Intervistoi Gjin Musa, gazetar.
1. Udha e blertë : novelë / Shefit Doksani; Lirim Deda
2. Vetë të hëngri kurrizi : fabula / Shefit Doksani; Nexhip Ejupi
3. Po shëllirën kush e piu? : ( fabula) / Shefit Doksani; Nexhip Ejupi
4. Vetvrasja e dashurisë : roman / Shefit Doksani; Nexhip Ejupi
5. Bosët : roman / Shefit Doksani; Kujtim Agalliu
6. Kurrkushi, dikushi, askushi : fabula / Shefit Doksani; Kujtim Agalliu
7. Amerika është larg : tregime / Shefit Doksani; Milianov Kallupi
8. Nuk e dinim se po na çonin në Pashaliman : roman / Ahmet Plaku; Shefit Doksani
9. Etja : poezi / Shefit Doksani; Astrit Bishqemi
10. Fabula / Shefit Doksani 11 [ ][ Fabula] / Shefit Doksani
Jeta ne emigracion ka dy medaljet e veta, perbadhjen me mbijetesë, po edhe krijimtaria letrare sikur buron ketu ne emigracion.
Krejte rastesishte me telefonon miku im Paulin Pacuku ketu ne Roma te Italis, ju pergjigja si zakonishte me urimin e mengjesit.
Do vishe per nji kafe teke lokali i Mexhitit, ky nji pronar Maqedonas po qe grumbullon shqiptaret ne çdo dite te djele, takohen me njeri tjetrin.
Une i thash Paulinit po me vure detyrim do vi! Po duhet te vishe Gjin se do te takoj nji kolegu i juaj ish ushtarak, eshte se bashku me mikun tan nga Fieri.
Sapo zbrita nga makina njoha me nji here artilierin Shefit Doksani nji djalë nga Berati, po profesioni i ushtarakut e lidhi shume me Elbasanin.
Shefikun e njifja shume nga shkrimet e atyre viteve ne gazeten “Luftetari” te ushtrisë, “Zeri i Rinisë” e shume gazeta te kohes.
Pasi u pershendetem biseda natyreshem lidhet me jeten e dorshkrimeve, Shefiti me dhuron botimet e tij, keto u bene sebep i kesaj interviste.
Z. Shefit kur keni filluar te shkruani?
Pergjigje: – Letersia me ka pelqyer qe kur isha ne bangat e shkolles 8-tevjecare.Qe atehere nisin zhgarravinat e para.Them keshtu sepse une shkruaja ne copa letre, me fjali te pasistemuara mire.Shkrimet e para,i kam konsultuar me mesuesen e letersise e cila here-here me bente verejtje. Natyrisht verejtjet e saj qendronin sepse poezit dhe tregimet emia ishin naive. Here-here une bija ne perseritje te stileve te shkrimtareve te njohur te asaj kohe. Kur ishe ne klase te tete, kam bere nje bisede me shkrimtarin Shyqyri Mollai cilis sapo kishte botuar romanin “Zogjte ndertojne folene” Une e kisha lexuar romanin, me kishte pelqyer. Shyqyriu me keshilloi te shkruaja skica, reportazhe e tregime te shkurtera.
Pyetje: – I qendrove kesaj keshille?
Pergjigje: – Pak a shume. Nisa te hedh ne leter, rreshta per nje tregim. Te them te drejten, mbas bisedes me Shyqyriun u bera me i sistemuar. Tregimin e ripunova disa here e me vone ne klasen e nente, ne nje konkurse te organizuar nga drejtoria e shkolles “Dhaskal Todhri” ne Elbasan,mora cmim te dyte. Me vone iu kushtova shkrimeve gazetareske, ku kam botuar tek gazetat, ”Luftetari”, ”!0-Korriku” ”Zeri i Rinise”, ”Kushtrimi” i Beratit dhe “Shkumbini” i Elbasanit.
Pyetje: – Ju deri tani keni botuar 8-te vepra letrare.A keni ndonje qe nuk u eshte botuar dhe pse?
