LDK-ja DUHET TË PËRGADITET PËR ZGJEDHJE

0
761
LDK logo

Shkruan: IDRIZ ZEQIRAJ

Jemi dëshmitarë syçelë se subjektet politike të Kosovës, ka kohë që kanë filluar përgaditjet për zgjedhjet lokale dhe qendrore. Zoti Isa Mustafa ka të drejtë kur deklarohet kundër zgjedhjeve të parakohëshme, sepse Kosova nuk e ka atë luks, për të shpenzuar para kot se koti, me bindjen se zgjedhjet, aktualisht, nuk janë shpresëdhënëse për ndryshime, aq më pak në favor të LDK-së. Megjithatë, kjo nuk është në varësinë, ekskluzive, të LDK-së.

Sidoqoftë, strukturat drejtuese të partisë, në qendër dhe bazë, duhet të fillojnë përgaditjet, madje, pa humbur kohë, për zgjedhjet vendore të radhës. Por, në të njëjtën kohë, duhet të mendojnë, seriozisht, edhe për zgjedhjet qendrore, të cilat, me pakënaqësitë e krijuara, nga shtetarët dhe pushtetarët batakçinj, tregtarë tokash e hajna zyrtarë, fort të dyshuar edhe për krimin e organizuar vrastar, mund të imponojnë, në çdo kohë, edhe zgjedhje të parakohëshme.

Çështja e agjitimit, të bindjes të popullit, për t’u përcaktuar, që votën e tyre t`ia japin subjektit tonë partiak, strukturat drejtuese të LDK-së, në qendër dhe bazë, duhet t`i motivojnë zgjedhësit, elektoratin, tashmë, fort të zhgënjyer. Sepse LDK-ja mund të tejkalojë dobësitë dhe fodullëkun e disa kuadrove të saj, për t`u dëshmuar e denjë e prijetare e proceseve shtet-forcuese në Kosovën tonë, keqas të përtokur nga e majta ekstreme staliniste, LPK-ja vrastare e djeshme, alias PDK-ja bandë e sotme.

Sllogani se “do ta krijojmë një LDK-e të re”, rezultoi i dështuar. LDK-së i mjafton vizioni, fryma e kryezotit Rugovë, për ta bërë atë, sërishmi, kryezonjë. Njerëzit presin lëvizje nga klishetë bajate, në veprimet konkrete dhe të mençura. Andaj, duhet të veprohet pa humbur kohë, sepse “Kurbani nuk majmët natën e Bajramit!”

Ja disa nga vendimet që duhet të marrin strukturat e LDK-së, para se të dalin në terren, në bazë, për ta kërkuar mbështetjen, votën e popullit:

1. – TË FORMOHET INSTITUCIONI I PËRGJEGJËSISË, për qendrën dhe bazën e LDK-së

Dihet, mirëfilli, se në LDK-e kanë ndodhur shkelje të rënda të normave partiake, që kanë çuar deri në ndarjen e partisë. Është folur në emër të anëtarësisë, pa e pyetur, pa e konsultuar dhe pa e përfillur fare atë! Kuadro të ndryshëm, madje, deri edhe ata të profilit të lartë, kanë flirtuar me organizatën terroriste të SHIK-ut. Dhe, askush nuk është marrë në përgjegjësi! Prandaj, Institucioni i Përgjegjësisë është i nevojshëm, i domosdoshëm.

2.- SPASTRIMI I STRUKTURAVE TË LDK-SË NGA AGJENTËT E SHIK-ut

Organizata kriminale e SHIK-ut, e themeluar, enkas, për ta marrë pushtetin me dhunë, ka ekzekutuar 1.820 kuadro civilë dhe ushtarakë, kryesisht, të LDK-së të Ibrahim Rugovës. Disa kuadro të tanishëm të LDK-së, në raste të akuzave të bazuara, për këtë organizatë terroriste e kriminale, e kanë marrë në mbrojtje atë!! Disa të tjerë, e kanë parë si të panevojshme, të tepërt Gjykatën Speciale. Dhe, megjithatë, ata vazhdojnë të mbajnë poste të larta në parti dhe pushtet, edhepse njihen si “Kalë Troje” brenda LDK-së!!!

