Bota dhe Kosova në vitin 2017?!

0
778
Skënder Mulliqi

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Viti 2016 do të mbetet në kujtesë të njerëzimit për shkallën e lartë të rrezikshmerisë së paqës botërore, për shkak të shumë akteve terroriste të cilat ndodhën sidomos në Evropë. Terrorizmi dhe diktatoret janë bërë barrë e rëndë e njërëzimit. Botën në vitin 2017 e presin sfida të mëdha. Në planin gjeopolitik në vitin 2016 patëm Brexit të Anglisë, dhe fitorën senzacionale e do të thosha të Donald Trump-it për president të Amerikës. Kaptinë e veçantë e të gjitha ngjarjeve të nivelit botëror ishte lufta në Siri ku implikuan shumë palë, Rusia dhe Irani i dolën në krahë dikatorit Bashar Al Asaadit, dhe lufta e përbashkët kundër organizatës terroriste ISIS. Amerika dhe bota demokratike janë kundër çdo terrorizmi, por ajo çka në pamë, dhe ate çka përjetuan njerëzit në Siri ishte tmerri i këtij shekulli. Spastrimet etnike sollën edhe problemin më refugjatë, lufta kundër caqeve civile të regjimit të Asadit dhe implikimi ushtarak i diktatorit Putin në gjithë këtë ishin kaptinë e veqantë e luftës atje.

Lufta në Siri e zhveshi edhe një herë tjeter hegjemoninë rusomadhe dhe e lakuriqësoj dikatorin Putin para botës demokratike. Reformat në Itali dhe disa ngjarje si në Bullgari dhe Moldavi kur në krye të këtyre shteteve erdhën përsonalitete të reja politike, e kan kthyer në derën e hapur të Evropës demokracinë e mirëfilltë. A do të kemi reformat të mirëfillta në vitin vijues dhe si do të rrjedhin ngjarjet kur bëhët fjalë rreth mobilizimit të botës demokratike në luftë kunder çdo lloj terrorizmi dhe intensifikimi i luftes kundër çdo diktature të madhe ose të vogël siq i kemi regjimet diktatoriale në Siri dhe në Rusi. Në fund të vitit që e lam mbrapa ishim dëshmitarë të acarimeve të mardhënieve Amerikë–Rusi për shkak të luftës në Siri por edhe për shkak të dominimeve edhe në planin gjeostrategjik. Deri diku diktatori Putin arriti që të ngritet mbi presidentin amerikën Barak Obama, i cili nuk u tregua së është lideri numer një në botë.

Putinit iu la terren i hapur veprimi si në Gjeorgji, Krime dhe Siri. Kjo edhe bëri që Obama automatikisht të bie në plan të dytë përgjatë mandatit të tij të dytë si president i Amerikës. Së çfarë do të jetë qasja e presidentit të ri të Amerikës, karshi gjithë këtyre ngjarjeve të trashëguara mbetet të shihet pas 20 janarit kur Tramp edhe zyrtarisht vjen në krye të shtetit më të fuqishem në botë. Së a do të mbesin vëtem përfolje apo ka shumë çka të vërteta në tregimet rreth ndihmës së Putinit, që Tramp të fitoj karshi Hilari Klinton, apo të do kemi një situatë krejt të re politike në botë, na mbetet të shohim. Një është e vërtetë e pa mohueshme së as Trump dhe as Putin nuk kan mundësi që të lëshohen në ndonjë aventurë e cila do ti rrezikonte interesat e shteteve të tyre.

Se a ka filluar vërtetë Lufta e Ftoftë më dëbimin e shumë diplomatëve rusë nga Amerika, dhe si kundër përgjigje dëbimi i shumë diplomatëve amerikan nga Rusia, nuk është largë koha kur do të marrim përgjigje. Bota është vu në rrezik të një lufte të re ndoshta të përmasave botërore për shkak të grumbullimit të shumë problemeve ekonomike, rritjës së popullatës, shfaqjës së furishme të terrorizmit si dhe luftës në Siri, të cilës nuk po i dihet ende fundi. Së çfarë do të jetë roli i Amerikës karshi Kosovës dhe shteteve te rajonit, shumë do të mvaret nga sjelljët dhe veprimet e regjimeve në Ballkanin Perëndimor.

Amerika ka investuar shumë në këtë pjesë të botës, dhe sigurisht së nuk do ti lëshoj pe hegjemonizmit serbo-rusomadh që ka marrë hovë pikërisht në vitin 2016. Fotografia e botës e cila po ndërtohet sipas shumë modeleve nuk na fletë shumë për qëndrueshmeri politike dhe për qëndrueshmeri ekonomike. Gjithnjë e më shumë janë duke u rritur paknaqësitë qytetare në regjimet e tyre, të cilat regjime janë bërë tashmë pengesë e proceseve pozitive. Ne vitin 2017 do të kemi zgjedhje në Gjermani, në Francë e në disa vende te tjera. Gjithnjë e më shumë popujtë e shumë shteteve të botës janë në kërkim të jetës më të mirë, janë në kërkim të gjetjës së elitave politike të cilat punojnë për interesat e tyre, e jo vetëm për realizimin e interesave vetjake siq po ndodhë. Çka na pretë në fakt në vitin 2017?

A do të bëjnë ndonjë pakt Putin dhe Trump? Se si ky pakt apo marrveshje do të reflektohet në Ballkan ? A do të dalin opcionet e reja në tavolinë siq po përfolet për formimin e Serbisë së Madhe, Kroacisë së Madhe dhe Shqipërisë së Madhe, ka zgjuar interesim në opinion. Së çfarë do të jetë politika amerikane karshi Maqedonisë më probleme të pa zgjedhura etnike, pastaj edhe karshi të gjithave shteteve të dala nga ish-Jugosllavia është një pyetje shumë komplekse, e cila mund të këtë një përgjigje jo shumë të parashikueshme për njohësit e rrethanave politike. Kosovën e presin gjithashtu sfida të mëdha për shkak të gjendjes së keqe ekonomike, krizës institucionale politike që shumë kohë.

Një kaptinë e veqantë e gjithë këtij konglomerati politikë është fillimi i punës së Gjykatës Speciale, e cila më gjasë do të fillon më arrestimet e të dyshuarve për krime lufte. Gjykata Speciale ka inxitur në një formë apo tjetër luftën speciale të ish pjestarët e UÇK-së. Tjetër. Me gjasë përveq zgjedhjeve lokale do të kemi edhe zgjedhje të pa rregullta nacionale, të cilat zgjedhje deri diku do të kishin ndikuar që të kemi një klime tjetër politike shumë më pozitive. Të gjitha shtetet që gravitojnë në këtë pjesë të Evropës nuk e kan interesin e tyre strategjik dhe gjeopolitik të mbeten jashtë NATO-s, veç Serbisë e cila po luan më dy karta, më shumë po luan më kartën e Lindjës kurse kartën e Perëndimi e ka më shumë si formalitet…