Prof. Gjon Frani Ivezaj, New York
Ju sjell sot përshëndetjet më të përzemërta dhe vlerësimet më të larta, për ju te gjithëve, duke ju uruar nga zemra Mirëseardhjen, ku së bashku të festojmë këtë datë të rëndësishme për Shenjtnimin e bijës sonë shqiptare Shën NënëTereza, si një gëzim i madh për mbarë shqiptarët kudo që janë dhe mbarë njerëzimin.
Festa për përkujtimin e Shën Nënë Terezës, është nder e krenari të thuhet qysh në hyrje të kumtesës sime, se ilirët të parët tanë, ishin ndër të parët banorë të pellgut të Mesdheut që përqafuan me dëshirë dhe praktikuan krishtërimin.
Nga burimet historike, Krishtërimit ndër shqiptarët janë të mbushur me shumë ngjarje të rëndësishme historike.
Trojet iliroshqiptare kanë qenë, një nga vendet e Europës ku u përhap me herët krishterimi. Historiani, i shquar i Mesjetës së Ballkanit albanologu kroat Dr. Millan Shuflaj, në veprën: “Serbët dhe Shqiparët” është shprehur se: “Fillimi i Krishterimit ndër keto vise (Iliri) bën pjesë ne historinë e shekullit të parë të këtij besimi.” Vetë Shën Pali shprehet: “Nga Jeruzalemit e perqark në Iliri e kam përhapur Ungjillin e Krishtit.” (Rom.15:19) Shën Nënë Tereza duke qëndruar pranë më të varfërve të planetit bëri mrekullitë, gjë e cila bëri që Selia e Shenjtë në Vatikan të filloj procedurat e Shenjtërimit të saj.
Ajo sot është e Lumtur prej vitit 2003, dhe sot do të bëhet Shenjtëresh në mbreterinë qjellore mbas dy mrekullive të cilat janë vërtetuar nga ekspertët mjekë më të mirë të botës.
Mrekullia e parë e Shën Nënë Terezës habiti të gjithë botën, por në veçanti Kalkutën e Indisë, ku një grua 30vjeçare që vuante nga kanceri ishte shëruar plotësisht nga mrekullia e Nënë Terezës, të cilën fakt ajo e deklaroi edhe para Komisionit të ekspertëve mjekësorë të ngritur nga Vatikani.
Gjatë gjithë kohës që vuante nga sëmundja ajo ishte lutur Nënë Terezës, që ta shëronte. Dhe një ditë mrekullia ndodhi!
Si mrekulli të dytë të Nënë Terezës, është vërtetuar nga një komision ekspertësh mjekësor shërimi papritmas i një braziliani, i cili vuante nga një infeksion viral në tru, që i kishte përfshirë të gjithë trupin.
I sëmuri ishte një besimtar i devotshëm i Nënë Terezës, dhe gjatë vuajtjes lutjet e tij ia kishte dedikuar bamirëses nenes Tereze, ku ai sherohet.
Sipas mjekëve të famshëm që janë marrë me hulumtimin e mrekullisë së dytë të Nenë Terezës, kjo mrekulli është e pamundur të shpiegohet shkencërisht.
Sot 4 shtatori 2016, është dita më e shënuar në historinë e Kishës Katolike Universale dhe për shqiptarët pa dallim besimi fetar.
Kjo ngjarje e madhe historike perkon me Vitin Jubilar të Mëshirës për Kishën Katolike dhe Selinë e Shenjtë në Vatikan.
Gonxhe Bojaxhiu e njohur sot si Shën Nënë Tereza, ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut.
Ajo mësimet e para i mori në një shkollë shqipë në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin në gjuhën serbokroate.
Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin Tereza e mori kur ishte ne moshen 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.
Murgesha shqiptare u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë, ku më vonë ajo u vendos në Kalkuta (Indi), dhe fillimisht u bë mësuese, e shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave.
Nënë Tereza e Kalkutës, u quajt kur themeloi urdhrin Misionaret e Dashurisë (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, së Indisë dhe gjithë botës.
