Lumturia nuk arrihet më profiterët e luftës dhe më profiterët e paqes?!

0
1132
Skënder Mulliqi

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Të gjitha shtetet e rajonit po gjejnë rrugë të integrimit në Evropë. Kosova ka vendnumeruar. E fituam lirinë, por nuk po e meritojmë! E fituam pavarësinë por nuk po e arsyetojmë ! Nese e dëbuam më luftë armikun shekullor serbosllavë nga trojet tona, na dolën për ta drejtuar shtetin njerëzit të cilët nuk i kanë dijeni në politikë si profesion fisnik. Rrugën e integrimit në Evropë thua se e kemi humbur. Kemi mbetur në status kuo ekonomike dhe kemi mbetuar në statuskuo politike.

Kur të tjerët po i mundin vështirësit e paraqitura, ne kemi mbetur më probleme e grumbulluara pa e gjetur një zgjidhje. Këtë rrugë të keqe e trasuan kastat e pa përgjegjshme politike. Në vend që të punojmë shumë për ti mundur të gjithë armiqët për rreth, në po ua plotësojmë dëshirën e tyre “Së shqiptarët nuk janë të zotët të formojnë shtet”. Ata të cilët do të kishin bërë punë të mira për shtet dhe popull kan mbetur në margjina. Gjeneratave të reja jemi duke iu mbetur shumë borgj.

”Peshkaqenët” e kastës politike janë duke gelltitur çdo të mirë materjale veq iu kan mbetur ti gllabërojnë edhe njerëzit. Kan arritur rezultate më shumë për vete dhe familjët e tyre, e për nocionin popull nuk po dijnë as që ekziston. Pushtetmbajtësit po e shpenzojnë ate që nuk u takon, e fëmijët e popullit po përpeliten për gjerat më elementare të jetës. Ata tashmë janë duke e ditur së çfarë udhëheqës diletant dhe injorantë kanë mbi kokë.

Më vështërsi të mëdha jemi duke e siguruar lumturinë e përhershme. Nuk mund ta sigurojmë këtë lumturi më njerëz të zhytur deri në fyt në krime dhe korrupcion. Nuk mumd të kemi të ardhme të mirë, deri sa në krye të shtetit janë profiterët e luftës dhe profiterët e paqës. E ardhmja e gjeneratave të reja nuk sigurohet pa një arsimim shumë më kualitativ, pa një stabilitet të mbarë sistemit dhe në këtë contest edhe të sistemit arsimorë.

Nuk mund të presim të kemi as ekspertë të mirë, profesorë të mirë, zantxhinj të mirë, doktorë të mirë… Nuk mund tu bëhemi konkurrent shkollarëve të shteteve të përparura të Evropës. Nuk mund të behemi neser konkurrent as në tregun ndërkombëtar. Asnjë buxhet i deritashem nuk është sistemu sipas prioriteve, të cilët i kërkon një shtet i zhvilluar dhe demokratik. Këto mjete nga qeveritë e deritashme por edhe kjo aktuale, po derdhen në tenderime të ndryshme.

E futen në funksion sisitemin e pa qenë të hajnive dhe të plaçkitjës së pronës shoqërore. Infrastruktura rrugore sigurisht që është e mirë, por Kosova ka plotë nevoja të tjera, ku do të krijoheshin vende të reja të punës. Ne këtë plan pak është punuar deri më tash. Kjo kastë politike në pushtet secilën ditë e më shumë po ia humbin sovranitetitin Kosovës.

Po ia humbin sovranitetin Kosovës më motivacioinin e mbetjës në pushtet sa më gjatë. Deklaratat e tyre politike po i ndryshojnë gadi për çdo orë. Secila deklaratë e Thaçit dhe e Mustafës po janë diletane, po janë edhe injoruese. Vëtem deklarata e fundit rreth ndërtimit të murit në veri të Mitrovicës ishin më shumë së skandaloze.

Tash na deklarojnë të dytë së gjoja nuk kan pasur njohuri për ndërtimin e murit, pastaj Mustafa na folë për do gjela mbi mur, e broçkulla të tjera që lidhje nuk kan më politikën serioze, siq është serioze ndërtimi i murit i ndarjës etnike. Thaçi në anën tjetër dëklaron së muri gjoja na qenka i pa ligjshem, që e dimë të gjithë, por nuk e thotë së ndërtimi i murit është legjitimuar në marrveshjët e Brukselit.

Të gjitha këto lëshime të pa falshme së pari në planin zhvillimor të Kosoës dhe lëshimet e mëdha në politike, të cilat lëshime u shoqëruarn fakëqësisht më lëshime territoriale. E vërteta e gjithë tregimit për qeveritë të cilat nuk punun mirë po vazhdon. Bie pyetja, Ku jeni shqiptarë të Kosovës, që nuk po iu dëgjohet zëri? Nuk keni heshtur në kohë shumë të vështira kur e kishim mbi kokë një okupator mizor si Serbia, e tash po heshtni para këtyre matrapazëve poltikë të cilët po e nëperkëmbin të ardhmen tonë?!

Të ngritët zëri i arsyes qytetare, dhe të thëmi së çfarë është e ardhmja jonë më këtë kastë politike në pushtet?! Kurrfare. Ngritëni zërin lartë e thuane të vërtetën që ta ndëgjojmë të gjithë, këtë të vërtëte e cila është bërë irelevante…