SHQIPTARËT DHE MITROVICA !

0
940

Rudi Berisha

Sa të jetosh, jeto më dinjitet dhe le vepra pas, mos ke frikë sepse frika të dërgon tek vrasja e të vërtetës. Një popull që ka frikë, do jetoj i nënshtruar, i copëtuar dhe i ndarë nga qenia e tij fizike dhe do jetoj në depresion përjetë…
E shkruar nga Rudi Berisha

Prishtinë, 10 dhjetor – Muri në Mitrovicë është i ndërtuar që nga viti kur Kosova u çlirua nga UÇK-ja dhe intervenimi i NATO-s, në vitin 1999, atëherë ishte vendosur muri i ndarjes në Mitrovicës, në fakt muri i ndarjes së Kosovës.

Ca shtete të Evropës e treguan edhe kësaj radhe që janë primitiv, dhe janë të padrejtë kundrejt shqiptarëve. Gjatë historisë për interesa të tyre e copëtuan tokën shqiptare të Shqipërisë dhe këtë gjë po e bëjnë edhe tani si në vitin 1913, tani në shekullin XXI, në fakt në vitin 2016.

Mitrovica dhe pretendimi i Serbisë për të marrë tokën shqiptare, për të serbinizuar Mitrovicën ishte dhe është i dukshëm. Këtë gjë populli shqiptarë e ka pa që nga viti 1999-, por duke i zgjedhur udhëheqësit tanë, dhe duke ju besuar premtimit dhe diplomacisë së tyre, menduam që shpejt do zgjidhet çështja e Mitrovicës, dhe si herëve tjera dhe, kësaj radhe qeveria jonë shqiptare në Prishtinë, na gënjeu, na mashtroj dhe sot po tregohen të ligj para Serbisë dhe murit ndarës të Mitrovicës në Kosovë.

* Pse kjo politikë nënshtruese po e praktikoni o politikan tanë ?
* Pse mendoni që kërriga është e përjetshme për ju o të paditur dhe injorant ?
* Pse nuk punoni për Interesin Nacional ?
* Pse nuk veproni ashtu siç ishte Betimi i Ushtarëve të Çlirimit ?

Evropa dhe Mitrovica…
Edhe më parë, edhe tani po e kuptoj dhe po bindem që Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi bazën e pa drejtësisë, mbi bazën e të shkelurit të drejtin, viktime dhe duke përkëdhelur dhe përqafuar kriminelet (siç janë në këtë rast pushteti dhe makineria vrastare sllavo-çetnike-serbe).

Evropa bashkë më ca “lider shqiptar”, po e ndërtojnë murin ndarës në Ballkan, duke copëtuar tokën shqiptare, Kosovën. Kjo rrugë o evropian nuk do sjell paqe, por do jetë situatë e brishtë dhe do ketë konflikt që do të çoj deri tek një luftë e re në Ballkan.
Evropa më ka hak shumë, dhe tani po i përsërit gabimet e vitit 1913, siç ishte në Londër, por tani në vitin 2016, në Mitrovicë, Kosovë tokën tonë shqiptare donë të i dhuroj peshqish Serbisë për shkak s’ dëboj, rrahu, vrau dhe masakroj shqiptarët dhe si dhuratë nga Evropa e ka Mitrovicën, kjo është turp për ju politikanë shqiptarë, për ju përfaqësues të Evropës, turp për gjithë jetën ju qoftë !

Mitrovica është tokë shqiptare, është pjesë e Dardanisë, tokës së Shqipërisë, vetëm nacionalizmi e shpëton popullin shqiptarë, i ruan kufijtë dhe e çliron nga padituria Shqipërinë, vetëm duke qen të bashkuar më Shqipërinë do të arrimë të mbrojmë tokën tonë, do arrimë të çlirojmë tokat e pushtuara nga sllavet dhe nga ca argat të Evropës që gjatë gjithë historisë ishin në shërbim të sllavizmit.

Është koha më shumë se kurrë që dëgjohet zëri i Tiranës, i Prishtinës për Mitrovicën, është koha të jemi bashkë si një trup për të punuar më dinjitet por popullin, për kombin shqiptar kudo që janë duke jetuar, për popullin shqiptarë që jetojnë në toka të veta, fatkeqësisht të pushtuar nga çizmja sllave si në Greqi, Serbi, Maqedoni, Mal të Zi e kështu më radhë…

Fjala e një deputeti drejtuar popullit shqiptarë
Prishtinë, 2016

“Popull shqiptar !
Unë, ju kërkoj ndjesë që po ndodhin këto gjëra, por ne jemi të pazotë që zgjedhim çështjen tonë kombëtare shqiptare, andaj ju kërkoj falje, unë deputeti i Republikë së Kosovës , që në sytë tanë po ndodhin shumë gjëra të këqija për popullin shqiptarë në Kosovë. Populli është varfëruar shumë, politika udhëheqëse është korruptuar dhe ne jemi duke jetuar në heshtje pa e ngritë zërin fare në parlamentin e Kosovës, duke qëndruar ulur dhe, duke bërë sehir, ndërsa populli duke i qarë hallet dhe duke na përmirësuar gabimet që i kemi bërë dhe po i bëjmë çdo ditë. Gabimet i bëjmë për dy arsye:

1-Nga frika
2-Lakmia për pushtet

Duke mos pasur mundësi të shprehem ndryshe, po e nisë këtë letër përmes kësaj forme…
Përshëndetje dhe shumë shëndet për ju i dashur populli im liridashës, ju përshëndet lakmitari dhe frikacaku deputet i Kuvendit të Republikë së Kosovës.”

Sa të jetosh, jeto më dinjitet dhe le vepra pas, mos ke frikë sepse frika të dërgon tek vrasja e të vërtetës. Një popull që ka frikë, do jetoj i nënshtruar, i copëtuar dhe i ndarë nga qenia e tij fizike dhe do jetoj në depresion përjetë…
Zoti e bekoftë popullin shqiptar. Zoti e bekoftë atdheun tonë të lar më gjak. Zoti e bekoftë Shqipërinë më të gjitha tokat e saj. Zoti pastë mëshirë për neve popullin shqiptarë…

Më respekt nga Kryetari i Klubit Letrar “Zahir Pajaziti”

Rudi Berisha
Prishtinë, më 10 dhjetor 2016

Dergoi per botim: Gjin Musa, gazetar