Xhamitë – bunkerë ku kultivohet prapambeturi e errësirë

3
9254
Xhamia e madhe, Tiranë

Brenga e atyre që përpiqen të ndalojnë festimin e Krishtlindjeve e Vitit të ri, predikohet nëpër xhami, ndërsa u referohet grave e vajzave me shami të zeza arabe, a shami lara-lara anadollake, që i bënë këto ditë homazhe bredhit të Krishtlindjeve e zbukurimeve të Vitit të Ri, në Prishtinë e qytete tjera shqiptare.

Gani MEHMETAJ

Ti je mysliman, mos festo “festat e fundvitit“, është parulla që ka gdhirë në disa mjedise të Shkupit. Një grusht analfabetësh me mendësi të mesjetës së hershme arabe, që nuk e kuptojnë se koha e tyre ka perënduar, madje koha e tyre nuk ka qenë kurrë, përpiqen ta ndalin historinë e ta luftojnë qytetërimin si Don Kishoti që u sulej mullinjve të erës. Ata janë fatkeqësia e vetes dhe e shqiptarëve, ata janë në shërbim të djallit e të armiqve tonë historikë, ata për pak dinarë serb, lira turke e lira arabe janë në gjendje të shesin çdo gjë që është e shenjtë për shqiptarët, ata kanë çrregullime në tru, nëse e besojnë atë që e kanë shpërndarë, sepse shkruar e ka dikush tjetër, më i djallëzuar e më i mençur se ata. Ai e di qëllimin, por ata nuk e dinë. Ata janë vetëm mushka, që bartin plehra.

Myslimanët nuk i festojnë festat e kaurit” predikohet më shumë se dhjetë vjet nëpër shumicën e xhamive të Kosovës, të ndërtuara e rindërtuara nga Turqia anadollake e shtetet e mendësisë mesjetare arabe. Në Shkup e kam dëgjuar qysh me 1992 nga një miku im që tregonte se si hoxha i lagjes së shqiptarëve i kërcënonte besimtarët se po e festuan Vitin e Ri, zjarri i “xhehnemit” do t’i djegë. Të njëjtin kërcënim e thonë edhe hoxhallarët në Kosovë nëpër xhami, në portale elektronike e në rrjete sociale. Ata jo vetëm që kërcënojnë besimtarët e vet, por nxisin urrejtje fetare e përpiqen të nxisin luftë vëlla-vrasëse, sepse shqiptarin e besimit tjetër, apo shqiptarin që nuk i bëhet vonë për fenë i paraqesin armiq. Kush nuk është primitiv si ata, është armik.

Pjesë e madhe e hoxhallarëve pjellin armiq nga mangët, sepse vetëm kështu mund t’i mbajnë nën fré besimtarët tru shpërlarë, vetëm në atë mënyrë mund të jetojnë mbi kurrizin e tyre. Ndalesat e frikësimet janë motoja kryesore e predikimeve. Zotin e kanë bërë mjet frikësues, që t’i mbajnë nën fré besimtarët e dëgjueshëm si delet.

Me moton mos festoni Krishtlindjet e Vitin e Ri, vërehet shqetësimi i mercenarëve të Kosovës e të Maqedonisë, që lakmojnë paranë e huaj (turko-arabe), sepse shumica dërmuese e shqiptarëve nuk e përfillin këtë marrëzi, nuk duan t’ia dinë për kërcënimin. Sivjet festuan si kurrë më parë Krishtlindjet të gjithë shqiptarët. Nuk mund të kaloje nëpër sheshin kryesor nga turmat e të rinjve, po edhe të moshave të tjera. Po ata shqiptarë po bëhen gati ta festojnë edhe Vitin e Ri. Prishtina me zbukurime e festime nuk dallonte nga kryeqytetet evropiane. Prishtina u dha grusht myslimanëve, që i ka shkel koha.

Por, shqetësimi i islamikëve është aq më i madh, kur vërejnë se edhe gratë e vajzat më shami të zezë arabe në kokë i gëzoheshin bredhit të Krishtlindjeve, në Sheshin “Nëna Terezë”, duke i bërë homazhe dhjetëra herë në ditë e mbrëmjeve romantike, duke iu mrekulluar zbukurimeve të qytetit për Krishtlindje e për Vitin e Ri. Dilni në Sheshin “Nëna Terezë” të Prishtinës dhe do të shihni gra e vajza me shami të zeza si asnjëherë tjetër. Bredhi i Krishtlindjeve e zbukurimet e Vitit të ri i joshin veçanërisht.

