Xhevat Rexhaj poston këtë shënim në Facebook, 13.12.2016
Me shkas, po, po, po e ripostoi.
Këto pamje janë trupat e shkrumuem, të djegun e të vrarë nga serbet me 1999. Nana im, vellau dy djem axhe e gruaja e axhes… Pamje të tilla ka patur me mijëra në Kosovën e djegun nga shkiet, mbi 10 000 viktima të masakruar e vrarë. Gra, burra, fëmijë, pleqë e plaka, pra civilë shumica. Gjithnji jam mundue të percjelli kur ishin përvjetoret e masakrave serbe, sikur kjo me familjen time, dhe më besoni disa pis analista, gazetarë, e politikaj asnjihere nuk kanë shpreh as ngushllime për shumë raste, sikur ky i familjes time…
Nuk ka dert, por kur lexon, e shikon sonte foto e pamje nga arabia-Siria e larget e duke derdhur lot krokodili për nji luftë, që fare nuk ka të baje sikur lufta e jonë kundër shkive, mu nga të tillët pis gazetare, analista e mutista të vie të vjellësh. Të tillët që asnjihere nuk kanë ndie dhimbje për të vraret e të djegurit bashkëkombas të tyre, si munden të na rrejnë se ndiejnë dhembje për të largëten arabistan, ku as që na lidh diçka me atë pjesë…
Nëse na dhimbsen ato viktima në Siri, perseri jemi na që kemi perjetue trauma me humbje familjaresh, që ndiejmë dhimbje. Por asesi nuk krahasoj shqiptarët e masakruar nga serbet me ata atje, që e vrasin njani tjetrin… Turp të keni ju që kinse tregoheni “humanista” me të huajtë, ndërsa injoroni mbi 12 000 të vrarë në shtetin e juaj… /nga mllefi.