me turkoshaken Flaka, qe mendon serbisht dhe shkruan shqip me primesa te medha otomanike jane antiamerikanet me te medhej te Kosoves, sepse Amerikanet e bene LIRINE PER TE GJITHE, E JO VETEM PER SURROJGLLET…
    Axha i saj dhe djali i axhes se Surrojogllu, e qe sot jeton ne Prizren …deklarohet si Tyrqeli!!!

    Ndersa kulmi i idiotizmit te Veton surrjogllut arriti kur ne nvitin 2014 e pagezoi femiun e tij ne fjuhe arabe Nuri!!! Ndersa prindi i tij Rexhai e pagezoi Vetonin ne Shqip ne vitin 1961!!! Kjo eshte dekadence personale e Vetonullah Al Surrjogllut…
    Ndersa Flaka eshte nje femer xheloze, qe xhelozon nese edhe dikush e ka gripin e ajo jo… sepse me vitet e “mireqenjes komuniste” gripin mund te e kishin vetem disa, ndersa sot te gjithë po e kane “gripin”. Hahahah….

Komentet janë mbyllur.