Nga Alfred Lela, 24 dhjetor 2016 – Mapo.al
Ajo që duket si një ndeshje sporadike e së mirës me të keqen; një ballafaqim i festës me zinë; gëzimit me tmerrin; është, në mënyrën e vet, një luftë e re botërore. Nuk është konvencionale. Siç nuk i ka të tilla ushtritë, uniformat, vetëdijet, pozicionimet dhe, siç nuk ka të tillë as fillimin dhe as fundin. Nuk ndodh përditë, por mund të ndodhë çdo ditë. Mund të shfaqet kërcënueshëm në aeroporte, klubeve të natës, shkolla apo, siç u pa së fundmi në Berlin në një pedonale festive.
Në Manhattan, ky Janus dyfytyrësh i epokës dhe i qytetërimeve në të cilat bën pjesë bota, shihet, por nuk ndihet. Policë të armatosur me armë automatike ruajnë Christmas markets të shpërndara nëpër New York si karusele festive. Nuk është vetëm pasiguria e asaj që mund të ndodhë, por edhe një i ftohtë arktik, që e bën të gjithën të duket si kolazh skenash të një prej atyre filmave hollivudianë, përshkrues të një apokalipsi që vjen nëpërmjet një dimri me ngrica eternale.
Përreth Liberty Tower, e ngritur në përkujtim dhe sfidë të 11 shtatorit, ka edhe djem të rinj me lëkurat shkëlqimtare të rinisë dhe kapitalizmit, të fuqishëm, të sigurt, veshur me kamuflazhet e Marinës amerikane. Baresin, të bardhë e zezakë, të qeshur e duke shkëmbyer biseda të vogla me njëri-tjetrin. Perimetri i ri i botës ka tashmë nevojë për ngjyrat e militares. Asgjë nuk është e sigurt veç asaj se gjithçka është e pasigurt.
Siç ishte e pasigurt në Berlin ku një tunizian i pranuar në Gjermani, nën termat e mëshirës kristiane dhe solidaritetit njerëzor, duke imituar terrorizmin e Nisës, u fut me kamion në mes të turmës së shëtitësve, blerësve, turistëve, njerëzve të zakonshëm duke vrarë një duzinë e duke gjymtuar disafish. Pak ditë më vonë pas tmerrit dhe vdekjes që mbolli në humusin e pasigurisë, ai u takua me një gjë të sigurt: plumbat e policëve italianë në Milano. Të cilët e përcollën drejt vdekjes, por jo drejt parajsës dhe virgjëreshave që i premtohen një martiri. Cili zot e shpërblen një vrasës serial?!
Krishtlindja, festa më sexy e botës, mbetet megjithatë këtu. Ajo do të jetë dhe do të festohet edhe nëpërmjet kësaj sakrifice të një lloji të ri. Është e të gjithëve. Jo vetëm e atyre që besojnë në fenë apo idenë e Krishtit, por edhe a atyre që japin e pranojnë dhurata, në simbolikën e të cilave frymon njerëzorja dhe nevoja për të gëzuar tjetrin dhe veten. Një shpallje në Shkup, në gjuhën tonë, në shqip, lajmëronte dhe kërkonte të kundërtën: ti je mysliman, mos i festo festat e fundvitit!
Jemi sërish në territorin e pasigurisë: e cila këtë radhë buron prej festave, të cilat sigurojnë, edhe pse me rrethana e mjete pagane apo të një feje tjetër, harmoninë dhe gëzimin. Sigurisht, ka një paradoks këtu: njerëz që e kërkojnë sigurinë e kësaj jete te e përkora, dhe në tjetrën shkojnë me gënjimin e virgjëreshave, të cilat në të gjitha rastet shënjojnë dhe interpretojnë hedonizmin. Pra një festë të festave, një shkapërderdhje.
Në Tiranë, arqipeshkvi i ri Imzot George Frendo ua ka ‘ndaluar’ politikanëve paradën dhe propagandën politike nëpërmjet Krishtlindjes, duke shpallur se do të presë në vend të tyre fëmijë të varfër. Ky është një akt, simbolika e të cilës përmbledh të përkorën, përunjësinë dhe kundërshtimin e gjërave siç janë.
Ja një mënyrë për të protestuar dhe për t’i përdorur fesat si simbolikë.
Lidhur me muslimanet e Shkupit, ose partise politike islamike Besa, mund te konkludojme lirisht se nuk dallon asgje ne raport apo veprimtari te personave te meposhtem qe jane se paku njesoj, e shpesh here edhe më anti-shqiptar se Muslimant e Shkupit.
Isa Mustafa, si kryetar i komunes se Prishtines ia fali nje truall organizates terroriste BIK, qe nuk eshte e regjistruar sipas ligjeve te Kosoves por vepron ilegalisht dhe eshte antishqiptare thellesisht. Kryetari i saj Naim Trrnava …kurrë nuk lejon urimin e festes se flamurit apo pavaresise se Shqiperise… sepse keto dy festa ky Mandrill i konsideron anti-muslimane apo anti-otomane.
Lutfi al Haziri, musliman qe nderton xhamia ne Gjilan.
Ramadan al Muja, kryetar i Prizrenit… kerkon renovimin e xhamise ne Kala, e cila eshte shkaterruar nenvitin 1917!!!
Shpend Al Ahmedija, adhuron Dr. Shefqen Krsniqin.
Rexhep Al Qosja…adhuron Dr. Shefqen Krasniqin.
Nexhat al Daci al Cjapi, adhuron Dr. Shefqen Krasniqin.
Al-Bin Al Kurti… kerkon shamia ne shkolla per 16 vjeçare, e me te vjetra!!!
Mimoza al Kusari al Hajnesha, El Gadafi, adhuron Dr. Shefqen Krasniqin, dhe dridh bothet per Gadafin ne vitin 2009, se bashku me 120 studentesha prostitute te Bexhet Al Pacoolit… ne Libi.
Bexhet Al Pacolovski, rusofilliislamik, rrenci me i madh i kombit dhe ndertuesi i tre faltoreve islamike. Ne Kosove dhe te asnje shkolle… per shembulll. (u ka marrë para arabëve si Seit Fishta në Shkodër…)
32 Mije Muslimanet e Kosoves, prej te cileve 27 mije me prejardhje SHQIPTARE… kerkojne Sheriatin ne Kosove.
Pra nuk ka veç Shkupi muslimanë, por ka edhe ne Kosove… edhe ne Shqiperi, duke filuar me Sali Al Berishen, qe e rrrasiiii Shqiperine ne Konferencen e vendeve Islamike!!! Dhe Edi al Rama qe kerkon futjen e mesimit terrorist ne shkolla Shqiptare… per tjere s’kemi ç’ka te harxhojme fjale…
Komentet janë mbyllur.