ÇLIRIMTAR
Çlirimtar –
Emër i lavdishëm
I amsheshëm kujtim
N’Flamur Kuq e zi
Për atdheun betim
Çlirimtar –
Emër që frikë s’ka
Zemërfortë çelik
Lemeri dhe tmerr
Dridhje për armik
Çlirimtar –
Trim shqiptar
Re por s’vdiqe
Lirinë e përligje
U ktheve n’përjetësi
LAVDI! LAVDI! LAVDI!
Pushka jote-
Liria jonë
Askush s’mund të na frikësojë
Nga gjaku që derdhe-rrëke
Agoi liria për ne
ARBA DHE ARBORA
Sa herë kthehen nga shkolla
Më pyesin përherë
Për trimat e trimëreshat
Që luftuan me nder
Dhe unë u them
-Ata u bënë flakë
Për t’ndritur n’skëterrë
Për t’mos mbetë ne t’mjerë
Ata dritësojnë prore
Për këtë tokë arbërore
Sot i lirë valon Flamuri
Secilit zemra i rrahë
Për atdheun tonë këndojmë
E gjakun e derdhur
Dot nuk e harrojmë
Se nuk rrodhi kot
Me atë gjak u shkruajt
E jona epokë
FRIKACAKU
Krejt pa zemër
Dhe pa shpirt
Porsi lepur
Veç me frikë
Trim me zor
S’mund bëhesh dot
Frikacak
Linde n’këtë botë
I frikohesh
Hijes sate
Për asgjë
Kurrë guxim s’pate
T’shtohet frika-
Tonelatë
S’ke guxim
As ditë as natë
Mendjefyell
Torollak
T’njeh tërë bota
Frikacak
Pasi frika
T’ka kaplua’
Mos u pështill
Mos rri me mua
DUA
Dua të bëhem
Shigjetë e hark
E të ik
Larg e më larg
Dua të bëhem
Dru e gur
Të mos vuaj
E t’mos flas kurrë
Dua të bëhem
Zog a flutur
E t’fluturoj larg
Për të humbur
Dua të bëhem
Këngëtar a poet
E t’u këndoj zemrave
Që janë në siklet
Dua të bëhem
Trim e luftëtar
Edhe kundër vetes
Të dal fitimtar
PËR ARBËN
I.
ARBA ta dish
Zemrën ma ke grisë
Për Ty këngën kam nisë
Për Ty gjumin kam prishë
ARBA mua m’duaj
“S’të du'”mos më thuaj
Për Ty prore do të vuaj
Për Ty poezi do t’shkruaj
ARBA të tregoj
Pa Ty s’ekzistoj
Për Ty do të këndoj
Për Ty do të jetoj
II.
Diell që ndriçon
Në shpirtin tim
Dritë plot bardhësi
Në çdo agim
Fanar që ndrit
Gjer n‟pambarim
III.
Në zemër
Kujtimi për Ty –
Zjarr
Në sy
Portreti Yt –
Vegim
Në jetë
Dashuria jote –
Ngushëllim
IV.
Lamtumirë kur të thashë
Herën e parë,
Lotët seç na rridhnin
Nga sytë shkëlqimtarë.
Lamtumirë kur të thashë
Herën e dytë,
Ç’na u copëtuan zemrat!
Ç’na u verbuan sytë!
Lamtumirë kur të thashë
Herën e tretë,
Medet, seç na dridhej
Cep’ i buzës së shkretë!
SI RRAP SHEKULLOR
(Dëshmorit të kombit, Nuhi GECI)
Ti, o Shqipe mali – kalitë n’ flakë baroti
Prore n’ fluturim në erë e shtrëngatë
Të të mëkojë nëna shqiptarisht, tha Zoti
Me ninulla t’pushkës t’rriti ditë dhe natë
Te Yjet e qiellit të Atdheut – ngritur lart
Dhe dritë plot ndriçim i Lirisë
Ti je Tërbimit, zemëratës të stuhive të marra
Si rrap shekullor u qëndroi Yti shtat
Prej Yjesh u linde dhe Yjet të rritën
Atdhedashurisht, shqiptarisht t’gatitën
Në radhë të UÇK-së si shqipe u rreshtove
Për liri t’atdheut n’meteor u shnëdrrove
Kur Kombi plot plagë kish n’zemrën e vet
Ti o Trim Lirie s’pyete krajl as mbret
Por Tokës Dardane, vëlla i dole zot Sot je
Nderi i Kombit, Lavdi jetë e mot
Trim, o Nuhi Geci, me atë shpirt arbëror
Në qiell të Atdheut ndrit si meteor