Kur shtetndërtuesit zëvendësohen më shtetrrënuesit?!

0
894
Hashimi - Ramushi - Jakupi

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Gjëja më e keqe e cila ka mundur ti ndodhë Kosovës së pas luftës ishte shfaqja e krimit të organizuar dhe shfaqja të vrasjëve për motive politike. Shumë herë deri më sot kam vu në spikamë dëmin e madh që ia shkatuan vendit krimi i organizuar dhe korrupcioni. Sherrët e mëdha të nisura nga struktuarat pushtetare edhe po bitisën keq e me keq për të ardhmën e vendit. Shumë kush i cili u katapultua në krye të partive kryesore politike dhe në krye të pushtetit mirë përfituan nga lufta.

Krimi i organizuar politik dhe krimi i organizuar ekonomik i sollën dhe janë duke i sjellur dëmë të mëdha Kosovës dhe popullit të saj. Këto struktura e kan pru gjendjën ekonomike buzë kolapsit, e kan pru gjendjën politike në kriizë të thellë, e kan pru krizën e moralit dhe e kan sjellur mos përgjegjësinë totale. Askush gjatë këtyre viteve nuk dha përgjëgjësi as morale për lëshime të mëdha politike dhe për lëshime të mëdha edhe të natyrave ekonomike zhvillimore. Tash pas 17 vitësh u lakuriqësuan si profiterë të luftës dhe si profiter të paqës. U pasuruan më mundin dhe djerën e popullit.

Vodhën, plaçkitën, uzuruan pronat shoqërore dhe po vazhdojnë më temp të pandalshem më abuzimet e mëdha e të vogla. Po e shkallmojnë shtetin dhe demokracinë e brisht më të gjitha proceset tjera të filluara. Nuk din as vet së qka kan nga pasuria e plaqkitur. Kanë formuar biznese më para të pista edhe jashtë vendit. Kan uzurpuar sistemet në tërsi më banda të shthurura kriminale. Janë duke e rrezikuar shtetësinë e Kosovës gjithnjë e më shumë. Po shesin territore të Kosovës sikur tua kishte lenë baba. Nuk flitet këtu më për atdhetarë dhe atdhetarizem. Kemi të bëjmë më grupacione politike dhe grupcione ekonomike të përfitimit.

Idealistëve dhe idealizmave iu ka ngushtuar shumë fushë veprimi. Po e shesin edhe të ardhmen e brezave të cilat po vijnë. Po na shkaktojnë qudi dhe keqardhje pse një popull i tërë po lejon të mashtrohet rregullisht nga një grup bandash në pushtet. Asgjë më tragjike për një popull nuk ka, së sa kur një kriminelë merr imunitet politik. Vetëm një popull dritëshkurtër dhe i pa perspektivë, do të pranonte që shtetformuesit t’i zëvendësonte me shtetrrënuesit. Gjatë 17 viteve kanë praktikuar kaosin duke u përgjëruar se do t’i mbajnë premtimet e panumërta kur të vijnë në pushtet, por kanë zbatuar paligjshmërinë, kanë krijuar klimën për rritjen e krimit dhe korrupsionit gjatë qeverisjes.

Kosovën e bën plaqkë, arsimin e kthyen në tregti, mjekësinë në kasaphanë, drejtësinë dhe gjyqësinë në qendra ankandi, ku drejtësia po shitet dhe është e ndikuar shumë nga politika ditore. Këta në krye të shtetit do të mbajnë përgjegjësi historike për dështimet në shtetformim dhe mirëqenje .Preferuan strategjinë e mafies politike së mafioz u treguan në shpirt dhe në veprime. Mafia e urrën sistemin e drejtësisë. Mu për ta mbrojtur veten nga aferat e krimit dhe të korrupcionit kan vendosur në qdo hallkë të pushtetit e veçmas në drejtësi ti zgjedhin njerëzit e vet. Konfliktët më të tjerët po i zgjedhin më dajak, kanosje e shpifje. Këtë të fundit e kan bërë tashmë zanat. Populli kur i fronsoi nuk e kan pasur të ditur së kan fronsuar marrezitë politike, nuk e kan ditur së i kan votuar matrapazët të cilët nuk e përfillen votën e sovranit.

Populli i cili nuk gjënë rrugë të drejtë të ecjës përpara, sigurisht së vonohet në të gjitha proceset, vonohet ti bashkohet familjës së madhe evropiane, vonohet edhe në histori. Dinjiteti dhe e ardhmja nuk do të ishte dashur të lejohet për asnjë qmim të nëpërkëmbët. Populli duhet sa më shpejt të shkëputet nga kalvari i regjimeve autokratike dhe të shkëputet nga njerëzit tiranik. Për 90 vite shqiptarët u tërhiqën zvarë për të dalë nga kaosi dhe robëria serbosllave. Dhe, sërish të sprovohet më kaosin politikë dhe ekonomik prej pushtetareve tanë, kjo në asnjë menyrë nuk justifikohet. Kthimi në kohën e fashizmit nuk i duhet popullit shqiptarë. Këtë kastë politike do të nematisë populli. Nëmen më të madhe do tia bante nese e largon më votën e lirë nga pushteti në zgjedhjet e ardhshme nacionale dhe lokale.

Nuk i duhen Kosovës njerëzit të cilët shkaktuan kaos politikë, kriza qeveritare dhe institucionale, dhe shkaktuan tensione politike permanente. Kosovës dhe popullit të saj i duhen alternativa të reja politike frytdhënëse. Nuk i nevoiten njerëzit të cilët kauzë e kan rrëmbimin e pushtetin dhe rrëmbimin e pasurisë kombëtare. Kjo kastë politike po të mendonin më shumë për shtetndërtim do të kishin treguar relultate të mira në qeverisje, do të kishin pasur plot ide dhe alternativa zhvillimore. Këta e kan dëshmuar ne praktikë së nuk janë për normalitet të proceseve, nuk janë për qetësi qytetare. Kan treguar së puna e tyre ka qenë e pa vlerë për popull. Mjaftë më me imponime politike të cilat po na dërgojnë në thëqafje të re shtetërore dhe kombëtare…