Prandaj, këtu nxjerr krye zemër plasja e islamikëve më parullën “Ti je mysliman, mos festo…” , kur shohin se edhe lloji i tyre u gëzohet dritave farfuritëse të kryeqytetit për Krishtlindje e Vitin e Ri, prandaj islamikët me zemër plasje përpiqen që së paku t’i bindin gratë e vajzat më shami të zeza e shami lara-lara anadollake të mos festojnë, ose të paktën të mos shëtisin aq shpesh nëpër Sheshin “Nena Terezë” këto ditë festash. Nuk janë të pakët as burrat e majmur me mjekra vehabiste, që i kënaqen bredhave e zbukurimeve. Janë njerëz edhe ata, nuk janë beduin që t’u gëzohen rërës së shkretëtirave e gamileve (deveve).

Kjo mendësi e përpjekje për ndalim të festave-Krishtlindjeve e Vitit të Ri është kultivuar nëpër xhami, ndërsa xhamitë janë shndërruar në bunkerë, që duan ta pengojnë qytetërimin, ta ndalin historinë, të izolojnë shqiptarin nga bota, ashtu sikurse bënë bunkerët e Enver Hoxhës, që u ndërtuan jo të pengojnë futjen e armikut brenda, po të pengojnë depërtimin e qytetërimit evropian e lirinë brenda. Xhamitë bunkerë kultivojnë paranojën ndaj qytetërimit evropian, ndaj “kaurit”, ndaj çdo gjëje të mirë, ndërsa e nxisin frikën ndaj lirisë e demokracisë, duke u përpjekur të kultivojnë errësirë e prapambeturi.

Bunkerët e Enverit krijuan shumë andralla, e ndalën Shqipërinë gati pesëdhjetë vjet, por përfunduan për faqe të zezë. Xhamitë – bunkerë këtë fat do ta pësojnë, megjithëse një çmim të xhamive – bunkerë do ta paguajmë dhe po e paguajmë përditë.

3 KOMENTE

  1. Z. Gani,

    Muslimanet e Kosoves e kane te ndaluar te festojne edhe diten e flamurit, diten e pavaresise se Shqiperise, sepse sipas Muslimaneve te Kosoves dhe Shqiperise keto janen festa anti-otomane… ose anti-muslimane. Me anene tjeter, un i mbeshtes te gjithe muslimanet e Kosoves qe kurrrrrë mos te festojne festa Shqiptare, por vetem festat e tyre islamike le ti festojne. Per mua do te ishte ofendim madhor, nese nje Musliman e feston diten e flamurit Shqiptar 1443… Ose diten e pavaresise 1912… sepse muslimani duhet te jete musliman, dhe SHQIPTARI DUHET TE JETE SHQIPTAR.

    FATMIRESISHT ASNJE musliman nuk eshte SHQIPTAR, dhe asnje SHQIPTAR nuk eshte musliman.

    Sepse religjioni islam i ndalon kombet, rrjedhimisht ndalon kombin SHQIPTAR… edhe mire qe eshte ashtu, sepse ne SHQIPTARET duhet te identifikohemi si SHQIPTARË… e jo si beduinë apo otoman mongolez…

    • Sa i mjerë që qenke në të menduar mer djalë…
      Fatmirësisht çdo shqiptar është musliman, të cilët ta mundësuan ty që ti sot t’i ofendosh në një form të lartë të idiotisë…të lumtë…

      Shënim: Studiuesi i njohur egjiptian, Hamed Abdel-Samad, i cili e ka pas mësuar Kur’anin përmendësh, se ka qenë i biri i një imami në Egjipt, por tani është një ndër mendjet e ndritura, kritik i madh i marrisë, që e kazëvendësuar besimin me dije, e jo ende tru-pjerdhur si ti. Ai ka shkruar librin në gjermanisht “RËNIA E BOTËS ISLAMIKE”. Në kapitullin 6 të librit, ai shkruan nëntitullin: “Industria e xhindosjes – ose: Unë jam mysliman, prandaj jam i ofenduar”. Me këtë ai tregon se të jesh musliman, je gjithmonë si ti i ofenduar. Nuk kanë rëndësi rrethanat e arsyet, mjafton të vraposh pas veglave të Muhos, dhe tureçkat përpjetë gjithë kohën, sikur bota u ka borxh ju, për paaftësinë tuaj për të kuptuar dhe dështimin në jetë! Dhe ti si duket nuk je kosovar, por musliman i Kosovës… /AÇ

Komentet janë mbyllur.