Hetimi e rasteve korruptive të niveleve të larta, shumë do të ndikonte në uljën e korrupcionit?!

0
863

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

9 dhjetori është Dita Ndërkombëtare kundër korrupcionit e shpallur nga OKB-ja. Kjo datë ndërkombëtare ka për qëllim ndalimin e korrupcionit duke i marr të gjitha masat përkatëse. Nese në shumë shtete të përparura të botës korrpucionin kan arritur ta zbresin në suaza të normalitetit, në Kosovë të gjithë treguesit flasin së korrupcion të lartë. Masat e shtetit kundër korrupcionit nuk janë efikase sikundër që nuk janë efikase kundër çdo kriminaliteti politik dhe ekonimik. U formua Agjensioni Antikorrupcion i Kosovës, i cili agjension nuk ka qenë në gjendje ta kryen punën e vet ashtu si duhet sigurisht edhe nga ndikimet e politikës ditore.

Njerëzit e fuqishem të politikës të inkuadruar në strukturat më të larta të shtetit, jo që nuk po e luftojnë korrupcionin, por janë bërë edhe vet pjesë e tij. Korrupcioni ka dëpërtuar në secilin nivel të institucioneve shtetërore. Korrupcioni kurrë nuk është klasifikuar nga organet tona si diqka e dëmshme, jo e ligjshme, amorale. Nuk ka vetëdijësim së korrupcioni po i bën dëme të mëdha shoqërisë së re të Kosovës. Disa vite më radhë raportet e TI për Kosovën kanë qenë raporte shumë negative, ku është kërkuar nga organet relevante shtetërore që ti shpallët luftë e hapur korrupcionit. Sidomos në sferën e punësimit korrupcioni është shprehur tepër shumë.

Vëtem masat represive të thëm ashtu kundër korrupcionit nuk janë të mjaftueshme që ai të luftohet deri në fund. Do të ishte dashur të merren masa të rrepta ligjore pa marrë parasysh së kush është në pyetje. Strukturat e larta të shtetit nuk po i luftojnë nivelet e larta të korrupcionit, sepse në pyetje po është vetë-vetja. Ata luftën kundër korrupcionit e zhvillojnë largë për ta arsyetuar para opinionit, së janë duke e luftuar korrupcionin. Duhet të krijohen para kushtet, të krijohen mundësit e një vedijësimi të përgjithshem, së korrupcioni është një e keqe e madhe, i cili vëtem sa na i vështirëson punët si idivid dhe si shoqëri.

Jo tolerancë krimit dhe korrupcionit, dhe shoqëria frymon shumë më ndryshe. Shteti i cili dëshiron një funksionim normal të mbarë aparatit shtetëror, i merr masat parandaluese. Formon organe para ndaluese conform ligjeve. Në Kosovë po përfolët për nivele të larta të korrupcionit. Më shumë po luftohet vëtëm verbalisht së sa faktikisht. Agjensioni Antikorrupcion do të ishte dashur të vepron në bazë të fakteve dhe ligjit pa asnjë ndikim nga jashtë. Për ti shpallur luftë të pa kompromis korrupcionit galopant nevoiten njerëz të guximshem, njerëz të dijshem ekspertë në kuptimin e plotë të fjalës, njerëz të cilët nuk korruptohen në asnjë mënyrë.

Afera e përgjimeve e klanit “Pronto” po të hetohet mirë sigurisht edhe mund të gjenden prova të mjafteshme të korrupcionit. Kjo aferë për të cilën një kohë u bë shumë zhurmë mediatike, nuk kam njohur së deri ku ka shkuar hetimet rreth saj, nese është duke u zhvilluar ndonjë hetim serioz. Nese ka pasur punësime të paligjshme të natyrës jo korruptive, do të ishte dashur rregullisht të njoftohet opinioni. Për nivelet e larta të korrupcionit nevoiten kapacitete të mëdha materjale. Duhet promovuar vlera të reja kundër korrupcionit duke gjetur mekanizma përkatëse për të pritur rezultatet konkrete. Korrupcioni ka lidhje më interesat politike dhe interesat partiake për mbizotërim në skenën politike dhe në pushtet. Veqmas do të ishte mirë nese dëshirojmë që të kemi korrupcion shumë më pak, të hetohen përsonalitetet publike, të hetohet e gjithë prejardhja e pasurisë së tyre. Të tubohen të dhënat bankare në Kosovë dhe jashtë Kosovës.

Hetimiet parimore të aferave korruptive të niveleve të larta shumë do të kishin ndikuar në uljën e korrupcionit. Të hetohen edhe partitë politike, të hetohet prejardhja e mjeteve sidomos gjatë fushatave elektorale. Të garantohet transparenca në çdo nivel aty ku kemi raste të korrupcionit. Shoqeria jonë kurrupcionin e sheh si njërin ndër problemet më të mëdha shoqërore. Nese të gjithë akterët nuk inkuadrohen në luftë efikase kundër korrupcionit nuk kemi prosperitet dhe zhvillim. Më këtë kastë politike në pushtet, lufta kundër korrupcionit po bëhët gjithnjë e më e zorshme. Largimi i tyre nga skëna politi, do të ishte lehtësimi më i madh kundër çdo dukrie negative, e veçmas, kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar…