Me poeten Drita Ademi

0
2357

Poetja Drita Ademi, vjen perpara lexueseve te gazetes “Fjala e Lirë” me nji cikël poezishë, ky eshte vetem fillimi, ajo do jete mike e perheresheme ne faqet e gazetes sonë. Urime znj. Drita ne rrugen e bukur te krijimtarisë dhe botimit.
Po kush eshte autorja ne fjale, te ciles vetem urime i percjellim?
/Gjin Musa, gazetar

Drita Ademi-Beqiri, lindur në Prishtinë, jeton dhe punon në Zvicër. Ka mbaruar studimet për Letërsi dhe gjuhë shqipe në Prishtinë.
Ka botuar vëllimin me poezi “Placebo” në Londër, në shtator 2011, me redaktor Z. Fatmir Terziun. Ky vëllim është botuar në dy gjuhë, shqip-anglisht.
Poezitë e saj janë botuar në disa gazeta në Shqipëri si dhe ne antologji gjermane dhe shqiptare. Së fundi është botuar edhe në Biblioteken e Frankfurtit. Vëllimi i ardhshëm poetik është në proces botimi dhe do të botohet ne Zvicër në gjuhën gjermane.

Do të bëhem dhe

Ai vet është paqja
Me yje, diell, dashuri e hanë përrreth
Me liri të paskajshme, të gjatë ,të gjerë.
Ndërsa unë?
Unë jam dilemë, kam mall, kam dhimbje, kam zjarrë
kam buzeqeshje, ëndrra me zemër
që pulsojnë rimë e hapa të pabindëshem.
Unë jam vesë
mëkatare
jam kështu qysh se kam lind
e rrethueme me engjej,
ata kur te duan më marrin, më çojnë lartë
me dashuri, me zjarrë, me fjalë,
dilema, malli, dhimbja zjarri,
treten diku tjetër
si polen lulesh, ndoshta si ujvarë
veç trupi ka me u bë dhe.

Unë nuk isha unë asnjëhere

Në mos u zgjofsha
plagë e tokës në u bëfsha
lirinë mbillmani te fjala që s`e thash
ashtit tim një kurorë lidhjani
bëjeni fije bari
se unë nuk isha unë asnjëhere.

Harrim i Botës u bëfsha

Në mos të pafsha më kurrë
Trëndafilat mos çelshin
Lisat u thafshin një nga një
Lulezjarret e shpirtit më bëfshin dhe
Harrim i botës u bëfsha
Se të deshta shumë
Të deshta me nge.

Oh, Amor

…dhe desha të të puthja një ditë
dhe desha të të puthja një natë
një bletë theri kurorën
dhe iku AMOR…


Poezinë e fundit nuk do ta shkruaj
do ta marr me vete
të më merr malli për ju.


Ti ike
unë po rri,
jemi dy vjeshta me shi.

E heshtur e huaj

Jam një pasardhëse e heshtur
Në mes të dy qiejve,
Si hëna në errësirën e natës
E humbur e kaluar…
Jam nisur të vij,
Natyrisht të kthehem,
Gjethet bien…
Pa shifra,
pa kode të dheut
Afër trungut të tyre
Ato, …
… treten lirshëm.
Jam vetëm një qënie e heshtur
Në mes të dy hapësirave
Si nëna në përditësitë e jetës
E malluar e hutuar…
Jam nisur natyrisht…!
Do të kthehem,
Që ju të besoni,
të kuptoni,
Se çfarë do të thotë
Të bëhesh shifër me kodin: E huaj!