Nënë Tereza, është një Shenjt i madh, që tani ka pushtuar kohrat dhe kontinentet si mishërim i lartësisë kulmore dhe gjerësisë humane të pakrahasueshme të njerëzimit.
Figura e Shën Nënë Terezës sa tokësore dhe qiellore është shqiptare, e gjakut dhe frymës sonë. E përgatitur nga rrënjët tona hyjnore pelazgjike, ajo u ngrit si nga lartësia e shpirtit shqiptar, duke kaluar nëpër të gjitha rrugët e kontinenteve, dhe shteteve, nëpër tërë mjerimet e njerëzve, duke përhapur dashuri dhe humanizëm me frymën e Zotit në shpirtin e njeriut.
Sa shenjtore aq dhe shqiptare, me përpjekjet e flijimit sublime, Ajo krijoi një univers human të ri të saj, botën me të madhe të humanizmit në shekullin me të trazuar.
Bamirësja trupvogël krijoi një urdhër fetare, që u shtri mbi 100 vende të kontinentit, duke ndërtuar institucione për me të varfërit, gjymtuarit, leprozët, jetimet, të braktisurit, të sëmuret etj.
Ajo sakrifikoi veten e saj për të varfërit, dhe me sa duket Ajo ka patur fuqi të mbinatyrshme, për të përballuar atë punë të jashtëzakonshme që bëri gjatë jetës së saj plot përkushtim.
Miliona njerëz nëpër botë e kanë konsideruar atë si Shenjtneshë.
Shumë mendojnë se Zoti e dergoi atë për tu shërbyer të varfërve nëpër botë. Ajo erdhi në këtë Planet, duke u kujtuar njerëzve rrugën e sakrificave dhe mundimeve plot vuatje të Krishtit, sikurse Krishti qe erdhi ne bote tu kujtoj njerezve rrugen e Zotit.
Ashtu si Krishti që lindi në një grazhd, pra në rrethana të thjeshta, në varfëri; ashtu dhe Nënë Tereza doli nga gjiri i popullit më të varfër në Europë.
Historia e njeriut tregon shembuj të fisnikërisë supreme dhe shembuj të njerëzimit të plotë.
Niveli më i lartë i fisnikërisë arrihet nga herojtë dhe nga shejtorët me punë, me lutje, ose me studime. Kjo bijë e racës shqiptare, kur hyri në përjetësi tërë bota i ra në gjunj, Nënës Shenjtneshë së parë në histori që u nderua me titullin Qytetare e Globit.
Ajo i shpjegoi botës se shqiptarët janë populli i lashtë, i shejtë I(mbushur me qindar shenjtorë), populli i Biblës, dhe populli i historisë.
Për njerëzimin mbarë, Nënë Tereza është një vlerë për të gjithë racat, kombet, dhe besimet fetare.
Për ne shqiptarët ajo është më tepër, një vlerë etnike: frymë prej trojeve tona, lënde prej dheut tonë, pjesë e pastër prej gjakut tonë, dashuri prej gjoksit të fisit tonë.
Kjo Nënë e dashur ishte dhe mbeti simboli i dashurisë për të gjithë njerëzit e botës. Ajo ia kushtoi jetën e saj njerëzve të thjeshtë, mbushi me dashuri fëmijët me të meta fizike e mendore, për ata të varfër, për ata që pritin vdekjen nëpër rrugë, për të braktisurit, për të gërbulurit, dhe për të sëmuret.
Ajo rriti besimin ndaj Zoti, luftoi armiqesinë e hakmarrjen, inkurajoi virtytet e mira. Kujtimi për këte Nënë do të jetë shekullor për çdo njeri të çdo kombësie dhe besimi.
Humanistja e madhe ishte një shenjtore mbi tokë, ndërsa tani është një shenjtore në qiell. Zemrat e foshnjeve, fëmijëve, të rriturve e pleqëve do të përulen me respekt e nderim para figurës e portretit të saj që nuk njeh kufi.
