Poezi nga Musa I. Ahmetaj

0
907
Musa Ahmetaj

MUSA I AHMETI, POET

Nji cikël me poezi në prag të Vitit të Ri 2017. Urime z. Musa I. Ahmeti…
/Gjin Musa, gazetar

KONFERENCË PËR MEDIA

Tërë vitin që shkoi
Gazetarët u shqelmuan
Tashti në fund të motmotit
Në kokteje u ftuan
U ftuan shumë gazetarë
Madje dhe me kamera
“Për këtë vit të sukseseve
pa hajni dhe pa afera”
Ju gazetarë të nderuar
Fare nuk e keni ditur
Se kemi prodhuar me bollëk
Hudhra dhe qepë pa ujitur
Unë në dikasterin tim
Kurrë nuk kam qenë në zgrip
Jam më i merituari
Që te ne s’ka pasur grip
Shkenca dhe arsimi
Gjithherë kanë vlera
Në këtë qeverinë tonë
S’ka më diploma të blera
Kulturën dhe sportin
S’ka instrument t’i matë
Kafenetë e qytetit janë plot
Për çdo ditë e për çdo natë
Është një e vërtetë
Vizat janë bërë problematike
Por vitin e ardhshëm
Marrim pasaporta diplomatike
Në ministrinë time
Nuk ka pasur avashllëk
Edhe pse serbët s’paguajnë
Rrymë kanë me bollëk
Ministria ime e vogël
Nuk është vetëm për fukara
Për ushqime dhe për pije
Vallë, a duhen para?
Paratë e buxhetit
Si në kuletë i kam ruajtur
Për to kam menduar
Edhe kudo që kam bujtur
I madh e i vogël e dimë
Fukarallëku na mbyti
Qeveritarët tanë thonë
Me suksese përfundoi viti!?

Kongresi I parë

Sot lajmi mori dhenë
Madje në mëngjes
Shoqata e të korruptuarëve
Do të mbajë kongres
Kongresi do të mbahet
Madje në Sramboll
Me moton e vetme
Akoma nuk u bë boll
Do të zgjidhet kryetari
Kryesia patjetër në votim
Do të dalim me qëndrime
Planin e ri për zbatim
Si cdo kund fundviti
Rendi deomos e kërkon
Për (mos) suksesin e saj
Patjeter edhe I analizon
Qëndrimet tona që merren
Nuk do të mbesin vetë në letër
Per cdo eventualitet
Ju raportojmë herën tjetër ?!..

DHURATA!

(Ripostim)

Sporteli është mbushur
Me njerëz nga diaspora
Tash po e kuptoj unë
Pse më kruhet dora
Vërtet diaspora jonë
Ka një rini te mirë
Madje në mesin e tyre
Ka te tillë- dorëlirë
Njëri ma bëri me sy
Thash- nafakën e gjeta
Mendjen prore e kisha
Të më trashet kuleta
E nxorra nga rendi
E futa madje ne zyrë
Mbante doren ne xhep
Buzëqeshte në fytyrë
Unë e mbaj sekretin
Nga unë nuk dalin llafe
Më futi doren në xhep
Ju lutem sa për një kafe
Pastaj shpejt e shpejt
Punen edhe ia kreva
U pershendetem si burrat
Urdhëro edhe tjera hera
U gëzova pa masë
Nuk bëra shumë llafe
Nuk me dolen leket
Por sheqerka për kafe?!…