Doli nga shtypshkronja libri me poezi i poetit Agim Çuni

0
1932

Titulli: Kamkryq me mallin…
Autor: Agim Çuni
Redaktor: Roland Lushi
Copyright-Agim Çuni – 2016
Të gjitha të drejtat e këtij botimi janë të rezervuara.
Botim i parë, 2016
Shtëpia Botuese “ADA”
Rruga: Nasi Pavllo Nr.20
E-mail: [email protected]
Cel: +3554 68 221 9016
Tiranë, dhjetor 2016

LIBRAT E SHTËPISË BOTUESE ADA MUND T’I GJENI NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE, TIRANË
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Çuni, Agim
Kamkryq me mallin… : poezi / Agim Çuni ;
red. Roland Lushi. – Tiranë : Ada, 2016
ISBN 978-9928-223-40-1
1. Letërsia shqipe 2. Poezia
821.18 -1

Tu ju ngjite bjeshkës përpjetë,
një fllad i lehtë ma perkdhel ballin,
nën hije të ahut me shume fletë,
ulë kamkryq takova mallin….!

LIRIKAT E MALLIT TE PASHUEM…

( Percjellje )

Vëllimi me lirika poetike, Kambkryq me mallin, i Agim Çunit vjen njiherësh me dy vendlindje të ndryshme, njani ishull ne detë Kriti e tjetri si ishull në mal Merturi i Gurit me kambët që lagën ne liqenin e Komanit dhe me kokën mbulue nga qeleshja e bardhë shkëmbore e Çllumit nji shkamb gjigand që i rrin mbi krye si antenë qielli. Të dyja keto vende kane diçka te perbashket që i afron e i dallon me njana tjetren dhe kjo ashte epika e karaktereve me dashurinë e madhe e krenarinë për vlerat e paepuna mbijetuese në breza të tyne.

Agimi ka patur fatin ti jetojnë magjitë e dyanëshme si pjesë e dyndjeve e hemoragjive të brezit të tij në kerkim të nji jete tjeter shpresuese mes hemoragjive të levizjeve njerzore të pas diktaturës.Siç ndodh me shpirtat krijuese ne tanesi ky lirik e mori brenda vetvetes në instiktin e zogjve shtegtar mallin e pashueshëm për vendlindjen e tij dhe si ata gjeti nji rrugë të mosbraktisjes me fluturim-kthimin imagjinar per ti kndue çdo gjaje të mirë e të bukur qe la pas vetës…

Rikthimi i shpirtit e malli për bukuritë, magjitë andrrimtare, vlerat e traditat e veçanta, ritet e zakonet e bajne të ndjeje në thellesi nostalgjite e zemrës në korin e pafund të kangtarëve e krijuesve që kurr nuk e harruan vendin e vet por i kenduan atij me pathos poetik e lirik me lot e ndjenjë…

Ulja kamkryq me mallin, asht nji deshmi perjetesuese e memories së pabraktisëshme të thelbit të vetvetes. Ajo bart mbi veten e saj frymen liriko-epike të gjitha dashurive për vendlindjen dhe vlerat e saj, si jetesë e kujtesë, si anderr e shpresë, si qenje e mosqenje, si ndjenja dhe lot.

Kjo lirikë poetike e ndertuar me guret e latuem te zemrës e mallit ka shume shpirtë si murana e gjinit qe pikon tamel te muri i gjallë i Rozafes së gjallë…

Binjakzimi me rapsodite dhe liriken popullore të jaranisë i krijojnë truall e teren të qendrueshëm frymëzimit poetik i cili shpesh rrjedh natyrshem si gurrat e krojet e bjeshkeve, si ujevarat e pasosuna të prrenjëve e lumejve qe të tejngopin me magjitë e bio-jetes origjinale….

Poezia e Agimit ngjan sikur asht nji vozgë e madhe rakie e ruajtun dhe e mbushun plot për ditën e Zojes së Merturit, po marrim gotë mostre për tu bindur për vlerat e saj !…

Po hapim ibrikun e miqve…e lutsh me zemer të bardhë…
Në andrren time erdhe mramë…
Ne hije te ahut në hije te pishes /
Rri tuj prit në çdo zheg të ditës /
Se mos vjen aty e ulesh /
E më freskon me nji lumë puthjesh… /

Lirikat e ketij krijuesi bartin natyrshem pathoset erotike te muzave popullore veriore.
Të përshkruaj Merturin e Gurit dhe të flas për njerzit e mrekullueshem të ketij vendi do me duheshin ditë e netë të tana e prap do te isha i paplotsuem nisur veç të tjerash nga fakti fatlumë se me këte perlë natyrale më lidhin pazgjidhshmerisht hapat e para praktik te jetës time si mesues dhe krijues…por prej nga ku u hapen për mue edhe portat e akademisë së Arteve… .Urime Agim dhe të falnderoj për besimin tand.

TON ZMALI (poet, shkrimtar e studiues)… Athinë, Shtator 2016

/Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar