ÇAMËRIA THËRRET
Atdhe, thirri ata që ty s’të kanë harruar
thirri të mblidhen në qytete dhe fshatra
thirri shkencës, artit, dhe univerziteteve të krijojmë Bashkimin për Shqipërinë
Nuk ka rehati pa u bashkuar shqiptarët
nuk ka rehati pa i rikthyer tokat tona
nuk ka rehati pa Pavarësi të Çamërisë
toka na thërret të jemi të zotët e vendit
Të rënët e të gjitha kohërave po pyesin
ç’po bëjmë ne për Pajtimin Kombëtar
pse kjo heshtje e turpshme ndaj vetes
mos heshtja na ka vrarë e shkërmoqur
Të sotmit që kundërshtojnë bashkimin
do të ikin n’Hadhé, të harruar me turp
Çamëria e Bashkuar s’ka zëvendësim
ajo është foleja e të gjithë shqiptarëve…
Rrustem Geci – Dormund, dhjetor, 2016