PSE ANSAMBLI TREVA U PERZU NGA TEATRI NE BUNKER?!

0
1398
Prelë Milani

Prel Milani

Ky ansambël ka 14 vite qe me sakrifica përkushtim, guxim është rritur dhe ka marshuar duke krijuar një traditë në jetën kulturore te qytetit tone. Si intelektual dhe krijues kam qene dashamirës dhe gjithë kritikat dhe oponenca ime ne lidhje me shfaqet e tyre kanë qenë nga dashamirësia ndonëse e di se nuk i kanë pare plotësisht në ketë prizëm. E di se me sa shume mundim e kanë gjetur rrugën per hyre ne Teatrin “Migjeni”. Paragjykimet dhe dashakeqësia, (jashtë kritereve artistike) ka bere që të jenë mysafirë te pa dëshiruar kur duhet te ishin të mirëpritur pasi veç i sollën pak oksigjen këtij tempull ka vite është në agoni.

Puka, Fushe Arrzi, Lezha Bureli, Va Dejsi të gjitha Bashki me Pallat ose Shtëpi Kulture te trashëguar nga e kaluara të kyçurave nga një kolkoz të ndryshkur pa as një shfaqe pa as një spektator, por me ndere me thanë me Drejtorë Kulture të kollarisur. Komuniteti Dukagjinas jo vetëm pa as një përfaqësim politik, por as në Sektorin e kulturës ne Bashkinë Buellice, por në antiteze nxjerrë një gazetë periodike kulturore te vetën ne Qarkun e Shkodrës, boton çdo vit libra letrare, shkencore e publicistik disa here me tepër se sa botojnë së bashku Puka, Burreli,Fushë Arrëzi, Burreli, Hasi, Kuksi (dhe per këtë jam dëshmitarë).

Nga ky komunitet ka dalë një Asambël me disa emra që i kalojnë kufijtë e Shkodres me një biografi të pasur shfaqesh suksesësh.
Ky komunitet e ndjek me dashuri Ansamblin të vetë të cilin e mbajtur, ushqyer ngrohur me duartrokitje.Për çudi këtë vit nuk pati vend në Teatër apo u përzu ?!

Fakti ishte se “Treva” përfundoj në Pallatin Sportit i cili mund te jete bunker strehues i mire por per një koncert muzikore është një shëmtirë. As ansambli Treva aq me tepër publiku dukagjinas nuk e meritonin te përfundonin ne një tunel betoni në një temperature -5 grade. Organizatorët me mire ta bënin ne shesh se aty ku benë. Spektatorët e zjarrtë nuk duhej të kishin shkuar ne atë gavixh betoni.

Ndoshta duhet thirre bujarisë dukagjinase që te bej edhe “Një Shtëpi Kulture” ashtu siç beri dy munomentet e Camajt dhe M.Shpendit, ashtu siç po përpiqet te beje edhe rrugën Prekal – Breg Lumi.

Po atëherë me thoni çfarë dreqin duam që jetojmë në ketë vend.?!
Jemi totalisht njerëz pa atdhe ne tokën tonë!