Pergjigje: – Nuk me eshte botuar nje tregim i gjate apo novele te themi me mire. E kam titulluar “Vershimi”E titullova keshtu per vete faktin e asj kohe.Mbs vitit 1967-te, me sakte mbas letres se hapur teK.Q.P.PSH: shpertheu lufta kunder zakoneve prapanike dhe burokratizmit.Ne thelbe te tregimit kjo ishte dhe permbajta. Ngjarjen une e merrja nga kooperativa e Syzezit,ku burokracia kishte zene shtrate te ngrohte. E çova per botim ne shtepine botuese “Naim Frasheri”. Me priti vete drejtoresha Dhurata Xoxe. Por fatekeqesishte tregimi apo novela nuk u botua. Siç me komunikoi Odhise Grillo,problemet ne tregim apo novele zgjidheshin me shkop magjik.Shkurte e ripunova dhe e cova perseri per botim.Dhe perseri nuk u botua pasi kete here kishe nxjerre organet e sigurimit mbi partine.
Pyetje: – Veprat e asj kohe ishin te realizmit socialist. Çmendim keni per kete rryme letrare?
Pergjigje: – Gjate gjithe historise njerzore,letersia qe kur eshte shkruar e deri me tani ka kaluar ne shume rryma.Realizmi socialist,lindi si nje rryme e re. Kjo rryme i pergjigjej ose me mire te themi perputhej me botkuptimin dhe ideollogjine komuniste. Pikerishte duke iu permbajtur kesaj rryme, shume krijues, shkrimtare te njohur, dhe në vepra te pjekura e te arritura artistikisht. Realizmi socialiste eshte pasqyre e realitetit, pavaresishte nga veshjet qe bene autori, ne veper. Vete realiteti i atehershem,zhvillimi i vendit, me industri e bujqesi te perparuar,ngritja e nivelit kulturor e arsimor te shoqerise,kerkonte vepra qe ti pergjigjeshin ketij stadi.
Pyetje: – Ne veprat e tua ka ndopak realizem …
Pergjigje: – Sigurishte qe ka.Letersia i sherben edukimit. Nje veper nuk lexohet per te kaluar kohen,por per te marre nga ajo ate c,ka eshte pozitive e moralshme. Po ju them nje fakte te thjeshte, por shume te thelle.Mbas 90-tes rane poshte vlerat e moralit komuniste dhe dolen ne pahe disa vlera negative, si:-dollaveret,intrigat,shpifjet,rryshfeti, korrupsioni,interesi personal, zilia, xhelozia, konkurenca. U rrit krimi, hajduteria… etj. bNatyrishte ndaj ketyre nuk duhet qendruar indiferente.Ne botimet e mia une jame i papajtueshem me keto ane negative te shoqerise.
Pyetje: – Se fundi keni botuar vellimin me poezi “Etja”. Nga e keni marre tematiken?
Pergjigje: – Tematika e poezive eshte e larmishme. Eshte marre nga realiteti i sotem. Ne poezite e mia jame shume kritike, ndaj pushtetareve,ndaj kapitalisteve,ndaj shpifjeve,ndaj poshtersive qe behen vend e pa vend.Vec kesaj ne disa poezi, ka dhe pak romantizem.
Pyetje: – Elbasani eshte shquar dhe shquhet per krijues te denje.
Pergjigje: – Po eshte e vertete. Kujtojme te madhin Kostandin Kristoforidhi.Eme pas vjen plejada e Dhimiter Shuteriqit, Ali Abdihoxhes,Fatos Kongolit, Profesor Astrit Bshqemit.Sot shquhen, Beatrice Ballici, Nexhip Ejupi,Musa Vyshka, Hyjni Çeka Rakip Zhguni, Dhimo Tarusha,Kujtim Agalliu,Fatmir Musai,Fatmir Tereziu e,t,r Ne treven e Elbasanit po debutojne dhe shume zera te rinje, si, Rezart Palluqi, Shefqet Sulmina, Lida Laska, Stavri Cipi, Alfred Malloholli etj. qe me krijimet e tyre po terheqin shume lexues.
I nderuari Shefit, ju falnderoj perzemersishte per intervisten, me kete rast ju uroj krijimtari te mbare.
Intervistoi gazetari Gjin Musa, me poshte po japim per lexuesit disa Fabula te Fabulistit te njohur Shefit Doksani.
Korrupsioni
Policia financiare
Kontroll rrufe ne dyqane
Kap nje viç laraman
Shiste mallra pa dogan
Vicit, nga frika gjaku i ngriu
Do hante gjobe i ziu
Por, nje ide i vjen ne cast
U jep lek, plot nje traste.
Thote kryetari mjafte serbes:
– Hidhu, hidhu
Jo me trast, por me thes.
——————————
Dekriminalizimi
Ne parlament diskuton ujk trimi:
– Qe te pastrhemi nga krimi
Te bejme nje ligj dekriminalizimi.
– Dakort jam dhe une-thote Pinguini
– Por, te ngrem dhe nje byro hetimi.
