Shteti me silikone

0
901
Astrit Dehari

Rasti i Astrit Deharit shpërfaqë deformimet e anatomisë politike, edhe për vitet të tëra sistemi i drejtësisë do të paragjykohet nga të intervenuarat dhe estetika artificiale. Aventura e selikonit edhe në shtetit, nuk i bënë mirë askujt, as vet shtetit. Komploti ndaj Astrit Deharit, deri në vrasje është një dramë tragjike për vendin, një klishe emocionuese që fundi nuk mund të shmanget as nga kreatoret e artit dhe jo vetëm të artit.

Nga Bekim Rexhepi

Kudo në vende të botës anatomia e politikës ka deformimet e saja, disa prej tyre pjesëve shihen vështirë dhe me vonesë, ndërsa pjesët më të lehta dhe më të dukshme mbesin muskujt e keq të korrupsion dhe fytyra e shëmtuar e krim të organizuar. Edhe shteti bën estetik artificiale në strukturën e vet anatomike, në mënyrë qe të duket më mirë dhe më i fortë para të tjerëve. Pra siç mund të kuptojmë nga kjo as dukja e shtetit nuk është imune karshi trendin, madje edhe atje ku demokracia ka kulminacionin e zhvillimit.

Vesi për estetikë artificiale duket se bëhet pjesë e logjikës mentale, e politike e disa vendeve, ku përmes së cilës tentohet të bëhet vetëm sfilitë. Në këtë optikë edhe Kosova nuk përjashtohet.

Shteti në anatominë e vet politike nuk e shfaq të qartë polemikën tipologjike (a është shtet parlamentar, shtet presidencial apo edhe shtet despotik) më të cilën do të mund ta gjykonim përfundimisht dukjen e tij të vërtetë. Nisur nga ky inovacion shteti ynë (Kosova) më shumë është despotik, sepse kemi disa njerëz qe i përgjigjen një njeriu të vetëm, i cili pa ligj e pa rregulla, komandon gjithçka nëpërmjet vullnetit dhe trilleve të tija. Domeni i shtetit është përvetësuar deri në masën ku çfarëdo salikoni tjetër nuk ka ku të vihet më, kaq korrupsion dhe kaq krim është bërë përmes diktatit, herë të fisit, herë të partisë, e herë të filan-fis-tekut.

Praktika e një politike që nuk ka njohuri mbi anatominë e shtetit, mund të konsiderohet fare me sharlatanizëm. Për më keq sharlatanizmi i tyre bëhet objekt i analizave dhe eksperimenteve ndërkombëtare, ndërsa qytetari i Kosovës mbete pa ndryshime, sikur të jetë në shtëpinë e pleqve, sepse vetëm aty gjërat nuk ndryshojnë. Demokracia, liria dhe barazia për qytetarin e Kosovës mbesin vlera të huaja, pa dhurata për ta sepse politika e burrështetasve është vetjake, e pamëshirë. Kudo e kurdo, qytetari i Kosovës ndjehet i pa krah, i paprivilegjuar, madje edhe nga burrështetasit e vet zgjedhur.

Demokracia është kthyer në autokraci, liria në izolim, ndërsa barazia në përndjekje, këto janë standardet që politika dhe burrështetasit ofron për qytetarin e saj sot.

Pse nuk arriti Astrit Dehari të bëhet si Michael Scofield

“Prison Break” është një serial filmik amerikan i prodhuar nga viti 2005/09 nga autorit Paul Scheuring, përbëhet nga katër sezone dhe ka diku 81 episode të shfaqura për publikun e gjerë . Në vitin 2015, janë prodhuar edhe dhjetë mini seri të tjera, të cilat mbase do të shfaqen në vitin e ardhshëm të 2017. Seriali ka të bëjmë edhe me komplote të kompanive, të organizatave ndërkombëtare, madje në to përfshihet edhe qeveria.
Një ikje e planifikuar dhe spektakulare nga burgu i Fox River State, e organizuar nga Michael Scofield, i cili futet qëllimisht në burg për ta shpëtuar të vëllain, të cilit i është bërë një komplot për vrasje të rëndë dhe me pas ay shpallet me dënim të përjetshëm.

Peripecitë e të burgosurve dhe përfshirja e personave të lartë institucional deri te ardhja e një të vërtetë të mundshme, e bëjnë serialin të jetë mjaftueshëm interesante. Michael Scofield, përfaqëson eminencën e serialit, një person inteligjent dhe me një plan të justifikuar në trupin e tij, me një tatuazh labirinti, me shumë detale dhe me shumë mistere brenda.

Siç është e kuptueshme në bazën e të drejtës ndërkombëtare, skllavërimi i njeriut është i papërligjshëm: Megjithëse, në disa raste provat e shtypjes kanë arritur ta zbusin njeriun, përkundrejt një të keqe të madhe. Provat e shtypjes me dhunë nuk janë i vetmi mjete që detyrojnë njeriun të mos përsërisë të këqijat në të ardhmen. Njeri për kundrejt njeriut thuhet se është i njëjtë, ndërsa vepra përkundër veprave mbase janë të ndryshme dhe mbi këtë hierarkia e rregulla do ti gjykon ato.

Kosova nuk ka një sistem të qëndrueshëm të së drejtës, dhe si pasojë e saj ka ndodhur qe njeriu të skllavërohet, madje edhe kur po shkruaj këtë artikull diku ndodh ky skllavërim sepse nuk pushojnë ankesat për shtypje të vazhdueshme. Shtypja sistematike dhe komplotet politike, janë bërë pjesë e jetës absurde në Kosovë sot. Komploti dhe shtypja deri në vrasje apo edhe vetëvrasje janë pjesë e anatomisë politik të Kosovës.

Rasti i Astrit Deharit shpërfaqë deformimet e anatomisë politike, edhe për vitet të tëra sistemi i drejtësisë do të paragjykohet nga intervenua e estetika artificiale. Aventura e selikonit edhe në shtetit, nuk i bënë mirë askujt, as vet shtetit. Komploti ndaj Astrit Deharit, deri në vrasje është një dramë tragjike për vendin, një klishe emocionuese që fundi nuk mund të shmanget as nga kreatoret e artit dhe jo vetëm të artit.

Astrit Dehari, një aktivist politik, në fakt u akuzua nga komplotistët e shtetit me vepër të rëndë, për terrorizëm, pa iu bërë ekspertiza vendit të ngjarjes, pa iu bërë intervista të akuzuarit, pa iu shpallur fajësia, ay u vra. Disi do të duhej të arsyetohej komploti shtetëror ndofta vetëm përmes kësaj vrasje misterioze. Astriti u vra sepse paraprakisht për të shteti kishte zgjedhur metodën tinëzare dhe komplotin ndaj tij, e veçanërisht ndaj familjes së tij. Zë vend dyshimi se edhe brenda qeverisë, institucioneve të vendit ka akoma kompani, e organizata ndërkombëtare që janë të interesuara të linçojnë jetën publike të qytetarëve dhe individëve.

Më habitë fakti i dramës, se si Astriti nuk arriti të bëhet një Michael Scofield shqiptar, që të mund të shpërfaq deformimet e anatomisë së politikës sonë. Astriti iku, pa e nxjerrë komplotin e shtetit në sipërfaqe, megjithëse akoma ka gjurmë, detaje dhe mistere në dramën e tij me një tatuazh labirint.