Me poetin Agim Desku

0
807

PI

Pi më thot Khajami në jetë
Dhe dehi edhe perënditë
Pi dhe fluturo pas fluturave
Vëre Diellin në gotë.
Pi për diell e hënë.
Ngjyrose me brushën e piktorit
Merr ngjyrat e ylberit
Falë dhe mbaje besën e shqipeve
Te kesh jetën dhe zërin e zanave.
Pi dhe zbrazë gotat njërën pas tjetrës
Lirohu nga mëkatet e botës
Të njeriut që është vet mëkati
Jeto jetën dhe dehu me vargun e yjeve.
Pi më thot Khajami edhe për përendinë
Edhe një gotë për atë zot.
Detit merrja valët
Mos ia lerë të bëhen stuhi.
Pi më thot për të bukurën e atdheut tënd
Që fali luftëtarë të lirisë.
Pi për sëcilin nga pak vetëm për djajtë
Kurrë mos ngritë asnjë gotë.
Vdis nëse të vdiset
Ose jeto sëcilit cep atdheu
Të ndarë.

KOHË PROTESTE

Nuk kërkoja asgjë tjetër nga Zoti
Të bëhem vetëm njëherë sy e vesh atdheu
Ëndërr e lirë e zjarr Prekazi mu bëftë shpirti
Këngët t῾i dëgjoj deri tek rri Dielli.
Sonte më bëhet se u ngrita në çlirimtar të krisur
Për aq vite sa nuk e harrova çmendurinë e ferrit të Dantes
Kur në dysh kockën ma ndanë gjakut tim arbëror.
Përse linda në kohë proteste të atdheut tim
Cili qenkemi më mëkatar i lirisë
Zoti që nuk më bekoj pse nuk e deshta atdheun si veten
Apo kur atdheu ishte emri im dhe për pak ma vodhen djajtë.
Plas o varg pse nuk di ta ruaj as ta mbroj lirinë
Mos vdis atdhe para se të të shoh mbështjellur në yje
Nëse duhet vdekë,vdekësha si hero yti
Për të vetmën liri që kurrë nuk e takova të lirë.

BAC A U KRYE

Bac a u krye më pyet mbesa ime Tanagra
Kur gjashtëmbëdhjetë shekuj para
Krishti foli shqip
Cila udhë na mbeti ende enigmë e Zotit
Përse nuk rrëfehmi çdo ditë tek ti bac Adem…
Ndoshta jemi deri në fyt mëkatar atdheu
Nëse dje ishim burg toke e djalli
Përse sot bëhemi burg shpirti.

Bac, ti nuk duhet të vdesësh.
Liria pa ty s῾ka kuptim
Apo ti je vet liria ime e shenjtë.

Bac a u krye harta e Shqipërisë
Cilat ëndrra i shndërrojmë në dashuri për ty bac.

Bac cilat varre u bënë rrafsh me tokë
Secilit cep atdheu plot plagë dhembjesh
Cilat këngë mbeten ende si gjymësgotash të zbrazura
Cilët lotë nënash ende rrjedhin për të pagjeturit bac.

Bac nuk është koha e këngëve të pakënduara migjeniane
M῾i zgjo zanat të fluturojnë gur me gur Shqipërie
Ta kthejmë botën serish zjarreve të Prekazit
Të këndojmë ose të vdesim siq zoti e do shqip.

Bac folë këtë ditë të 7 Marsit që e deshti shumë baci Shaban
Këtë ditë ke fjalët e Korçës se luleve,
Tiranës dhe tërë Ilirisë
Ndoshta kurrë më s’do të jetë njeriu i Zoti mëkatar i shqipeve
Dhe një ditë do të vie dhe të them, bac u krye.

A sikur dëgjoj prap këngën e lirisë
O prite, prite Azem Bejten o heeeeee.
Bac ti ma mësove këtë këngë zanash
Kullave të Ahmet Delisë dhe Tahir Mehës

5 Mars 2016, Prekaz, Ticë, Likovc