Ujkun me nje here e bren dyshimi
“Kjo byroja ne dore te kujt do te jet”
Ndaj pyet gjithe shkum nga goja:
– Nga do te varet byroja?
– Dy jane metodat-nderhyn Dash shyti
O nga kembet, o nga fyti.
——————————–
Dora dhe kemba
U tha dora shoqeve:
– Sot dhashe borxhe
bera nder.
Kercen kemba menjehere:
– Bobooo…per ta marre
Bretku do te me bjere.
————————-
REFORMA
Shkon ujku pran nje stani
Ne kembe çobani
Fjalet bresheri:
– Prit, prit dhe pak
sa te behet reforma ne drejtesi!
Degjon ujku, qesh me lote
Ia kthen cobanit, gojen plote:
– Dije mire or bablok
Ujku, ujkun se hedh per toke.
Prej kohesh me ka lindur ideja te shkruaj diçka per poetin e talentuar Nexhip Ejupi. Sa here lexoj poezit e tij aq me shume me kristalizohet mendimi, se Nexhipi, eshte poet lirik i persosur, poeti me realiste i kohes. Poezite e tij, te shkruara plot frymezim, te ngjallin emocione e te lene mbresa te pa shlyeshme. Fjala e gdhendur me mjeshteri, ka ndjenje, force. Mendimet e Nexhipit bredhin ashtu siç bredhe bleta lule me lule. Nektari i tyre, shprehet ne vargje te cilat, krijojne mjaltin, poezine.
Po ti hedhim nje sy vellimeve, “Fjala ka shpirte” dhe “Brenda meje rrjedhe nje lume”, do te shohim se tematika e poezive eshte e larmishme. Aty gjejme poezi per atdheun, per emigrimin, per dashurine, perpunen, per fshatin, per shoket, miqte etj. Emigrimi, si nje plage e pasherueshme, e vret poetin, i shkakton hidherim, vuajtje. Duke qene larg atdheut, larg shtepise, ndjen keqeardhje, njekohesishte dhe mall. Poeti kurre nuk ka dashur, te lere atdheun, ashtu si çdo shqiptar, por koha e solli nje fat te tille te hidhur.
Emigrimi nuk eshte i lehte, nuk eshte bulevard me lule. Emigrantet ku do qe ndodhen punojne nga mengjezi deri ne darke, per buken e gojes. Ne nje poezi, te titulluar”Vip”, poeti thumbon bukur, kur thote se para se te ikte ne Amerike, miqte e shoket i thane, tani do kthehesh vip, por ai u kthye po Nexhip.
Ne shume poezi poeti shkruan per pleget e shoqerise. Ai godet, llafezanet, intigantet, servilet, per ata qe ta fusin prapa kraheve e ne sy te hiqen si shoke.Nexhipi ne disa poezi thumbon disa qe mburren se kane shkruar dy rreshta dhe qe thone, se, jane gjeni, Hygoi, Tolstoi, apo Esenini etj. Poeti nuk ka kurrefare dhimbje, per kriminelet, per hajdutet, per dhunuesit e shoqerise, per ata qe i thithin gjakun popullit me nje mije e nje qind menyra.
Ne te dy vellimet nje teme shume e prekur eshte dashuria. Veçse dashurine, poeti, nuk e shikon vetem tek marredheiet e seksit, por ai e shtrine ne kohe. Dashuria duket ne marredheniet e perditeshme, ne harmonine burre grua, ne respektin reciprok. Nuk ka dashuri me te thelle e me te zjarrte kur burri futet ne shpirtin e ngrohte te gruas dhe anasjelltas. Ky zjarre e kjo ngrohtesi e ndjenjave duhet te vazhdoje deri ne çastet e fundit te jetes.Poeti nuk kufizohet vetem tek dashuria e dy sekseve te kundert, por ai e shtrine ate edhe tek dashuria qe duhet te kene njerzit, per njeri-tjetrin, per lulet, bimet, per token, per shtepine, per kafshet, per atdheun. Poeti per sa perket dashurise eshte i prere. Dashuria ka nje fytyre. Ajo nuk pranon fjale boshe, fjale te renda qe thuhen mbrapa kraheve, nuk pranon hile, sidomos ne shoqerine e paster.
Per poetin Nexhip, nuk mbarohet kurre e shkruajtura, nuk mbarojne fjalet. Çdo poezi ka nje koment, çdo liber i tij ka njemije e me shume komente. I uroje suksese e te na shkruaj, libra dinjitos.