Tani që është 90 vjeç, aktorja e përmasave botërore, Irene Papas, ka zbuluar origjinën e saj të vërtetë, edhe pse gjithkush nga ne e ka njohur si aktore greke.
“Nuk mund të largohem nga kjo botë e të mos e them të vërtetën, – UNË JAM SHQIPTARE. Kur kam lindur në vitin 1926, mbiemri im ka qenë Irene Leleku”, është shprehur aktorja.
Irene Leleku – Papas ka luajtur në 90 filma. Roli i saj më i spikatur është ai i Penelopes në serinë televizive “Odiseu” bashkë me legjendën e artit kinematografik, Bekim Fehmiu.