AH… JETË!
Ah Jete!!!
Kjo jete!
sa interesante je o jete
njerëzit ndryshojnë si nata me diten
per nji privilegje, per nji kolltuk…
harrojn ata qe kane per rrethe,
po, po harrojne vertetë
biles te shofim me nji perçmim
sikur ti nuk je ai qe ishe deri dje…
ah o jete sa pa drejtesi
mbarte ne vetevete!
njerz te neveritshem, te pa asnji morale
i vure ne kolltukun e pushtetit…
tani keta s’preken me pupel
jo s’ke force ti takoshe, ti salutoshe
kure deri dje ndanim kafshaten e bukes
ishim te beses, te shoqeris se sinqert
ah mori jete!
Po si na prishe keshtu?
sot vret i vllai te vllan
vret djali baben
shitet ndera dhe besa
po, per nji kolltuk qe ka nji emer Turpe.
Po a ishim ne qe nuk guxonim te hapnim goje
po a ishim ne qe s’njinim krimin ase drogen
Po si u trasformuam keshtu?
jemi kethyer, qe s’dua ta permende…
dikur ne miqe e shoke te vertet
sote shokun e ke vetem per kulet
po pat pushtet apo grue te bukur
per ndryshe mbetesh i perbuzur…
Ah mori jete
Te jape nji name te pa shoqe, nuk dua
Nga njerz bujare e zemer gjere
u kethyem ne ujqer dhe vrastar,
nga besnik te bukes dhe te fjales
u tretem ne jeten e pisdhekut
ne boten e shpifjeve, smirezisë dhe urrejtjes
Jete te lutem na korrigjo
na beje te vlefshem, na beje Shqiptar te vertet
te falim hasmerit, te shterngojmë doren e pajtimit
te jemi te dhimshem per njeri tjetrin
Nuk ka shume jete, ka vetem nji jete
jemi te bijet e vdekjes, te vdesim Shqiptar.
Gjin Musa, gazetar, Romë: 2/01/2017.