Vështrim
Nga Skënder MULLIQI
1. Zgjedhjët për kryetar të komunës në Drenas, Pisa, muri i ndarjës etnike mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ishin tri ngjarjët që e karakterizuan jetën politike gjatë kësaj jave në Kosovë dhe rreth Kosovës.
Në Drenas për herë të parë u thye miti për PDK-në e pa thyeshme. Rezultatet e së dielës treguan që garën për të parin e Drenasit do ta vazhdojnë Ramiz Lladrovci i PDK dhe Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën. Përgjimet e klanit “Pronto”, kalimi i Thaçit për president të vendit, ku vendin e tij e zuri Kadri Veseli, i cili megjithate nuk e ka autoritetin e Thaçit mbrenda PDK-së, janë disa nga sinjalët pse PDK-e nuk fitoi në raundin e parë Drenasin si bastion që e kishte. Përçarjet dhe formimi i klaneve në këtë subjekt politik pos atyre që i theksova më lart, kanë qenë një indikator shtesë që PDK-ja po është e detyruar që më ballatozh të pres fiuesin.
A mos është duke u instaluar një logjike e re, dhe një mendësi tjetër pozitive politike në Kosovë, na mbetet të presim kur edhe do të ndëgjojmë rezultatet preliminare. Edhe vetë shkuarja në balotazh për PDK-në është humbje e reputacionit si partia e parë në Kosovë. Dhe, do të ishte fat i madh për Kosovën sikur kjo parti mos të jetë më subjeti i parë politikë në vend, për shkak të shumë aferave korruptive dhe të krimit të organizuar të zyrtarve të lartë të kësaj partie. Deri sa PDK-ja e kishte pushtetin për dy mandate gjendja politike dhe gjendja ekonomike e mori tatëpjetën e madhe të saj.
Në vend të përparimit të gjithmbarshem përjetuam afera pas aferave deri të futja e vendit në krizë të rënd sociale–ekonomike dhe në krizë të rënd institucionale. Dihen tashmë të gjithë ato situata qesharake dhe serioze më të cilat ishim dëshmitarë të gjithë, prej së është formuar qeveria e re nga koalicioni i madh PDK-LDK. Arroganca qeveritare po vazhdon më tempin e vet të pa ndalshëm. Kjo arrogancë dhe kjo mos punë, këto keqpërdorime të pozitës pushtetare janë duke bërë gjendjën edhe më frustruese, janë duke bërë gjendjën ekonomike dhe politike edhe më dëshpruese…
2. Më 6 dhjetor u shpallën rezultatet e Testit të PISA-së, të cilat treguan gjendjën e turpshme të arsimit tonë, sikurse në të gjithë segmentet e tjera të jetës që i këmi. Disa herë në shkrimet e mija e kam potencuar nevojën e reformimit të arsimit si njëra nga shtyllat kryesore të shtetit. Kemi arsim katastrofalë më shumë mësidhënës po ashtu të dobët duke filluar nga nivelet më të ulëta deri në Univerzitet. A ka gjë më tragjike kur thuhet së nxënësit po e mbarojnë shkollimin fillor madje edhe atë të mesëm e nuk dinë mirë shkrim lexim? A ka gjë më fataliste për një shtet së ata të cilët e morën fakultetet shkelë e shko, madje edhe doktoraturat kan arritur të bëhën profesor univerzitetësh?
Disiplina, relacionet mësues-nxënës –prind po funksionojne dobët apo nuk ekzistojnë fare. Tjetër. Mësimdhënësit të cilët shkojnë të dehur para nxënësve nuk e kan vendin në procesin mësimor. Mos mbajtja e disciplinës është një kaptinë e veqantë e cila kërkon studim të hollsisishëm nga njerëzit kompetent për këtë lëmi. Mbajtja e nxënësve armatim të ftoftë me incidente edhe tragjike mbrenda shkollës, është e pa tolerueshme. Do të duhej të bëhët planifikimi i kuadrove sipas nevojave ekonomike të vendit. Faji për këtë gjendje të keqe të arsimit bie së pari në Ministrinë e Arsimit dhe në drejtoratët komunale të arsimit.