Eshte e qartë se Nënë Tereza kishte përkrahjen e Shën Papa Gjon Pali II, Papa Benedikti, Papa Franceku, kardinalëve, presidentëve, mbretërve, princerve, diplomatëve të huaj, fituesve të Çmimeve Nobel në fushat të ndryshme humane dhe shkencore, bisnesmenëve më të fuqishëm të globit, Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel në Oslo (Suedi) më 1979 Nënë Tereza deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.
Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh.
Në vitin 1991, Nënë Tereza kthehet për herë të parë në vendlindjen e saj dhe hapi shtëpinë e Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë në Tiranë, Shkodër, Kukël (Bushat) etj. Deri më 1996, Nënë Tereza ishte duke punuar në 517 misione në më shumë se 100 vende të botës.
Sot Shen Nene Tereza eshte shejte ne mbrterine qjellore, ne mesin e apostujve, shenjtorëve e shenjtereshave, dhe martirëve të tjerë të Kishës Katolike, të cilët ndër shekuj kanë bërë mrekulli dhe ndodhen në kalendarët e Kishës ku përkujtohen çdo vit.
Shën Nënë Tereza rreshtohet pranë dy gurgdhendësve nga Ulpiana e Dardanisë Shën Florid dhe Shën Lauri të cilët anti të krishterët paganet Romak i mbytën në uje. Shën Niketa, Shën Helenës, Shën Kostandini, Shën Dardanit, Shën Lefterit, Shën Angjelines (motra e Gjergj Aranitit dhe e Donika Kastriotit), Shën Dhimitrit, Shën Xhakoni i Vlorës, Shën Frani, nga Durrësi, Shën Gjergji i Janinës, Shën Joani i Konicës, Shën Kristo kopështari i Përmetit, Shën Kristo nga Perveza, Shën Marini i Sarandës, Shen Demetri nga Vlora, Shën Naumi i Ohrit e dhjetra shenjtorë të tjerë me origjinë shqiptare.
Simbas dëshmive historike, kultura e pasur dhe pozitive e krishtere eshte pervetsuar me dashuri nga shqiptaret nder shekuj. Ata nxoren njerëz të shquar në historine e lavdishme te krishtërizmit, me figura të shquara si. Shën Jeronimi i Ilirise enciklopedistin e famshem që bëri perkthimin e parë të Biblës latinisht, duke i dhenë botes për herë të parë librin e shenjtë, në mesin e shek. IV. Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Mbrojtësi i Krishtërimit dhe i Arberisë nga invazioni barbar islamik otoman, dhe Shën Nënë Tereza, si mishërim i idealeve të krishtera.
Kleri Katolik Shqiptar, është përpjekur ndër shekuj për të sjellë në Shqipëri frymen civilizuese të Europës. Mendjet e ndritura te klerit, arritjet e pakrahasueshme në fushën e mëndimit njerëzor, krijimtarine letrare artistike, shkencës dhe teknologjisë, organizimin politik të shtetit modern, që siguron zhvillimin dhe përparimin e njeriut të lirë, janë vlera të rëndësishme, që kemi trashëguar ne shqiptarët. Si të tillë me krenari mund të përmendim gjuhën shqipe, një nocion i ndarë politikisht, gjeografikisht, i cili ka ruajtur të paprekur pasurinë e përbashkët të gjuhës shqipe.
Kësisoj kemi të bejmë edhe me klerin e doktorinës teologjike, që kanë ndikuar në historinë nacionale shqiptare. Në rastin konkret qytetrimi shqiptarë, është një fragment, pjesë e spirales historike të qyteterimit botërore.
Së fundi duke u përshendetur të gjithëve në këtë ditë të madhe të shenjtërimit të Nënë Terezës, shëjtnesha dhe figura me e njohura në Botën njerzore, fjalë të ngrohta nga zëmra ju përcjellim të gjithëve juve, po ashtu klerikëve të gjithë besimeve fetare.