3.- VLERËSIM RISHTOR PËR STATUSIN, për të gjitha kategoritë e luftës: a) dëshmor; b) invalid i luftës; c) veteran; d) i internuar; e) pjesëmarrës në forma të ndryshme në luftë; f) ndihmës i luftës, e tjera.

Të krijohet një komision vlerësimi i paanshëm, i përgjegjshëm, nga njerëz me integritet moral e njerëzor. Deri atëherë duhet të bllokohet shpëndarja e këtyre llojeve të pensioneve, me kusht të rezervimit të parave, deri në fitimin e statusit përkatës, pra, të veteranit dhe të kategorive të tjera.

Komisioni aktual, me gjeneralin matrapaz Agim Çekun në krye, të përjashtohet dhe të procedohet para drejtësisë për: falsifikim, mashtrim, nepotizëm, provincial dhe provokues e përçarës brenda kombëtar.

Të ashtuquajturit kryetarë të shoqatave të dala nga lufta, pa hyrë në luftë fare, janë dëshmuar si bashkëpunëtorë të Serbisë, në organizimin e protestave të mars – prillit 2004, të porositura nga Serbia. Qëllimi ishte realizimi i decentralizimit të pushtetit lokal, thjesht, fshat e enklavë serbe, prej nga lindi edhe “Bashkësia e Komunave Serbe!” Prandaj, këta hafije duhet të hetohen për tradhti të lartë kombëtare.

Gjeneral Çeku, i cili është bërë paçavër, duke ndërruar disa parti, vetëm e vetëm për të zënë një ballë të rehatshëm, kërkon punësim, jo më pak se ministër. Andaj, propozon, pacipshëm, krijimin e një ministrie veteranësh, për një luftë afat-shkurtër dhe modeste!

Në Kosovë është bërë një luftë mbrojtëse, modeste, me kohëzgjatje vetëm 14 mujore; një luftë që ka rezultuar si masakër, me bilancin tragjik e fatalisht disproporcional: 13.500 të vrarë, të ekzekutuar, të masakruar shqiptarë dhe vetëm më pak qindra pushtues të vrarë, pa arritur kurrë shifrën 1.000! Popujt tjerë kanë luftuar pesë (5) vjetë, p.sh. Lufta e Dytë Botërore; 10 e 20 vjet në kohë të tjera dhe nuk kanë një ministri veteranësh, siç kërkon gjenerali ynë megalloman e hiç.

4.- KOSOVA TË KËTË SHUMË ZONA ZGJEDHORE

Kosova me një zonë zgjedhore, është imponim i krerëve të SHIK-ut kriminal. Sepse, vetëm në këtë mënyrë arrijnë të bëhen deputetë kuadrot vrastarë të SHIK-ut. Pët rrjedhojë, Parlamenti i Kosovës, sot, është në krye të listës të zezë, me 27 deputetë kriminelë. Kompromisi i SHIK-ut me parittë tjera, përfshi këtu edhe LDK-në, për votim: Kosova me një zonë zgjedhore, ka pasur interesin vetjak e klanor të Kryesive partiake, anëtarët kryesorë të të cilave, kanë siguruar për vete ulësen në Parlament. E turpshme deri në skajmëri!

Zgjidhja më e mirë do të ishte votimi klasik, ballafaqimi me votë i kandidatëve, i vlerave, në nivel komunal.

Edhe lista emërore e kandidatëve, me shpërfilljen e renditjes sipas gërmave të alfabetit, është hileqare, imponuese, djallëzore dhe turpëruese, deri në rrugaçëri. Renditja alfabetike, është e pranueshme dhe njerëzore. Brenda partisë, kandidatët për strukturat drejtuese të partisë dhe deputetë, duhet të jenë, domosdoshmërisht dhe absolutisht, të barabartë.

Me korrigjimet e përmendura, të cilat i kërkon edhe anëtarësia e gjerë, do të ishte mesazhi i duhur, për të shpresuar në ndryshime të tjera të pritshme, në të ardhmen.