Baba dimri për shumë fëmijë nuk ekziston!

0
1497
Skënder Mulliqi - Dhimo Kote

Në fund të vitit

Nga Skënder MULLIQI

Ndërrimi i moteve shënon kulmin e stinorit dimëror. Kanë ndryshuar edhe stinët për të mirë, për dallim nga pushtetet e pas luftës në Kosovë. Nuk po kemi borë të madhe dhe as temperatura shumë të ulëta sikur i kishim në të kaluarën e afertë. Bora e madhe, ngrica dhe acari ishin dikur shumë të pranishme. Nese kishim borë dhe acarë më një standard të ulët jetësor, kishim dashurinë e ndërsjelltë, kishim më shumë lumturi familjare, kishim më shumë razillëk. Këto tipare të shqiptarëvë po tretën ngadalë si fluskë sapuni. Edhe ky dimër shumë kënd e ka zënë gafil siq thotë një fjalë e popullit, pa kulm të mirë mbi kokë, pa veshë dhe kotësh, më shumë kalamajë të cilët ngrinë në kohën e të ftoftit. Nuk kan mbetur edhe shumë ditë nga data e vitit të ri 2017.

Për shumicën edhe ky ndërrim i motëve do të jetë i zymtë, do të jetë viti i shpresave të thyera mos të theëm viti i shpresave të fundosura, sepse shpresa thojnë vdes e fundit ! Shumica këtë ndërrim motësh do t’i luten që do tu ngjallën shpresat për një të ardhme më të mirë. Ndërrimi motive shumicën do ti zënë të mbytur deri në fyt në borgje karshi KEDS-it, tatimeve, të mbytur në kredi bankare më kamata marramendëse, nga këto banka më shumë të formës piramidale. Ëndrrat e shumë fëmijëve për dhurata nga Babadimiri, do të mbesin vetëm një ëndërr e mirë.

Shumë kryefamijarë do ti lutën Zotit, që mos ti qelë sabahi nga mërzia pse fëmijeve të tyre nuk kan mundësi tu sjellin as bukë si duhet në sofër, së dhuratat e Babadimrit për ta janë një luks i madh. Do ti thonë njëri- tjetrit së kan fluturuar në krahët e premtimeve të rreme të partive garuese për pushtet.Do të thonë më zë të lartë, pse jemi kaq popull i nemur ?! Pse edhe tash kur e kemi shtetin tonë, po jetojmë keq ?… Do të thonë sigurisht së si lejuan që për 17 vite të mashtrohen dhe të manipulohen nga këta matrapazë politikë…Do të lebetitin së si gjendjën e abnoromalitetit e pranuan kaq lehtë si gjendje të normalitetit…Do të rënkojnë së I ka mbuluar më shumë e keqja së sa e mira…

Unë thëm pse lejuan që këta liderë të keqinjë tu duken të mirë. Misioni shtetëror dhe kombëtar nuk bëhët më avanturierë politikë. Shteti nuk bëhët demokratik dhe i prosperuar më halabakë dhe kriminelë ordiner. Shteti nuk bëhët më plaqkitës të pronës dhe më tradhtarë të kombit. Kemi të bëjmë më sundimtarë, jo më njerëz të popullit dhe për popullin. Mbeturinat komuniste në pushtetet tona në Prishtinë dhe në Tiranë po na dërgojnë në humnerë. Këta hyzmeqarë të te keqes ndërrimin e Vitin të Ri e kan planifikuar moti, diku në hotelet më të shrejta dhe më luksoze në Kosovë, Shqipëri dhe duku në Evropë.

Haram ju kofshin paratë e taksapaguesve. E mbytën popullin në ëndrra për shumë vite së do të bëhët mirë. Më mjeshtri çdo qendrim e kthyen në mashtrim. Të bësuarit në Babadimër për shumë fëmijë tanë nuk ekziston më. Këta rrugaqë politikë në krye të dy shteteteve shqiptare, po i venitin shpresat e fëmijëve tanë për jetë më të mirë! Nga ajo që thash edhe nënkuptohet së Babadimri nuk ka shansë, duke na lënë vëtem ashtu të duket… Fëmijëve do tu duket Babadimri si njeri i kamufluar që nuk do tu sjellë dhurata?! Baba dimri për shumë fëmijë nuk ekziston! Duhet të mos e humbim bësimin, së edhe ashtu nuk na ka mbetur gjë tjetër…