Pse qeveritë i shmangen Dukagjinit?

0
3663
Dukagjini

Gjin Musa, gazetar

Krahina malore e Dukagjinit, ka nji histori te lashte dhe te lavdisheme,po per fatin shume te keqe qe kure ndodhen ndryshimet demokratike, kjo zone eshte perbuzur nga çdo qeveri qe erdhi ne pushtet.

Ne çdo fushat elektorale premtime me these, po realiteti krejt ndryshe.
Tek lexoj me etje shkrimet e Luigj Shytit, Prel Milanit, Ndue Sanes e shume penave Dukagjinase, te cilet me dhimje e trajtojnë jeten e mjerueshme te kesaj krahine.

Thirrja kushtrim e nji djali te rritur ne Lezh po biri i Shoshit, i nji prej bajrakve te Dukagjinit, ai quhet Nikolin Guri, i cili me dore ne zemer ju drejtohet Dukagjinasve qe te investojn per ndertimin e rruges Prekal-BregLumi, nji thirrje qe vetem mbetet thirrje.
Angazhimi i biznezmenit Ndue Ftoni nuk mbushe vetem nji grop te vogel!pasi shpenzimet jane marramendese…

Çdo Dukagjinasi i linde e drejta ti paragjykoje te gjitha qeveritë, nji indiferentizem i papare! Asnji qindarkë investim per kete zone malore, asnji deputet apo minister nga kjo zone, kaq te “pazote” jemi ne Dukagjinasit?
Jo, jo politikë i ke hypur kalit s’prapthi, o korrigjoju ose deklerohu anti-Dukagjin.
z.Kryeminister, juve z Meta sa here keni shkuar ne zonen malore te Dukagjinit, pa le presidentin e republikes qe ase ne harte nuk besoj ta di se ku bie Dukagjini.

Po turp nuk pati qeveria tete vjeçare e Sali Berishes qe nuk beri nji investim ne rrugen e Dukagjinit, kur Berisha ishte “mjeshter” i rrugeve.
Rilibdja me Tom Doshin paten premtuar se rruga e Dukagjinit Prekal-Kir-Breg-Lumi do ndertohej sapo te vinte ne pushtet, nji mashtrim qe neser do ju kushtoje, te ndertohen saraje ne breg deti ka qeveria,te blihen makina luksoze,te shetitet neper vendet e botes, me parat e taksa pagueseve shqiptar.

Dukagjini eshte krenari e kombit qe sa ndytesira te politikes kerkojn te ja shuajn,po gabojn!Dukagjinin nuk e nenshtruan shekujt,jo ta nenshtrojn ndytesirat dhe hajnat te veshur me petkun e “Demokracis”.
Dukagjinit i ka fale natyra ato bukuri mahnitse qe bota doi kishte zili,kuse pushtetaret tane kerkojn shkaterrimin e gjithçkaje qe ka te beje me Dukagjinin.

Po politika dhe qeverit shqiptare e kane lexuar historikun e Dukagjinit?
Dukagjini dhe dukagjinasit janë të hershëm në histori si emër dhe si princa. Emri Dukagjin përmendet që në fund të shekullit të VII, sipas testamentit të Gjon Muzakës të vitit 1510. Ai e çon burimin e Dukagjinëve deri në Trojë. Luftuan në Bosnje-Hercegovinë, ardhur e vendosur në Arbëri, nga Franca(axhuinet)

Emri Dukagjin rrjedh prej emrit të të parit të një dinastie princore, Gjin Tanushi. Gjin tanushi, në vitin 1281, fitoi titullin e lartë “Duke”. Nga Dukë Gjini, morën mbiemrin pasardhësit e tij dhe teritoret që sundoheshin prej kësaj familje, moren emrin Dukagjini, kurse banorët u quajten dukagjinas.

Në shekullin XIV-XV, fisi i dukagjinëve arriti apogjeun e tij me Lekën III, bëmat e të cilit, si prijës ushtarak përkrah Gjergj Kastriotit, qenë të përmendura.

Në mënyrë të veçantë emri i tij lidhet me drejtimin e forcave ushtarake arbërore kundër turqve, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, me të drejtën zakonore arbërore (Shqiptare), të kodifikuar dhe të saksionuar në “Kanuni”, që mban emrin e Lekë Dukagjnit.
Me pushtimin turk (osman), Dukagjini kthehet në sanxhak, dhe emrohet sanxhaku i Dukagjinit.

Toponimi “Dukagjin”, Dukagjini i sotëm, nuk ka dale shpejt, Deri në fundin e shekullit të XIX, udhëtar, studiues, shkencëtar, e tjerë nuk e përdoren fare ketë toponim, për atë territor që sot quhet Dukagjini. Popullsia me shumicë, veçanarisht në Shalë, Shosh e Mertur, pëbëhen nga popullsi që erdhi nga krahu i majtë i lumit te Drinit, nga banorët e trevës së Pukës, rrjedhojë e luftës dhe raprezaljeve në gjysmën e parë të shekullit të XVII, që çoi në çarjen e popullsisë etnike dhe hapjen e rrugës Shkodër-Pukë-Prizren. Kjo popullsi ruajti dhe ruan origjinen e prejardhjes nga territoret e Principatës së Dukagjinit.

