Disa poezi nga Nikoll N. Ulndreaj

0
973

Nikoll N. Ulndreaj, eshte kenaqesi per mue kur marre krijimet e Nikolles, per t’i renditur per botim. Nikoll N.Ulndreaj, njeriu qe se pushon s’krijuari, model i krijeses poetike. Pena e tij eshte apel, eshte nji za kushtrimi per te sotmen dhe te nesermen. Populli thot se me nji “lule nuk vjen pranvera”. Po Nikolla eshte nji lule ne vetevete, ku thinjat e bardha i japin nji hieshi alpine, nji kaltersi si ujet e Valbones, rreshtat e tije luftojn me pa drejtesit e kohes…! Po, po, Nikolla don t’i besoje te vertetes, se nji dite padrejtesia e sotme do riparohet, pake si vone! 26 vjete “tranzicion” politik, ekonomik, u braktisen intelektualet e vertetë, triumfuan, poetet e miqeve, u punesuan diploma vjellesit (fallco)… e dhimsheme, po kete dhimje e gjen ne vargjet e Nikoll N. Ulndreaj.

/Gjin Musa, gazetar

NUK DI SE PSE JAM BËRË KAQ I PADURUAR

Nuk di pse jam bërë kaq i paduruar i zymtë e nervoz
Ende kurë zogjtë fluturojnë nëpër ëndrra
E lulet vallëzojnë nën ritmin e erës
Në kopshtin e zemrës përplot dashuri e pasion
Mes ditë-natës
Lulja erëmirë e qetësisë ka çelur
E ëndrrat filluar kanë të bëhen më të shijshme
Me fllad e muzikë.
Kaq shumë yje robër
Që presin me durim aurorat e moshës ti zbuloj krahët në shi
Të prek magjinë e paprekshme
Lëkurën e butë petale zambaku gjithë ngjyrë
E të mbjellë nëpër flokë orkitin e bardhë
Larë me argjend hëne.
Puthjeve
Kurrë s’kam dashur t’u jap lamtumiren
Po më dhëmbin, po më trishtojnë
Kurë po afrohem të lë stacionin e fundit
Nga mund të shikoj fytyrën tënde
që do humbë puthjet
E pasqyrimin e xhamet të syve
Të fshi psherëtimat e epsheve e shkëlqimin e fundit
Të zambakut të buzëve
Nëpër shpatullat e mia ka filluar të ulëri era e fillim dimrit
Ti je lule e çelur ende afër zemrës
Përzier me aromë ledhatuese, flakë e pasionit skllavërues
Esenca e frymës
Që më rilind më intensiv ta jetojmë dashurinë
Me gjithë këtë nuk e di
Se pse jam bërë kaq i paduruar, i zymtë e nervoz.
Tiranë me dt. 04. 12. 2016

MË LERË TË TË DUA
Vështroj sytë tu
E në thellësi tyre shikoj një puthje të censuruar
Kushedi se sa kohë lutet
Të bëhet zogj
I gjithë horizontit.
Më lerë të të dua moj vashë
Të të ngroh me ngrohtësinë e krahëve të mi
Edhe kurë të jesh e mërzitur
Do të çoj në ëndrrën time
Të numërosh yjet e hënëzat e qiellit të shpirtit
E të ndjesh se si cicërinë
Zogjtë e ndjenjave.
Më bëjë dritë me ata sy një grimë herë
Vetëm sonte
Se dua të shkruaj një poezi
Për pulëbardhat e shpirtit.
Të mbjellësh puthje
Nuk është si të rrëmihsh dheun
E shkurtë është jeta e njeriut
Sa hynë në një derë e del nga një tjetër derë
Në fundin e një rruge prej akulli
Këtë botë delikate e të frikshme
Mbuluar me dimër
Dua ta shikoj me sytë e dritës
Më duaj të lutëm vashë
Që të mund ti heq trafikun dimërorë

NJË JETË QË S’DI TË BUZËQESH
Më mbështjell nata me mungesën tënde
Nga mbrëmja gjerë në mëngjes
Në shtratin tim
Melodia e zërit tënd
Është buzëqeshja një trëndafili ëndrrash
Që lehtëson shpërthimin
E shatërvanve të ylbertë
Nuk ka zinxhirë midis qiellit dhe tokës
E të bën engjëll vuajtjesh
Memec
Të zhyt në mendime të afërta e të largëta
Fëmijë dhe plak
E kujtimet të klithin duke rrjedhur nga shpirti
E të lenë në udhët e humbjes
Se sa mungesa jote.
Në sytë tuaj shikoj qiejt
E ekzaltohem
Prek atmosferën e ndjej jehun
E puthjes në puthje
Vetëtimat e dashurisë fshehur në njomëz ahoresh
Që nxjerr frymën e trupit tënd të parfumet
Kurë më ngri acari i vetmisë
Vjen e më shfaqet hija jote tërë fantazi
Rreth qafe më hedh krahët
E në faqe më lë një lot që shket ngadalë-ngadalë
E më sjell zërin tënd të ëmbël e buzëqeshës
Në formën e një serenatë
E më bën të ëndërroj për ty sa herë ndërrohen stinët
Në një jetë që s’di të buzëqesh.