Dy here e shkatërrove Shqiperinë, po kete te treten nuk do te u’a falin shqiptarte o Sali Berisha?

0
13499

Gjin Musa, gazetar.

Dita e ejnte tashmë pritet ashtu siç presin te djelave ne darkë Portokallinë! po me një ndryshim ; ne portokalli argetohemi, kurse ne sallen e parlamentit trishtohemi. Ne ate salle tashmë te shperfytyruar e kthyer ne një qender ku banaliteti dhe vandalizmi eshte ulur ne karrigat e “ligjëveneseve”. Jemi ne muajin e fundit te vitit 2016, një vit parlamentar qe do mbahet mend ne historinë shqiptare si viti i turpit te parlamentarizmit. Ne ate foltore perrallis, shan, shpif e ç’fare nuk nxjerre nga goja, një goje – dale i ndyrë, një “politikan” sa i turpeshem moralisht, po aq i rrezikshem kombetarisht. Ky eshte ish “burre shtetari” Sali Berisha.

Tashmë qe Shqiperinë e ka ne dore mafia nuk do koment! Kemi një kryetar parlamenti kukull, sepse kur je i lidhur me boten e krimit, nuk ke force te drejtosh parlamentin. Ilir Meta eshte peng i te keqes, prandaj parlamenti eshte kthyer ne sallen e turpit. Atë parlament e ka marrur peng, pasi shkaterroi dy here Shqiperinë ; ne vitin 97 kur ishte President i Republikes, te dyten here po ky kriminel, po kesaj radhe ne postin e kryeministrit. I u deshen tete vite qe Shqiperinë ta çonte ne kuoten zero dhe per hir te s’vertetes, ne mandatin e dyte një shtyse te forte drejt te s’keqes ja dha kualicioni me Ilir Meten, mjeshter i vjedhjes ne pushtet. Qe drejtesia ne Shqiperi ka vdekur, kjo nuk do koment, jo se nuk dinë te bejnë drejtesi, po se politika i ka korruptuar deri ne ate mase sa nuk kane rruge shpetimi. Jeta politike ne Shqiperi, ne saje te ketij korrupsioni galopant ka dalë nga binaret.

Secila pale i trembet tjetres(pra kundershtaret kane frige njeri tjetrin). Degjojmë kryeministrin, ministrin e punëve te brendëshme e ministrat tjere te kabinetit tek përrallisin kot s’ koti ne foltoren e parlamentit. Sali Berisha tallet,shan, fyen e ç’fare nuk nxjerre nga ajo goje, një njeri qe duhej te ishte prej kohesh ne qelin e burgut. Kjo mazhorancë nga kush mbahet peng? Ne se drejtesia eshte ne doren e S.Berishes, ky parlament, ministri i drejtesisë nuk paskan tagrin te kerkojnë nje grup hetimor nga jashte dhe te plotesojnë dosjen hetimore ne ngarkim te atij qe nuk ka lane gje pa i bere Shqiperisë ne keto 26 vite”demokraci”. Sali Berisha eshte protogonisti kryesor ne partinë demokratike, qe pengon çdo reforme, qe i mundeson Shqiperisë afrimin me familjen e madhe Europiane. Tashma populli, besoj, se sot e ka kuptuar qarte dhe prere se Sali Berisha ka drejtesinë si vegel ne duartë e veta. Ne si popull si do veprojme? Ta pranojmë shkaterrimin e Shqiperisë per te treten here nga Sali Berisha dhe aleatet e tije?!!!

Ne asnjë vend demokratik nuk mundet te ndodhi kjo qe po ndodhe ne politiken shqiptare. Ne Rumani një prokuror dergoi ne qelitë e burgut ish kryeministrin,ndersa ne Shqiperi heshtet perballe një njeriu te inkriminuar qe ne rininë e tije, një njeri qe e shkaterroi shtetin shqiptar ne 97-98, vrau me qindra djemë nenash, hapi depot e armatimit, pushktë e Berishes vrasin çdo dite. Ky kriminel vrau per pasurimin e familjes vet 26 qytetarë ne fabriken e Gerdecit, po nuk u trondit Berisha, as nuk u skuq, as nuk u nxi , por sëbashku me Lulëzim Bashen vranë diten per diell 4 demostrues te pafajshem ne shesh, po ky njeri shkaterroi pasuritë kombetare, shiti dhe vodhi çfare pati vlere, tradhëtoi kushtetuten, tradhëtoi atdheun duke shitur apo falur kufinjt detar.

Tani po pengon Vettingun, sepse e di se ç’fare e pret Berishen dhe lakejtë rreth Berishes. Po ti o popull do te pranosh te gjunjezohesh edhe një here perpara Berishes, te gjymtojmë te ardhmen e femijeve tane ne BE!. Berisha nuk ka problem integrimin e Shqiperisë, ka problem te zbatoje urdherat e agjentures Ruso-Serbe qe te shkaterrojë me sa te mundet Shqiperinë dhe te ardhmen e saj. Berisha punon nga distanca me Fazlliçin, prandaj leh ne foltoren e parlamentit,sepse vete parlamenti dhe qeveria jane te pa afta ta mundin te keqen Berisha. Populli ne se do një jete më te bukur, më te sigurtë, një popull te integruar ne BE, duhet te levizi një ore e më, pasi fatet e çdo kombi i vendos vetem forca e popullit. Shqiperia u mashtrue nga revolucioni i studenteve te dhjetorit te 90-tes,sepse idealet e tyre i moren spiunet dhe komunistet e betuar.

Jemi ne dhjetorin e 2016. Si do ta kujtojmë levizjen studentore? Nen çizmen e diktatorit Sali Berisha dhe te komunisteve tjere nga shumë krahe te partive politike, apo me “duar te pasterta” para popullit??!! Shqiptartë duhet te behen zot te vetevetes nqse edhe kete dhjetor nuk do bejme vetevrasje politike . Çfare do të beje Europa me ne? . Një pyetje e frigësheme po qe se do të marrë edhe një pergjigje më te frigësheme. Dhe në rastëse do na mbyllen dyertë drejtë integrimit ne Europen e Bashkuar,atëhere te rikthehemi atje ku andërron Saliu; koloni e Turkut apo e Rusit. Zoti mos e thëntë te ndodhi kjo…..!!!. Te gjithe ne këmbe perpara ambasades se SHBA ne Tiranë me parullen: demokracia ne Shqiperi ne gerhamat e fundit, groposje te kelyshve qe na la komunizmi peshqesh.