Nuk mbahet shteti më antivlera të cilat na kanë vërshuar në arsim dhe në të gjitha sistemet tjera. Nuk mbahet shteti më njerëz të korruptuar dhe të kriminalizuar. Nuk mbahet shteti duke i punësuar vetëm sipas qelësitë partiakë, pa i marrë para sysh aftësitë e secilit. Njeriu mund të flasë edhe shumë e shumë për këtë vend të cilin e kan marrë në dorë matrapazët politikë dhe të pa dijëshmit. Të renditemi të fundit në Ballkan e ka një logjikë, por të renditemi në vendin e tretë nga fundi mes 72 vendeve, që kan marrë pjesë në këtë testim të nivelit botërorë, sipas programit për vlerësim ndërkombëtar të nxënësve “The OECD, PISA” në kuader për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik, është më shumë së turpëruese. Si i kemi udhëheqësit e shtetit mjarana të mjerë e kemi arsimin dhe të mjerë e kemi edhe shtetin…
3. Ngjarja politike që nuk mund t’i ikim asesi është veriu i Mitrovicës i cili gradulalisht po shkon kah ndarja etnike. Muret rreth kishave nuk ishin të mjaftueshme për shovenistet e Beogradit, të cilët po e derigjojnë edhe politikën e Kosovës, të një shteti sovran. Na ka mbetur më shumë thirrja – Shtet Sovran së sovranitetin territorial jemi duke e humbur gjithnjë e më shumë. Së ku do të ndalët qerrja e rrokullisur nga Thaçi dhe Mustafa një zot e dinë. Gjithmonë më genjeshtra më mashtrime dhe më mos transparencë të duhur nuk mbahët shteti, dhe nuk mbahet as pushteti. Muri ndërtues afër urës Ibër ku me vite qendruan barrikadat është logjikë e mesjetës, së më një logjikë të tillë ende kan mbetur udhëqësitë politikë serb dhe udhëheqësit e Kishës Ortodokse Serbe dhe mjerisht nga kjo logjikë pushtuese nuk është liruar as populli serb.
Gjithnjë e më qesharke po duket ministrja për dialog, Edita Tahiri. Paraqitjet e saja para opinionit publik deri më tash lidhur më shumë marveshje më Serbinë, po dalin jo të sakta, dhe të dobishme vëtem për palën serbe. Kretaori i këtyre marveshjeve herë teknike e më shume politike, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri, Isa Mustafa kan preferuar heshtjën, madje ata para prakisht këtyre të ligave që radhazi po na godasin që shumë kohë ua kën bërë aminin. Mos shpërbërja e struktrurave kriminale paralele serbe nga mos guximi, arsyetimet banale apo edhe të qëllimshme do të na kushtojnë shumë në të ardhmën.
Nuk e di së cili shtet hyn në bisedime më një shtet fqinjë pa interes nacional ? Asnjë shtet sigurisht. Ndërtimi i këtij muri kërkon ndërhyrje të mënjëhershme sepse bie ndesh më ligjët e Kosovës. Këta njerëz në krye të shtetit nuk kan mundësi të marrin vendime të cilave iu kan kontribuar në një mënyre apo tjetër vet. Ambasadori britanik, O’Conel, duke folur për problemet e Kosovës, ka thënë “Së është ndërtuar një kulturë e pa ndëshkueshmerisë “dhe ka shprehur shqetësim për korrupcionin e madh që ka përfshirë zyrtarë të lartë. Ai tha së “Me vjen keq se kriminelë ka ende në politikë”… Kjo nënkupton së këta njerëz në pushtet, nuk kan mundësi më e mbrojtë territorin e shtetit…