Koment
Nga Skënder MULLIQI
Të gjithë ata që shkruajnë sigurisht së dëshirojnë më shumë të shkruajnë për tema të jetës, sepse temat për politikën dhe për këta poltikan hora janë bërë shumë monotone. Janë bërë tema të stërpërseritura, janë bërë tema të merzitshme sikurse që janë bërë e mërzitshme edhe kjo strukturë politike në krye të Kosovës. Sigurisht së dëshira jonë do të ishte që kurrë mos tua përmendim emrat këtyre llaveshëve politikë, po edhe ti kishim punët mirë, e jo që përditë po i kemi keq e më keq. Nuk ka mundësi njeriu të shkruan shumë për temat e jetës kulturore, të jetës sportive dhe për segmente të tjera më rëndësi jetike, sepse këta e kan ngulfatur qdo segment të jetës më antivlera.
Kanë pozicionuar njerëzit e tyre në sistemet vitale shtetërore. I kanë inkuadruar njerëzit të cilët përpos hajnive nuk dinë çka tjetër më punu. Sigurisht së shumë do të kishim dëshirë që të jetojmë në një shtet ku ka demokraci të mirëfilltë, ku vlerësohen vlerat qytetare dhe vlerat njerëzore. Të jetojmë në një shtet ku sundon rendi dhe ligji, ku niveli i korrupcionit është i ulët, dhe ku në mbrendi do të respketoheshin të drejtat themelore të njeriut. Do të shkruajmë më dëshirë për një shtet ku nuk ka hajni masovike, ku nuk ka vrasje për motive politike, të jetojmë aty ku nuk ka vrasje mbrenda lokaleve policore, dhe ku nuk ka vrasje në burgë. Shumë do të dëshironim që të këmi zgjedhje locale e nacionale ku do të vlerësohej vota e sovranit, e jo që ajo të hudhet në shportën e bërllogut.
Shumë do të kishim dëshirë që ky vend i vogël mos të kishë kaq shumë kriminelë në mesin e vet, dhe aq më keq kur ata po gjenden edhe në krye të shtetit. Kemi mbetur vendi i vëtem ende i pa integruar në Evropë, madje jemi shteti më i izoluar, edhe pse kemi plotë struktura ndërkombëtare mbrenda Kosovës. Ky mjerim i yni i përgjethshem, dhe kjo agoni po ndodhin për fajin e kësaj kaste politike që veq pasurimit të tyre nuk dinë gjë tjetër. Na është krijuar fotografi e keqe gjithëkah për rreth nesh. Kreatorët e politikës dhe marrdhënjeve në shoqëri janë bërë vet problemi i kësaj shoqërie. Ata nuk do të bëjnë ndryshime në sistem sepse vet do të rrezikoheshin. Dhe, ajo që është brengosese, është heshtja e disa mediave para gjithë këtyre problemeve të grumbulluara.
Disa ju kanë ngjitur fortë këtij estabilishmenti të kriminalizuar politikë. Një shtresë shoqërore po është indiferente thua së nuk po jetojnë në këtë nënqiell. Ky krejim politikë i mbrapsht nga ky estabilishment është duke zgjatur më vite. Kjo qeveri binomiale PDK-LDK, lirisht mund të quhet “Qeveria e depresioni të madh”. Dhe kjo shton nevojën e mobilizmit të përgjithshem që këto struktura politike në krye të shtetit por edhe nëpër disa parti politike të largohen, jo më largë së në zgjedhjet e radhës, qofshin ato të jashtëzakonshme apo të rregullta. T’i largojmë nga jeta jonë këta njerëz të konsumuar politikisht dhe moralisht.
Ta përëkrahim njeri- tjetrin gjithkund dhe në çdo mes ku është nevoja. Është koha e fundit. Të bëjmë jetën tonë të mirë e më standarde evropane e jo të pajtohemi më jetën më shumë afrikane. Të mobilizohemi për vitin 2017 duke hapur procese të reja politike, procese të reja të zhvillimit ekonomik, ta bëjmë më shpejt edhe ligjin e lustracionit shumë të nevojshem për Kosovën. Të luftojmë për të mirën individuale, dhe të luftojmë për të mirën e përgjithshme !