Nji urim për çdo Shalnjan

0
2349

Nimo Zot e ora e Shales.
te paret tane gjithmon kane thane
me 26 dhjetore, lutet Shnjoni ne kete bajrak
priten berre piqen ferlige
ndezen qira e çohen meshe
ne ato kulla e jerevija
kenohet kanga ne çifteli.
Krejte Bajrakut i qeshe fetyra
kane ardhe miqe, bija dhe nipa
ardhe ka Shoshi edhe Kiri,
Vjen Toplan Nikaj-Mertur
Dimni i ftofte, po zemra vale
te gjithe bajraket vine ne Shale.
Gezuar “Shengjonin” Shala e kuqe
je bujare e buke dhane
nuk te thon kote bajrak i pare,
njofte te ka koha e historia
Burrat tu i njofti kuvendi
ne daçe per pushke, ne daç per trimni
Shala e shkrueme ne dere te Stamollit.
Sot Shalniat shpernda ne Bot
ne emigrim si kure gjithkushi
festojn Shnjon e Vit Te Ri
po me lote dhe me merzi
sepse large trodhit ku lindem,
festa te sjedhe gjithmon kujtime.
O Shalnin vllaznit e mi
Gezuar Shengjon e vite te Ri
kudo kjoshi dhe jetoshi
me gezime festat i festoshi.
Ketu nga Roma e Italis
me shume keto vargje shkrova,
tuje kujtue vitet e shkuara
si i festoja une keto festa.
Tani large vendit ku lindem
Large preje Shales e Nanmavriqit
po me zemer dhe me shpirte
jame aty ku me lindi koka
ku kame helle hapin e pare
ku kame thirrur babe dhe nane.
Ne kete nate te Shnjonit, muajit dhetorit
nji kujtes te parve nder vorre
shpirti juaje u kethefte ne drite.
Gezuar festat e fund vitit,
Gezuar Krishtelindjet dhe naten e Shnjonit
O Shalnian ju ku do kjoshi
Gezuar festat e ju ruejte Zoti.

Gjin Musa, Romë – 23 dhjetor 2016.