TAHIRAJT – të djegur nga piromanët
Ismet TAHIRAJ
DITËT E PA HARRUARA TE LUFTËS
KUJDES LUADHEVE E MALEVE
– Qershor ’99 –
Ngarend një poet
Nëpër rrënoja
Duhet pasur kujdes
Se prapë ringjallet mordja.
Nga një duvar
I rrokullis gurët
Pas njerëzve te vrar’
E paskan kallur
Lahuten e Malcis’
Dhe Kanunin e bekuar.
Kujdes me gur’t nën rrënoja
Se vjen vdekja serish e tillë,
Në vend te pusive, te zë hataja
E te bluan si mielll.
Përveç çatis’ se djegur
Gjithçka kanë marr’
Dhe sepaten e ndryshkur
Atje tej therrave n’arë.
Kujdes luadheve e maleve
Se mbinë pa pritur
Mordja e përdal.
NJË FILIZ DOJA TE KAM
– Prill ’99 –
N’cep te oborrit
Mbolla një kajsi
Doja te ishte një filiz
Trung qe jep hijeshi e freski.
Por erdhen ata, qe e shkulen
Dhe menduan, ç’menduan harbutet
Nuk gjeten kacidhe as ari
(si ju kishte rrejtur, mendja e tyre)
Deri n’gju ishte bërë grop’ varri
Dhe dita kishte shejtanin e vet
Qe kallte shtëpi e tok’n për se gjalli.
N’oborrin tim doja te kisha
Nga ky filiz, puhi
Të ç’malllem me te mijet
Dhe miqët e halllallit.
Po filizi ishte thar’
Po s’ishte tharë akraballleku.
EDHE ASHTU DOLEN…
– 22 mars 99, Dita e Bajramit –
Po vinin tek ne, po vinin
Nga xhedeja
Hordhit e gëzuara
Ulurinin si çakej
Mbin kudo mbinin
Mbinin si kërpudhat.
Po sa hyn’ ne fshatin tonë
Me këng’n e tyre triumfi
Te zbazur e gjeten pa njerëz
Si dikur ne Ditë turku.
Vranë qent’ sa u shfryen
Dhe rrjepen viça
Mbi tremijë libra
Mu dogjen me shtëpi
E hidhnin librat shkëndija
,e shk’ndija
Vet e bekuara LIRIA.
Rrembyen çka gjeten
Rrembyen dhe ashtu dolen
Te fytyrë te nxirë, veten e nxoren…
PO S’ERDHE TI…
Udhë ta hapa poete
Qe të vijsh – ta dijsh
Po nuk erdhe
Spira do ti bëjë
Bardaket e çajit
Toka do te përmbyset.
Doja ta kemi
Ama te kemi se bashku
Një djalë
Etja me ka marr’
Ta trashgoj mençurinë
Si flaka e gjall’.
Po s’erdhe ti
Do te mbetet i thyer
Ky gardh
E shirat qe shajnë prapësht…