Të vetmuarit e “kombit kosovar”

0
958
Bekim Rexhepi

Reagim ndaj artikullit të datës 2 Dhjetor 2016, të autorit- Halil Matoshi me titull. “Folklorizimi i nacionalizmit“, në portalin „Koha.net

Nga Bekim Rexhepi

E lëxova artikullin e fundit të Halil Matoshit dhe më ngjalli neveritjen e zakontë, madje këtë radhë dua të reagoi në lidhje me shkrimin e tij „Folklorizimi i nacionalizmit“, me gjasë ka pasur frikë ta shtoj në fund edhe fjalën;„shqiptar“.

Prej vitesh Halili dhe Hajria (Nexhmein Spahiu) janë shëndrruar në zëra të vetmisë antinacionaliste shqiptar, kjo nuk mbart dert tjeter sepse janë pak, fare pak për të krijuar fobin e nacionalizmit shqiptar. Përkundër dëshirës së Halilit dhe Hajrisë, nacionalizmi shqiptar tashmë është hedhur në binë, kjo ndodh që oborrtaret e ishullit kozmopolitë të hedhin gurin dhe të fshehin dorën. E pamundur, sepse tinëzaret identifikohen lehtë, nëse nuk janë me ne, janë me ata, nuk ka të ndërmjetëm. Të ndërmjetmit janë të paudhët, kur nuk mundën me ne, bëhen me ata. Pak interes ka se kush janë ata, sepse ata nuk janë ne dhe pikë.

Ndër të tjera Halili si edhe Hajria na e nxirrnin analizën për ata se në Kosovë rryma e “nacionalizmit shqiptar” po vije dhe po shndërrohet në autodestruktivitet, madje akuza në drejtim të shkollave e mediave siç e thonë “të dizajnuar si revy folklori, që po nxisin njerëzit, kryesisht të rinjtë, qe të ngrenë dorë kundër lirisë dhe shtetit të tyre”. Siç shihet kaq dinë Halili dhe Hajria sepse nuk ka dhe nuk ngjet që një nacionalizëm të kthehet kundër lirisë dhe shtetit të tyre. Është tjetër çka tendenca vrastare e tinëzare e tyre, për të mbush mendje dikujt ne mediat publike. Pra, siç mund të dalloni ata mbrojnë mediat e tyre dhe shajnë mediat e tjera duke i quajtur edhe si: “media të dizajnuar si revy folklori”. Siç e thotë populli një fjalë të urtë “s’mund ti shesësh dardha, dardhaxhisë”.

Edhe në një emision të TV21-shit në Click, të ftuarit Halili dhe Hajria u vërsulen me akuza ndaj historisë së shqiptarëve sikur ti kishin çuar ata, të thonin zëshëm se historia jonë këtej e andej është shkruar jo mbi fakte, është falsifikuar fund e krye. Pyetja shtrohet mbi një normalitet për Halilin dhe Hajrinë, cila histori është e juaja nëse kjo histori e jona, nuk po dalka te jetë e juaja?…

Ne kemi këtë histori, ajo vazhdon të plotësohet nga ne për kundër dëshirës së atyre sensasivëve të nacionit shqiptar, madje edhe përkundër Halilit dhe Hajrisë. Historin e shqiptarëve nuk mund ta bëjnë më mirë se vet shqiptarëve, ndryshe ajo histori e shkruar nga të tjerët do ti vente embargo interesit nacional shqiptar.

Të sqarojmë dhe këtë se edhe Halili, edhe Hajria, po përpiqen t’i vënë një embargo nacionalizmit shqiptar, por kjo tashmë është e vonë sepse konsumatori është i gjerë me produktin e nacionit shqiptar.

Rusoi, ndërhyn për të kritikuar kozmopolitizmin dhe shpërbërjen e veçorive kombëtare, pikërisht nga ata që përligjin dashurinë e tyre për atdheun, nëpërmjet kinse njëfarë “dashurie” për racën njerëzore. Madje ata që përligjin dashurinë e tyre për atdheun synojnë që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe tek të tjerët, kjo është një tendencë çakalluese dhe e vetmuar e Halilit dhe e Hajrisë në shërbim të “kombit kosovar” qe nuk ekziston.

03-12-16