Pulti është shumë i hershëm, shumë më i hershëm se sa Principata e Dukagjinit. Pulti, shtrihej në hapsirën: Në Veri deri në Plav, në Lindje deri në kufi me Prizrenin dhe ku bashkohen lumi i Fanit te Madh dhe Fanit te Vogel, në Jug deri në kufi me Lezhë, dhe në Përëndim, perfshi luginen e Cemit. Ky territor, nga disa të huaj, ka ketë emrim që nga shekulli i II. Kalatë apo qytezat, që njihen sot, si: Mauriqi(Dakaj), Plani, Kiri, Mgulla, Molla, Kabashi, T’pla të Krasniqes, Anikena, Varkuni, Lopçi, Shati, Deja, Sarda(Shurdhahu), Gradeci, Mokseti, e të tjerë, në të cilat kanë mbetur pak mbeturina, janë që në kohën e romakëve, mos me heret(Ne vitin 2007, ne fshatin Theth, eshte zbuluar nje vendbanim i kohes se Bronxit, ndoshta dhe 3 000 vjet para l. Krishtit), të cilat tregojnë për qytetërimin e banorëve të kësaj shtrirje gjeografike dhe përpjekjet e tyre për të ruajtur lirinë.
Pulti ishte i ndarë në dy pjesë. Pulti i Vogël, ose i Poshtëm, ose Pulatum Minorum(Inferoir), herët me qendër në Sarda(Shurdhah). Pulti i Madh, ose i Epër, ose Pulatum Maiorum(Superior), herët, ne qendër në T’pla të Krasniqes.

Dukagjini ne vitet e sistemit komuniste ishte shume mai perkrahur, u ndertuan shkolla te mesme, kuadrot e dale nga Dukagjini kane spikatur per urtesin dhe profesionalizmin,dukagjini ka nxjerre prof,dekan,Aviator oficer te larte, specialist nga te gjitha fushat e jetes,kishte shendetesi me nji sherbim per tu patur zili.

Ne monizem u ndertuan rruge ne Dukagjin te cilat mirmbaheshin po nga shteti.
25 vite “demokraci”25 vite mjerim dhe shkaterrim i dukagjinit,nji vend malor po nji vend perradhore,nji vende qe prodhon dhe kultivon bimet bujqesore,arrat dhe geshtenjet dhe lajthit,bime medicionale,nji vende qe vete dora e zotit e ka veshur ne gjelbrim dhe uje te bodhshem,ne kete zone aty ne Nderlysa eshte ndertuar nji termocentral elektrik qe furnizonte Shkodren me energji,sote kjo zone vuan per energjin elektrike.

Turizmi dhe alpinizmi jane dy fusha qe ne Dukagjin duhet te kethehen ne vende punesimi dhe te perferuara per turistet e shumet qe Thethin e kane si nji diçka te shejte.

Pushteti lokal i prefektures dhei bashkis Shkoder flen gjume,a thue se Dukagjini nuk eshte pjes e territorit te Shkodres dhe besoj edhe i hartes shtetrore.

Me cilin autoritet doi drejtohen, votueseve Dukagjinas socialistet dhe demokratet?
Me ç’fare gjuhe do ju flasin qeveria Rama malsoreve Dukagjinas, kure nji qindarke nuk eshte investuar per infrastrukturen, jeta e atyre pake Dukagjinas qe jetojn ne ato alpe eshte teje e veshtir, siguria per jeten, ne meshir te fatit… sherbimi shendetesor ç’fare do beje ne Dukagjin kur nuk ka nji rruge automobilistike qe ambulanca te udhetoj drejt spitalit te qytetit te Shkodres… nji lindje e veshtir,nji aksident,po ne te gjitha keto raste si do veprohet?Ka qyteti i Shkodres nji helikopter per nevojat e emergjences prefektura e Shkodres dhe bashkia Shkoder dhe Malsi e Madhe….kjo eshte jeta e mjerimit.

Po ajo qe vret shume eshte indiferenca e shtetit!!!
Pse?i frigohen malsoreve Dukagjinas pushteti aktual, nuk paaska Dukagjini nji intelektual te arsimur per ta perfaqesuar ne parlament, nuk paska Dukagjini nji mjek apo nji agronom qe te jete minister? Po turp a keni si te majte dhe te djathet, nuk afroni djemet dhe vajzat e Dukagjinit ne dikasteret shtetrore, ju trembeni se jane te zgjuar dhe besnik,apo ju vlejn ma shum deputetet me diploma, fallco qe nuk lexojn dote ate qe shkruajn vete.

Spitali, Breg-Lumit të Shalës…

Fushata zgjedhore po afron,Dukagjinasit duhet ti thon jo me voten e tyre te dy krahve politik, mjafte me rrena tash 26 vite, Dukagjinasit te bahen barrier e votes, te mos pranojn te hapet asnji qender votimi pau realizuar premtimi, ndertimi i rruges kushti themeltar, Dukagjinasit ta bojkotojn fushaten elektorale, deputeti te jete Dukagjinas, jo i derguar i Saliut dhe i Rames… tani ka ardhur momenti qe forca, inteligjenca, burrenia e malsoreve dhe malsoreve te Dukagjinit te perbadhet me fetyren e mashtrimit preje 25 vitesh te partive dhe qeverive te majta dhe te djathta.